By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 22 janar
January 22, 2026
Ja si hidhet ish-presidentja e Kroacisë në detin e akullt në Antarktidë
January 21, 2026
Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën
January 21, 2026
Moti i keq përfshiu Greqine
January 21, 2026
Brooklyn, djali më i madh i Davidit dhe Victorias, i akuzoi ata për mungesë respekti ndaj gruas së tij
January 21, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pacientët zgjedhin mjekun familjar, evitohen pritjet nëpër QKMF
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Pacientët zgjedhin mjekun familjar, evitohen pritjet nëpër QKMF
Shëndetësi

Pacientët zgjedhin mjekun familjar, evitohen pritjet nëpër QKMF

Kosova Times
Last updated: 2023/05/11 at 10:40 AM
Kosova Times Published May 11, 2023
Share
SHARE

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se qytetarët tash do të kenë mundësi që ta përzgjedhin mjekun familjar brenda zonës së banimit. Kjo është mirëpritur nga qytetarët ku sipas të cilëve, do të evitohen pritjet e gjata, si dhe do të ketë më shumë efikasitet në punë nga ana e stafit shëndetësor.

Pacientët së shpejti do të kenë mundësi të bëjnë përzgjedhjen e mjekut të tyre familjar nëpërmjet Planit të Veprimit për regjistrin e banorëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor, i cili është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë. Plani parasheh që secili qytetar të ketë mundësinë që të përzgjedhë mjekun familjar brenda zonës së banimit dhe të ketë qasje në shërbimet shëndetësore në kohën e duhur e sipas kërkesës. Kjo gjë, po mirëpritet nga qytetarët. Ata për Radio Kosovën janë shprehur të kënaqur nëse do ta kenë mundësi që të përzgjedhin mjekun e tyre.

“Nëse do ta kishte secili qytetar mjekun e tij personal, do të ishe më mirë. Mendoj që është shumë ide e mirë që secili pacient ta ketë mjekun e tij personal. Sepse mjeku personal ta di gjendjen shëndetësore dhe e përcjell situatën e pacientit. Gjithkush ta ketë mjekun e tij familjar është më mirë, sepse zvogëlohen pritjet dhe efikasiteti është më i madh dhe evitohen pritjet”, deklaroi një pacient për Radio Kosovën.

Përmes përzgjedhjes së mjekut familjar do të krijohet lista e pacientëve dhe kjo do të kontribuojë në rritjen e mbulueshmërisë së popullatës me shërbime shëndetësore, thotë Albana Morina, përgjegjëse e kujdesit parësor në Ministrinë e Shëndetësisë.

“Moduli do të jetë i integruar përmes e-kosova e i cili do të jetë i integruar ngjashëm sikurse për procesin e vaksinimit që kanë bërë terminët po ashtu i njëjtë do të jetë edhe regjistri i banorëve. Ku secili qytetar përmes aplikacionit mundet të regjistrohet dhe ta përzgjedhë mjekun e tij familjar”, tha Morina.

Ndërsa, drejtori për Shëndetësi në Komunën e Prishtinës, Izet Sadiku ka thënë se mbipopullimi në Komunën e Prishtinës ka krijuar mbingarkesë edhe te stafi shëndetësor.

“Në kemi diku rreth 100 mjekë familjarë e 200 punëtorë infermierë sipas OBSH-së. Në dymijë banorë po i bie të jetë 1 mjek e 2 infermierë dhe kjo e ka hendikepuar Prishtinën, sepse të gjithë jemi të vetëdijshëm se numri i qytetarëve të Prishtinës është shumë më i madh sepse ata janë qytetarë jo rezidentë”, tha Sadiku.

Projekti për mjekun familjar këtë vit do të zbatohet në Istog, Lipjan, Prizren dhe Prishtinë, në qendrat familjare në Dardani dhe në Bregun e Diellit.

You Might Also Like

Shoqata e Pacientëve reagon lidhur me rastin e `shërimit të autizmit`

Policia nis hetimin për vdekjen e një personi në QKUK

Padyshim detoksi më i mirë pas festave: “Uji japonez” humb peshë dhe pastron trupin

MSH reagon pas pretendimeve për trajtime të dyshimta të autizmit Gentiana Kelmendi/ RTKlive

Ilaçi për kancerin e prostatës që ‘zgjat jetën’ do të jetë i disponueshëm në Angli

Kosova Times May 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bregu: Tregu i përbashkët rajonal është një mendësi

Kosova Times Kosova Times December 3, 2024
Ukraina godet rrjetin e spiunëve të FSB-së kunder vullnetarëve dhe zyrtarëve ndërkombëtarë
OVL kërkon shkarkimin e Bashës
Meta pas arrestimit: Armiqve do iu ngrijë buzëqeshja
Superliga rikthehet në fundjavë, kryederbi luhet në ‘Fadil Vokrri’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?