By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në vend të patateve: Qepët e pjekura me djathë janë një pjatë e shkëlqyer shoqëruese për mishin e pjekur
December 6, 2025
Trazira të mëdha në Apple: Personeli kyç po largohet, presioni po rritet për shkak të inteligjencës artificiale
December 6, 2025
Të shtëna me armë në Afrikën e Jugut. Të paktën njëmbëdhjetë të vrarë, përfshirë një fëmijë tre vjeç
December 6, 2025
24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta
December 6, 2025
Rama në SHBA: Thellohet partneriteti mes Prishtinës dhe Staten Island-it
December 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përurohet Impianti i Ujërave të Zeza në Komunën e Gjakovës, i tretë në dy vitet e fundit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përurohet Impianti i Ujërave të Zeza në Komunën e Gjakovës, i tretë në dy vitet e fundit
Lajme

Përurohet Impianti i Ujërave të Zeza në Komunën e Gjakovës, i tretë në dy vitet e fundit

Kosova Times
Last updated: 2023/05/11 at 2:34 PM
Kosova Times Published May 11, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në përurimin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Komunën e Gjakovës, ku tha se Kosova është në rrugën e duhur për të siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe avancimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore. 

Ky është impianti i tretë, që si Kryeministër po e inauguroj gjatë dy viteve të fundit, theksoi kryeministri Kurti, teksa dhe shtoi se partnerët zhvillimorë janë partnerë, jo vetëm për financimin e projekteve të këtilla, por edhe për përvojën dhe praktikat më të mira, që i sjellin tek ne nga vendet e tyre, për të operuar impiante të tilla, që janë akoma risi për neve.

Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin me Republikën Federale të Gjermanisë dhe Konfederatën Zvicerane, duke përmendur që për këtë projekt, Banka zhvillimore gjermane KfW ka kontribuuar me 6 milionë euro, qeveria zvicerane me 7.6 milionë euro, ndërsa komuna ka shtuar edhe 3.2 milionë euro.

Kryeministri Kurti shtoi më tutje se pas përurimit të impianteve të ujërave të zeza në Prizren, Pejë e Gjakovë, do të vazhdohet me punën për impiantin në Gjilan, që do të kushtojë 23 milionë euro, në Mitrovicë, për investim 40 milionësh dhe në Prishtinë, për projektet e impiantit dhe rrjetit të kanalizimit, që kap vlerën rreth 160 milionë euro.

“Me impiantet në Pejë, Gjakovë dhe Prizren, ne kemi arritur të trajtojmë rreth 11% të ujërave të ndotura në nivel vendi, nga 1% sa kishim në fillim të mandatit dhe Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për ta avancuar edhe më shumë këtë sektor”, tha Kryeministri, duke shtuar më tutje se jemi gati për të filluar ndërtimin e tri impianteve të ujërave të ndotura në Mitrovicë, Gjilan dhe Ferizaj, së bashku me Bankën Evropiane për Zhvillim dhe kështu, synojmë që në 5 vitet e ardhshme të kemi 7 kryeqendra me impiante.

Ai tha se sfidë e këtij projekti është kostoja për mirëmbajtjen dhe operimin e impiantit dhe se një nga shpenzimet më të mëdha për ujësjellësit është rryma elektrike. Prandaj, Qeveria është angazhuar dhe ka ndarë fonde, si dhe po negocion me partnerët zhvillimor, për të punuar në efiçiencën e energjisë.

Duke falënderuar stafin e KRU Gjakova për punën e palodhshme, të cilët arritën të arritën në kompletimin e kësaj vepre, Kryeministri Kurti tha se Qeveria e Kosovës synon të sigurojë, që investimet në mjedis do të jenë të qëndrueshme dhe të përfitojnë i gjithë komuniteti.

Pas fjalëve hyrëse dhe ceremonisë së përurimit, Kryeministri Kurti pa nga afër impiantin dhe punën që zhvillohet nga ky impiant. /Kosovatimes/

You Might Also Like

24 pjesëtarë të Njësive Speciale certifikohen për aftësi të veçanta

Rama në SHBA: Thellohet partneriteti mes Prishtinës dhe Staten Island-it

LDK akuzon Qeverinë për keqpërdorime në energji dhe kërkon transparencë

Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësues diplomatikë në Prishtinë

Zhduket i mituri në Prizren, nëna e raporton rastin në polici

Kosova Times May 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Nuk dua të luftoj!” Tentativë vetëvrasjeje në televizion drejtpërdrejt

Kosova Times Kosova Times May 21, 2025
Turneu më i madh i futbollit në Evropë fillon këtë javë dhe është i paparashikueshëm
Arsenali mposht Bournemouth, e zjarrtë gara për titull
Në Kursk, një dron goditi një ndërtesë administrative
Kurti takoi ministrin e Jashtëm të Omanit, diskutojnë për bashkëpunim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?