By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prishtina kërkon fonde të parakohshme, Murati kritikon LDK-në
November 21, 2025
Arrestohen gjashtë persona të kërkuar me urdhëresë gjyqësore në Ferizaj
November 21, 2025
Kurti në Samitin e Tiranës: Koha që BE të heqë masat ndaj Kosovës
November 21, 2025
Pezullimi i Ballukut, Rama: Do e çojmë në Kushtetuese
November 21, 2025
Policia e Kosovës forcon bashkëpunimin me FBI-në
November 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arrestohen tre shtetas maqedonas për pjesëmarrje në luftë në Siri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Arrestohen tre shtetas maqedonas për pjesëmarrje në luftë në Siri
Rajon / Botë

Arrestohen tre shtetas maqedonas për pjesëmarrje në luftë në Siri

Kosova Times
Last updated: 2023/05/12 at 5:27 PM
Kosova Times Published May 12, 2023
Share
SHARE

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Maqedonisë së Veriut njoftoi se ka arrestuar tre shtetas maqedonas, të cilët, sipas saj, kanë marrë pjesë aktive në luftën në Siri, si “pjesëtarë të organizatës militante Shteti Islamik (ISIL)”.

Siç thuhet në njoftim, tre të arrestuarit “kanë qenë objekt i interesimit të shërbimeve të sigurisë në periudhën e kaluar” dhe janë arrestuar në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit.

Njoftohet se dy persona u arrestuan në Maqedoninë e Veriut dhe një në Francë, sipas një urdhër-arresti maqedonas, si rezultat i bashkëpunimit të MPB-së dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ANB) me autoritetet franceze.

Sipas policisë, të arrestuarit, me inicialet O. S. (28 vjeç), R. S. (33 vjeç) dhe M. G. (26vjeç), në vitin 2014 iu bashkuan formacioneve të armatosura të organizatës militante Shteti Islamik, në territorin e Sirisë dhe morën pjesë aktive në operacionet ushtarake.

“MPB-ja, me urdhër për bastisje të shtëpive dhe objekteve tjera të lëshuara nga gjyqtari i procedurës paraprake, sot në orët e paradites ka kryer bastisje në dy lokacione në Shkup, te O.S. dhe R. S., ku janë gjetur dhe konfiskuar armë, municione, telefona celularë dhe pajisje të tjera elektronike që mund të përmbajnë dëshmi shtesë për veprën e kryer”, tha zëdhënësi i MPB-së së Maqedonisë së Veriut, më 12 maj.

Siç theksoi ai, sipas dëshmive të siguruara, sektori policor për luftë kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë për krim të organizuar të Maqedonisë së Veriut, kundër personave të përmendur, për veprën penale “shërbimi në ushtrinë armike”, parashikuar në nenin 322 të Kodit Penal.

Sipas atij neni të Kodit, për pjesëmarrje “në ushtrinë e armikut” parashikohet dënim me burg prej së paku tre vjetësh, ndërsa për rekrutimin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, së paku pesë vjet.

Në janar të këtij viti, shërbimet e NATO-s dhe Maqedonisë së Veriut parandaluan tri tentativa për sulme terroriste. Agjencia e Inteligjencës dhe Shërbimit të Sigurisë së Maqedonisë së Veriut, i tha asokohe Radios Evropa e Lirë se në bashkëpunim me shërbimet e sigurisë të vendeve anëtare, janë parandaluar sulmet terroriste në Maqedoninë e Veriut dhe në vendet fqinje.

You Might Also Like

BE-ja po zhvillon një alternativë ndaj planit të paqes të SHBA-së për Ukrainën

Zjarr i madh në Istria: Hotel dhe kazino po digjen, tym i dendur përhapet

Mitsotakis për portin e Pireut: Marrëveshje të dobishme reciprokisht me SHBA-në, pa vënë në pikëpyetje investimet e kaluara

Kos: Evropa nuk mund të jetë e sigurt pa Ballkanin Perëndimor

Dronët sulmuan disa rajone të Ukrainës. Ka viktima

Kosova Times May 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Moda

Ngrohtë nga pista: Të gjitha trendet e rrobave të banjës në Miami në një vend

Kosova Times Kosova Times June 4, 2025
Turistë edhe në nëntor, Rama ndan pamjet: Rreth 1.2 mln persona vizituan gjatë 2024 sitet tona kulturore
Nënshkruhet marrëveshja për magjistralen Prishtinë – Mitrovicë
Në Rusi, i mobilizuari mori peng tre oficerë
VV, PDK, ende nuk kanë dorëzuar listat në KQZ
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?