By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kaos në kufirin ShBA-Meksikë pas skadimit të Artikullit 24
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kaos në kufirin ShBA-Meksikë pas skadimit të Artikullit 24
Rajon / Botë

Kaos në kufirin ShBA-Meksikë pas skadimit të Artikullit 24

Kosova Times
Last updated: 2023/05/12 at 12:47 PM
Kosova Times Published May 12, 2023
Share
SHARE

I ashtuquajturi Artikulli 42, që është pjesë e një ligji që e rregullon migracionin në mbrojtje të shëndetit publik të amerikanëve, që ishte vendosur për shkak të pandemisë COVID-19, skadoi të premten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shkaktuar kaos në kufirin e vendit me Meksikën.

Dhjetëra mijëra azilkërkues meksikanë nxituan të hynin në Shtetet e Bashkuara përpara se të vendoseshin rregullat e reja të shpallura nga administrata e presidentit Joe Biden.

Rregullorja e skaduar, e vendosur gjatë presidencës së ish-presidentit Donald Trump, ishte në fuqi që nga muaji mars i vitit 2020 dhe u kishte mundësuar zyrtarëve dhe policëve të kufirit që të kthejnë azilkërkuesit në kufi, me arsyetimin e parandalimit të përhapjes së COVID-19.

Qytetarë të shumtë, duke përfshirë fëmijë, mbrëmjen e së enjtes po ecnin përgjatë një kufiri të SHBA-ve të rrethuar me tela me gjemba, të pasigurt se ku të shkonin ose çfarë të bënin më pas.

Autoritetet amerikane kanë njoftuar një sërë masash rigoroze që synojnë frenimin e kalimeve të paligjshme të kufijve, së bashku me krijimin e rrugëve të ligjshme që emigrantët mund t’i ndjekin.

Sipas këtyre masave të reja, emigrantët e mundshëm mund të aplikojnë në internet, të gjejnë një sponsor dhe t’i nënshtrohen kontrolleve të së kaluarës së tyre.

Suksesi i këtyre reformave ka potencialin për të transformuar ndjeshëm mënyrën në të cilën emigrantët i afrohen kufirit ShBA-Meksikë.

Numri i emigrantëve në kufirin e ShBA-së u rrit që kur presidenti Joe Biden mori detyrën në janar të vitit 2021, pjesërisht i nxitur nga problemet ekonomike, pasiguria dhe shtypja politike në vende si Venezuela, Kuba dhe Nikaragua.

Që nga fillimi i punës së administratës së Biden, një rekord prej 4.6 milionë emigrantësh të paligjshëm janë arrestuar duke kaluar kufirin ilegalisht.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

Kosova Times May 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Mafia bën miliarda nga turizmi në Itali

Kosova Times Kosova Times December 11, 2024
“Kemi rënë dakord për gjithçka, përveç Donbasit, dhe kjo do të jetë e vështirë”: Trump pas bisedës me Zelenskyn
Koreja e Veriut kryen testim të ri raketor
Osmani: Agresioni i Serbisë ndaj Kosovës ka paraqitur sfida të vazhdueshme
36 vjet nga rënia heroike e dy heronjve Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?