By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putin bisedon me Trumpin dhe Papën: Nuk do të ketë paqe të menjëhershme
June 4, 2025
Bregdeti i Shëngjinit gati për festivalin muzikor UNUM
June 4, 2025
Zjarr i madh në Universitetin e Tuscias
June 4, 2025
Kurti viziton punimet në rrugën `Hamdi Kurteshi` në Gjilan
June 4, 2025
Osmani diskuton me ambasadorët për moskonstituimin e Kuvendit
June 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mijëra njerëz protestojnë në Beograd kundër dhunës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Mijëra njerëz protestojnë në Beograd kundër dhunës
Rajon / Botë

Mijëra njerëz protestojnë në Beograd kundër dhunës

Kosova Times
Last updated: 2023/05/13 at 9:17 AM
Kosova Times Published May 12, 2023
Share
SHARE

Disa mijëra njerëz në Beograd kanë protestuar me moton “Serbia kundër dhunës” dhe kanë kërkuar dorëheqjen të zyrtarëve të caktuar.

Të tubuarit, në disa raste ka brohoritur “Dorëheqje” dhe “Vuçiq largohu”.

Kjo është protesta e dytë kundër dhunës, e cila u mbajt me ftesë të opozitës parlamentare pro-evropiane, pas dy vrasjeve masive që tronditën Serbinë javën e kaluar.

Me ftesë të organizatorëve, pjesëmarrësit e protestës bllokuan urën Gazela, e cila është më e qarkulluara në autostradën në Beograd.

Organizatorët theksuan se Gazela është “i vetmi institucion në vend që funksionon”.

Bllokimi i kësaj rruge kyçe në qytet, ka zgjatur rreth dy orë.

Organizatorët deklaruan se janë përmbushur dy kërkesa – caktimi i seancës së Kuvendit të Serbisë dhe dorëheqja e ministrit të Arsimit, Branko Ruzhiq.

Deputeti i Partisë Demokratike, Sërgjan Millivojeviq, ftoi protestuesit që të premten e ardhshme të dalin para Kuvendit të Serbisë, në kohën kur do të mbahet seanca me kërkesë të opozitës.

Protestuesit e mbledhur në autostradën e Beogradit, në mënyrë simbolike ndezën dritat në celularët e tyre.
Protestuesit e mbledhur në autostradën e Beogradit, në mënyrë simbolike ndezën dritat në celularët e tyre.

Protesta filloi para Kuvendit të Serbisë. Kur kolona u drejtua drejt Gazelës, e gjithë traseja e rrugës “Knez Milosh”, 1.6 kilometra e gjatë, ishte e mbushur me njerëz, ashtu sikurse edhe rrugët tjera që çojnë në këtë rrugë.

Qytetarët kalonin në heshtje dhe herë pas here ndalonin dhe duartrokitnin numrin e madh të njerëzve të mbledhur.

Gjatë bllokimit të aksit të autostradës, pranë Gazelës dhe Qendrës së kongresit Sava, është lejuar kalimi i automjeteve të emergjencës.

Pjesëmarrësit mbanin pankartat “Nuk dua që fëmija im të lindë në shtet të dhunës”, “Happy mbaroi”, “Informatori është gënjeshtër”, “Pink është vrasës” dhe “REM është e keqja” (të gjitha këto janë media në Serbi).

Cilat janë kërkesat?

Ndër kërkesat, përveç mbajtjes së seancës urgjente të Parlamentit për të diskutuar për sigurinë, është edhe dorëheqja e ministrit të Punëve të Brendshme, Bratisllav Gashiq dhe drejtorit të Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë (BIA), Alleksandar Vullin.

Kërkohet zëvendësimi i Organit rregullator të mediave elektronike (REM), mbylljea e tabloideve që propagandojnë dhunën dhe shkelin kodin, si dhe marrja e frekuencave kombëtare televizioneve Pink dhe Happy.

Ata kërkojnë gjithashtu anulimin e “reality shfaqjeve” dhe programeve të tjera që promovojnë dhunën.

Protesta e dytë kundër dhunës në Beograd, 12 maj 2023.
Protesta e dytë kundër dhunës në Beograd, 12 maj 2023.

Opozita nuk hoqi dorë nga protesta e re edhe pasi kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vlladimir Orlliq, caktoi seancën për situatën e sigurisë më 18 maj, e cila ishte një nga kërkesat e protestës.

Përfaqësuesit e partive që thirrën protestën, thanë se me këtë nuk u plotësuan kërkesat e protestuesve.

Protestat u organizuan pas dy vrasjeve masive që tronditën Serbinë javën e kaluar.

Një sulmues, 13-vjeçar, vrau tetë nxënës dhe një roje sigurie, si dhe plagosi gjashtë nxënës dhe një mësuese.

Një ditë më vonë, në fshatrat Malo Orashje dhe Dubona, një sulmues 21-vjeçar vrau tetë dhe plagosi 14 persona.

Protesta e parë u mbajt më 8 maj, ndërkaq autoriteteve iu dhanë pesë ditë afat për plotësimin e kërkesave.

Ditëve të kaluara, protesta u organizuan edhe në Novi Sad dhe qytete të tjera të Serbisë.

Cili është reagimi i qeverisë?

Pushteti akuzoi opozitën se po e “politizon tragjedinë”.

“Ndjenjat e njerëzve u keqpërdorën në mënyrën më brutale. Prisja që ata të propozonin disa masa, por gjithçka doli politikë e thatë”, tha presidenti serb Alleksandar Vuçiq, më 8 maj, në televizionin Happy.

Vuçiq gjithashtu ftoi qytetarët të vijnë në Beograd më 26 maj, në një tubim “për të mbrojtur vlerat liridashëse dhe demokratike të Serbisë”.

Ai tha se takimi do të mbahet para Kuvendit Popullor ose në Sheshin e Republikës.

Kush ka dhënë dorëheqjen deri tani?

Për shkak të tragjedisë në shkollën fillore të Beogradit “Vladislav Ribnikar”, deri më tani, dorëheqje ka dhënë ministri i Arsimit, Branko Ruzhiq, më 7 maj.

Autoritetet njoftuan një prani të shtuar të policisë në shkolla, ashpërsim të politikës penale dhe “çarmatimin e plotë të Serbisë”.

You Might Also Like

Putin bisedon me Trumpin dhe Papën: Nuk do të ketë paqe të menjëhershme

Zjarr i madh në Universitetin e Tuscias

Zakharova mbi eksportin e armëve serbe: Në Moskë, ata besojnë se Serbia është e vetëdijshme për rrezikun që dërgesat e saj të armëve të bien në duart e regjimit të Kievit

Bloomberg: SHBA-të nuk do të ofrojnë mbrojtje ajrore për trupat evropiane në Ukrainë

Paralajmërim dramatik nga kryeministri moldav: Rusia dëshiron të vendosë 10,000 trupa në rajonin separatist

Kosova Times May 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Mbajnë mbledhje disa komisione parlamentare

Kosova Times Kosova Times June 25, 2024
BE: Projekti i financuar nga ne shpiu në zbulimin e jashtëzakonshëm arkeologjik në Ulpianë
Kapen 700 pako me cigare, dyshohen se u kontrabanduan nga Serbia
Organizatat ndërkombëtare bëjnë thirrje që LVV-ja të mos i bojkotojë disa media
OKB: 9.000 civilë kanë vdekur në luftën 500 ditore në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?