By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Macron në Kiev: Paqe, sovranitet dhe e ardhme evropiane për Ukrainën
May 10, 2025
Turisti francez: Voskopoja e mrekullueshme
May 10, 2025
Për këto fruta dhe perime përdoret ngjyrues artificial
May 10, 2025
I kërkuar në Shqipëri për vra*je, arrestohet në Greqi shoku i Laert Haxhiut,
May 10, 2025
“Dodiku më shumë një lojtar rus se sa serb”: Ballkani fronti i dytë i Putinit në Evropë
May 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dy çështje të mëdha gjeopolitike në qendër të takimit të ministrave në Strasburg, BE: Marrëdhëniet me Kinën “të rikalibrohen”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Gjeopolitikë > Dy çështje të mëdha gjeopolitike në qendër të takimit të ministrave në Strasburg, BE: Marrëdhëniet me Kinën “të rikalibrohen”
Gjeopolitikë

Dy çështje të mëdha gjeopolitike në qendër të takimit të ministrave në Strasburg, BE: Marrëdhëniet me Kinën “të rikalibrohen”

Kosova Times
Last updated: 2023/05/13 at 9:10 AM
Kosova Times Published May 13, 2023
Share
SHARE

Dy çështje të mëdha gjeopolitike janë në qendër të takimit dyditor të ministrave të Jashtëm të BE në Stokholm: Lufta e Rusisë kundër Ukrainës dhe marrëdhëniet me Kinën. Vendime ende nuk ka, por disa gjëra qartësohen.

“Kina do të jetë tema kryesore sot” ishte shprehur para takimit joformal të ministrave të Jashtëm të BE i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme, Josep Borrell. Autoriteti i BE për Politikën e Jashtme ka përgatitur një dokument për marrëdhëniet e BE me Pekinin, për të arritur në një pozicion të përbashkët të BE. Këto diskutime do të përgatisin takimin e Këshillit të BE në fund të qershorit, i cili do të “rikalibrojë” marrëdhëniet me Kinën. Të premten në mbrëmje, Borrell tha se ministrat e kanë përshëndetur dokumentin.

Kina: Edhe më tej partnere, konkurrente, rivale sistemi?

Që në vitin 2019, BE i përcakton marrëdhëniet me Kinën në trekëndëshin partnere, konkurrente, rivale sistemi. Në këtë pikë nuk priten ndryshime. Në dokumentin e brendshëm të BE, të cilin e ka në dorë Deutsche Welle, BE thekson, se varet nga sjellja e Kinës kundrejt BE, se si do të balancohen këto tre aspekte. Edhe më tej theksohet se bashkëpunimi me SHBA është i pazëvendësueshëm. Në këtë linjë u shpreh edhe kancelari Scholz në fjalimin e tij para Parlamentit Europian këtë javë. BE ende kërkon një strategji kundrejt Kinës. Në qendër qëndron ideja e “uljes së rreziqeve”. “Ne si europianë nuk duam shkëputje, ‘de-coupling’, por duam të minimizojmë rreziqet, që kërcënojnë sigurinë tonë”, tha ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock në Stockholm. Por në vitet e fundit rivaliteti me Kinën është shtuar.

 

 

Terren i vështirë: Sanksionet kundër Rusisë

Në takimin të premten nuk duhej të merreshin vendime, por paketa e 11 e sanksioneve kundër Rusisë ka luajtur rol pas dyerve të mbyllura. KE paraqiti një propozim javën e kaluar, ku parashikohen masa që do t’i pengonin shtetet e tjera të anashkalojnë sanksionet. Edhe kjo paketë mund të ketë ndikim në marrëdhëniet BE-Kinë. Baerbock tha, se ka pasur të dhëna, se janë dërguar në Rusi materiale lufte dhe mallra me përdorim të dyfishtë. “Në Kinë është bërë e qartë, se nuk do të ketë furnizim me materiale lufte”, tha ministrja e Jashtme gjermane. Mallrat me përdorim të dyfishtë janë ato që krahas përdorimit civil mund të përdoren edhe për qëllime ushtarake.

Ndërkohë Hungaria ka kërcënuar me bllokimin e sanksioneve të mëtejshme kundër Rusisë. Për sa kohë banka më e madhe hungareze, OTP ndodhet në listën ukrainase të mbështetësve të luftës së Rusisë, qeveria hungareze nuk do të negociojë më sanksione të reja, që kërkojnë viktima të tjera, bëri të ditur ministri i Jashtëm, Peter Szijjarto në Stokholm.

Ndryshim paradigme në politikën e sanksioneve?

Masat ndëshkuese që diskutohen tani janë të ashtuquajtura, sanksione dytësore, sqaron Tobias Gehrke nga Instituti European Council on Foreign Relations. Kjo do të thotë që produktet që janë të sanksionuara, përmes një kompanie në një shtet të tretë arrijnë megjithatë në Rusi. BE deri tani nuk vepron dot, sepse mund të sanksionojë vetëm kompanitë brenda BE. Në këtë debat eksperti vëren një ndërrim paradigme, sepse deri tani BE nuk ka folur për masa të tilla ndaj këtyre kompanive. Tani flitet për një listë vendesh që luajnë rol në anashkalimin e sanksioneve. Por ministri i Jashtëm lituanez, Gabrielius Landsbergis shprehu dyshime në Stokholm, se vendet e BE do të bien në ujdi. “Nuk jam i sigurtë, nëse ndalimi i një vendi do të ishte eficient”, tha ai, duke mbështetur idenë e penalizimit direkt të kompanive që mënjanojnë sanksionet.

Të shtunën debati vazhdon, me prani të ministrit të Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba. Pata takimit ai kërkoi armë të tjera nga Gjermania dhe e shikon këtë vend me rol kyç në furnizimin me armë. Me koncernin e armatimit, Rheinmetall kemi një “titan të industrisë së armatimit në Europë e ndoshta në botë”, tha Kuleba për «Welt am Sonntag»./DW

You Might Also Like

Tre mësime për Evropën

Tarifat: Pse Trump ka vënë në shënjestër Kinën

Çekistë pa kufi-persekutimi i kundërshtarëve jashtë vendit

Pse dhe si Rusia po synon Odesën, Pjesa 2

Pse dhe si po synon Rusia Odesën (1)

Kosova Times May 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Turqia po avancon kundër Austrisë

Kosova Times Kosova Times July 2, 2024
Rajoni i Kharkovit u sulmua nga 10 dronë kamikaze
Gundogan rikthehet te Man City
Diskutohet plani për spitalin e Prishtinës
Komisioni Evropian njoftoi një rritje të antisemitizmit në Evropë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?