By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 qershor 2025
June 7, 2025
Lajme të rreme ruse: Komandanti ushtarak i rajonit Kursk Eduard Moskaliov ‘iku’ në Francë
June 6, 2025
Ekspertët: 113 përfaqësues të mediave të vrarë në Ukrainë gjatë luftës ruse
June 6, 2025
WSJ: Shtëpia e Bardhë i kërkon Senatit të zbusë projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë
June 6, 2025
Kurbanet deri në 360 euro, interesim i madh për festën |VIDEO
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti në Korishë: Shteti i Kosovës do të kujdeset maksimalisht për trashëgiminë e luftës në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti në Korishë: Shteti i Kosovës do të kujdeset maksimalisht për trashëgiminë e luftës në Kosovë
Lajme

Kurti në Korishë: Shteti i Kosovës do të kujdeset maksimalisht për trashëgiminë e luftës në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/05/13 at 3:42 PM
Kosova Times Published May 13, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nderoi martirët dhe të rënët për liri në fshatin Korishë të Komunës së Prizrenit. Së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, Kryetarin e Komisionit Qeveritar për personat e zhdukur, Andin Hoti dhe deputetë të Kuvendit të Republikës, bëri homazhe te Memoriali i Martirëve në Korishë dhe zbuloi shtatoren e heroit Sali Shabani.

Me vendosje të luleve dhe një minutë heshtje, Kryeministri Kurti përkujtoi civilët shqiptarë nga Korisha dhe fshatrat Budakovë, Reshtan, Bllacë, Mushtisht, Maçitevë dhe Greikoc, të vrarë në maj të vitit 1999 me të vetmen arsye se ishin shqiptarë.

“Jam këtu si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, jo vetëm thjeshtë të ndaj ndjesitë e përbashkëta për viktimat me familjarët e tyre dhe të gjithë të tjerët, por jam këtu sot në ditën e martirëve të Korishës, sidomos për të treguar që shteti i Kosovës do të kujdeset maksimalisht për trashëgiminë e luftës në Kosovë. Veçanërisht për ta njohur historinë e masakrave dhe të secilit krim e të secilit kriminel, si dhe për të denoncuar të gjitha hallkat e sistemit shtetëror të Serbisë”, tha Kryeministri.

“Kur sheh pllakën përkujtimore me emrat e të vrarëve në Korishë, vëren që të paktën 14 prej tyre kanë qenë fëmijë, pra ishin nën moshën 18 vjeçare atëherë kur u vranë. Mosha e tyre është dëshmia më e pakontestueshme e pafajësisë së gjithë këtij grupi aq të madh të njerëzve, që Serbia i vrau vetëm pse ishin shqiptarë”, tha Kryeministri Kurti. Ai theksoi procesin e filluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës për memorializimin e fëmijëve të vrarë, të zhdukur apo që kanë humbur jetën nga kushtet e luftës, në krye të grupit punues të së cilit, është nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj.Saranda Bogujevci, vetë e mbijetuar si fëmijë nga masakra e Podujevës.

Duke kujtuar se pothuajse çdo ditë e pranverës nga fundi i marsit e deri në mes të qershorit, paraqet një datë përvjetori të masakrave të kryera nga Serbia në Kosovë, ai tha se një pjesë e mirë e agjendës së tij si Kryeministër është e rezervuar për ngjarjet përkujtimore sikur kjo këtu, sepse shënimi i përvitshëm i krimeve të kryera nga Serbia mbi ne shqiptarët në Kosovë, kërkon të ketë një traditë të saj të kultivuar që duhet mirëmbajtur, ashtu që të krijohen lidhjet mes gjeneratave dhe të përcjellet vetëdijshëm kujtesa e përbashkët për këto krime.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

E nderuara familje Shabani,

I nderuari ministër i Mbrojtjes dhe deputetë të Kuvendit,

I nderuari përfaqësues i Kuvendit Komunal të Prizrenit, z.Kujtim Gashi,

I nderuar përfaqësues i fshatit Korishë, Ylber Kabashi,

I nderuar z.Hasan Ahmetaj, përfaqësues i familjeve të martirëve,

I nderuari z.Rrahman Rexhaj,

I nderuari komandant i Batalionit të dytë të Brigadës 125 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z.Lulzim Kabashi,

Të nderuar veteranë të luftës së UÇK-së, invalidë të luftës, familjarë të dëshmorëve, të martirëve, veprimtarë të çështjes kombëtare,

Të dashur banorë të Korishës,

Të dashura motra dhe vëllezër, zonja dhe zotërinj,

Në hartën e lokacioneve të masakrave të kryera nga Serbia në Kosovë, fshati i Korishës, rezulton të jetë ndër vendet ku është kryer një nga krimet më masive të luftës në Kosovë. Plot 24 vite më parë, më 13 maj 1999, atë ditë të enjte, forcat serbe vranë 77 njerëz, civilë nga Korisha dhe nga fshatrat Budakovë, Reshtan, Bllacë, Mushtisht, Maçitevë dhe Greikoc, me të vetmen arsye pse ishin shqiptarë.

Një ditë më pas, më 14 maj, kësaj drame lufte iu shtua dhe një kapitull vdekjesh masive: ai i 87 të vrarëve që ishin futur në kurthin e vdekjes prej forcave serbe, për të rënë viktima të bombardimeve të NATO-s.

Pothuajse çdo ditë e pranverës, nga fundi i marsit e deri në mes të qershorit, paraqet një datë përvjetori të masakrave të kryera nga Serbia në Kosovë, sidomos gjatë atyre 78 ditëve të fushatës ajrore bombarduese të NATO-s mbi Jugosllavinë e Millosheviqit. Rrjedhimisht gjatë këtyre ditëve, një pjesë e mirë e agjendës sime si Kryeministër i Kosovës është rezervuar për ngjarjet përkujtimore sikurse kjo këtu sot, sepse shënimi i përvitshëm i krimeve të kryera nga Serbia mbi ne shqiptarët në Kosovë, kërkon të ketë një traditë të saj të kultivuar që duhet mirëmbajtur, ashtu që të krijohen lidhjet mes gjeneratave dhe të përcjellet vetëdijshëm kujtesa e përbashkët për këto krime.

Andaj edhe jemi bashkë këtu sot, që të ndajmë dhimbjen e madhe për martirët e Korishës, duke marrë sadopak nga dhimbja veçanërisht e familjes Ahmetaj, e familjes Rexhaj, Suka, Xhaferi, Palushi, Dakaj, Kukaj, Bejselmani, Kabashi, Balaj, Behluli, Selimaj dhe Muçaj, si dhe të bashkëndjejmë me secilin familjarë, bashkëfshatarë e njeri, që ka ndjesi për të vrarët e masakrës së Korishës.

Gjithashtu, jam këtu sot si Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, jo vetëm thjeshtë të ndaj ndjesitë e përbashkëta për viktimat me familjarët e tyre dhe të gjithë të tjerët, por jam edhe në ditën e martirëve të Korishës, për të treguar që shteti i Kosovës do të kujdeset maksimalisht për trashëgiminë e luftës në Kosovë. Veçanërisht për ta njohur historinë e masakrave dhe të secilit krim e të secilit kriminel, si dhe për të denoncuar të gjitha hallkat e sistemit shtetëror të Serbisë.

Kur sheh pllakën përkujtimore njeriu me emrat e të vrarëve në Korishë, vëren që të paktën 14 prej tyre kanë qenë fëmijë, pra ishin nën moshën 18 vjeçare atëherë kur u vranë. Mosha e tyre është dëshmia më e pakontestueshme e pafajësisë së gjithë këtij grupi aq të madh të njerëzve, që Serbia i vrau vetëm pse ishin shqiptarë.

Qeveria e Kosovës ka filluar një projekt për memorializimin e fëmijëve të vrarë, të zhdukur apo që e kanë humbur jetën nga kushtet e luftës, në krye të grupit punues të së cilit, është nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Saranda Bogujevci, vetë e mbijetuar si fëmijë nga masakra e Podujevës. Faza aktuale e këtij projekti, po realizohet nga profesorë të Universitetit të Prishtinës, që gjatë javëve në vazhdim, do t’i kontaktojnë dhe takojnë edhe familjarët e fëmijëve të vrarë në Korishë, për t’i konsultuar për mënyrat më të mira se si do të duhej t’i përkujtojmë të gjithë fëmijët e vrarë nga Serbia gjatë luftës në Kosovë.

Duke i ndarë rrëfimet tona të luftës, ne e ndajmë edhe dhimbjen përveçse e bëjmë më gjerësisht të njohur historinë tragjike të shqiptarëve të Kosovës në raport me Serbinë kriminale. Kjo vlen për ta ruajtur historinë dhe kujtuar të kaluarën, ashtu siç e keni ruajtur ju deri sot, mes rrëfimeve familjare nëpër oda dhe këngëve rapsodike, deri te ngritja sot e shtatores për heroin Sali Shabanin, luftëtarin e Kabashit që më 1919 u hakmor për masakrën që kishin kryer ushtria serbe dhe serbët lokalë, më 13 mars 1913 në Kabash, duke ja vrarë mbi 90 shqiptarë, kryesisht familjarë të familjes e farefisit të tij të gjerë.

Duke ruajtur kujtesën tonë kolektive për të kaluarën dhe duke u kujdesur për historinë tonë të përbashkët, ne edhe i mirëmbajmë lidhjet mes brezave edhe e kultivojmë një traditë të fisme humaniteti.

Lavdi martirëve të Korishës, jeta e të cilëve u shua për lirinë e Kosovës, si dhe lavdi secilës jetë të sakrifikuar gjatë rrugës tonë për liri!

Ju faleminderit! /Kosovatimes/

You Might Also Like

DASH: Ballkani, pjesë e strategjisë amerikane për dëbimin e migrantëve

Task Forca Ajrore e KFOR-it me komandant të ri

Sekuestrohen armë gjatë hetimeve për dhunë në familje në Gjakovë

Mandati i EULEX-it në Kosovë zgjatet deri në qershor 2027

FSK shkëlqen në Kroaci, vendi i parë dhe i tretë në garën `Dita e Unitetit`

Kosova Times May 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Prigozhin mohon se ka tentuar të rrëzojë Qeverinë ruse

Kosova Times Kosova Times June 26, 2023
Kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut zotohen për zgjedhje të drejta, por nuk i besojnë njëri tjetrit
Shqipëria zhvillon seancën e parë stërvitore në Austri, vjen edhe Seferi
Z-instalimet pranë ambasadës amerikane në Moskë u hoqën pas bisedës Trump-Putin
Kontrolli i Kongresit/ VOA: Çfarë është në lojë në zgjedhjet e 8 nëntorit?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?