By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sallahu takon ambasadorin e Turqisë, flasin për bashkëpunim në drejtësi
December 11, 2025
Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut
December 11, 2025
Kamioni godet për vdekje këmbësoren në Prizren
December 11, 2025
Kishte urdhërarrest ndërkombëtar, ekstradohet nga Gjermania në Kosovë
December 11, 2025
Qeveria bullgare jep dorëheqje pa pritur votimin e mosbesimit
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia thotë se Ukraina ka sulmuar Luhanskun me raketat e pranuara nga Britania
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia thotë se Ukraina ka sulmuar Luhanskun me raketat e pranuara nga Britania
Rajon / Botë

Rusia thotë se Ukraina ka sulmuar Luhanskun me raketat e pranuara nga Britania

Kosova Times
Last updated: 2023/05/13 at 3:37 PM
Kosova Times Published May 13, 2023
Share
SHARE

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se një avion ukrainas ka goditur dy shënjestra në një qytet në rajonin ukrainas të Luhanskut, që është nën kontrollin rus. Sulmi, sipas Rusisë është bërë me raketat e llojit Storm Shadow, që Britania i ka dhënë Kievit.

Këto pretendime të ministrisë ruse nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Më 11 maj, Britania u bë shteti i parë që tha se ka nisur ta furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi, që do t’i lejojnë Kievit të kryejë sulme ndaj trupave ruse dhe ndaj depove të furnizimeve që gjenden prapa vijave të fronit, teksa Kievi po përgatitet për një kundërofensivë të madhe.

Ministri britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, tha se këto lloje raketash do të përdoren brenda territorit ukrainas, duke lënë të kuptohet se ka marrë garanci nga Kievi se ato nuk do të përdoren për shënjestra brenda kufijve të Rusisë, të pranuar ndërkombëtarisht.

Ministria ruse tha se raketat goditën një fabrikë që prodhon polimer dhe një fabrikë për përpunimin e mishit. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, sulmet ndodhën më 12 maj.

“Raketat Storm Shadow, që Kievi ka marrë nga Britania janë përdorur për sulmin, në kundërshtim me deklaratat e Londrës se këto armë nuk do të përdoren ndaj shënjestrave civile”, tha ministria ruse.

Në deklaratë u tha po ashtu se Rusia ka rrëzuar dy avionë luftarakë ukrainas – të llojeve Su-24 dhe MiH-29 – që kishin kryer sulme me raketa.

Po ashtu, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pretendoi se forcat ruse kanë marrë kontrollin edhe të një qarku tjetër në qytetin lindor të Bahmutit, të cilin Moska po tenton që ta marrë nën kontroll për më shumë se dhjetë muaj.

You Might Also Like

Qeveria bullgare jep dorëheqje pa pritur votimin e mosbesimit

Demonstrata masive në të gjithë Bullgarinë: Më shumë se 150,000 njerëz në rrugë përpara miratimit të euros

Një familje amerikane padit OpenAI. “ChatGPT e inkurajoi djalin të vriste nënën”

“Herën e fundit që e pashë mamin tim”: 11-vjeçari ukrainas që u zhvendos në Strasburg – Përkthyesi shpërtheu në lot

Fituesja e Çmimit Nobel nga Venezuela, Maria Machado, mbërriti fshehurazi në Oslo

Kosova Times May 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një kamion përplaset me stacionin e autobusit në Izrael, dhjetëra të plagosur

Kosova Times Kosova Times October 27, 2024
Zierja në birrë: Një truk i shijshëm për mishin më të butë që ia vlen të provohet
Kurti uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor
Kosova pjesëmarrëse në takim në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Përballë ndryshimeve globale, Kosova “t’i rimendojë aleancat”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?