By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti kujton masakrën e Qyshkut: S’ka asnjë të dënuar me aktgjykim përfundimtar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti kujton masakrën e Qyshkut: S’ka asnjë të dënuar me aktgjykim përfundimtar
Lajme

Kurti kujton masakrën e Qyshkut: S’ka asnjë të dënuar me aktgjykim përfundimtar

Kosova Times
Last updated: 2023/05/14 at 1:30 PM
Kosova Times Published May 14, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka kujtuar se para 24 viteve, forcat e armatosura të Serbisë vranë mbi 120 shqiptarë civilë në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan.

Ai ka thënë se krimet e Serbisë të kryera gjatë luftës në Kosovë nuk mund të falen e as harrohen.

“Para se të na gjuante, ai bërtiti: ‘Në emër të Serbisë’Menjëherë ushtarët e tjerë hapën zjarr në të gjithë dhomën. Pas kësaj, ata ia vunë flakën shtëpisë dhe u përgatitën të dilnin nga dhoma. U tërhoqa nga trupat e vdekur dhe kuptova se askush nga grupi im nuk ishte gjallë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook, duke e kujtuar dëshminë e Isa Gashit, i mbijetuar i masakrës së Qyshkut, dhënë për HLC.

“Në mëngjesin e hershëm të 14 majit 1999, në mes të fushatës ajrore të NATO-s kundër ish-Jugosllavisë, forcat e armatosura të Serbisë, hynë në fshatin Qyshk. Ishin rreth 100 pjesëtarë të armatosur, me fytyra të mbuluara me ngjyrë të zezë ose maskë, dhe disa prej tyre kishin në kokë shalla të zinj dhe kapele të gjelbra të stilit kauboj. Mes tyre ishte edhe grupi i quajtur “Çakallët”. Ata dëbuan me dhunë banorët nga shtëpitë. I mblodhën në qendër të fshatit, u grabitën paratë dhe stolitë e arit. Ua grisën dhe dogjën dokumentet e identifikimit personal. Pastaj i ndanë burrat nga gratë dhe fëmijët. Burrat i dërguan në tri shtëpi, ku i pushkatuan dhe pastaj i dogjën”.

Para 24 viteve, forcat e armatosura të Serbisë vranë mbi 120 shqiptarë civil në Qyshk, Zahaq, Pavlan dhe Llabjan.

Kurti ka shtuar se për disa prej këtyre vrasjeve u iniciua gjykimi në Beograd.

“Në vitin 2010 ishte ngritur aktakuzë për 11 persona. Pasi u dëgjuan 116 dëshmitarë, në shkurt të vitit 2014 me aktgjykim të shkallës së parë, 9 persona u dënuan. Në shkurt të vitit 2015, Gjykata e Apelit në Beograd anuloi aktgjykimin dhe ktheu lëndën në rigjykim. Në tetor të 2022 dështoi vazhdimi i rigjykimit ndaj njësisë paraushtarake serbe ‘Çakallët’ në Beograd. Nuk ka asnjë të dënuar me aktgjykim përfundimtar”.

Tutje, Kurti shton se udhëheqësi i Çakallëve, Nebojsha Miniq, i njohur si “Komandanti i vdekjes”, u arrestua në Argjentinë në vitin 2005. Po atë vit, ai vdiq nga SIDA, gjatë procesit të ekstradimit.

“Hetimet kishin filluar edhe ndaj gjeneralit Dragan Zhivanoviq, komandant i Brigadës 125 të Motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, që kishte autoritet mbi Njësinë e 177 dhe Skuadrës së saj të ndërhyrjes. Më 24 prill 1999 Zhivanoviq kishte urdhëruar njësitë e brigadës së tij të vendosnin kontroll ushtarak mbi fshatrat Qyshk dhe Zahaq. Në 2014 Prokuroria serbe kishte argumentuar që Zhivanoviq ishte në dijeni të vrasjeve të civilëve nga këto njësi. Në vitin 2017, prokuroria i pushoi hetimet. Dëshmitarët e mbijetuar të masakrës së Qyshkut, në Gjykatën Kushtetuese të Serbisë apeluan vendimin duke kërkuar të mos mbyllen hetimet. Në tetor 2020, Gjykata Kushtetuese e Serbisë e refuzoi apelin”.

Sipas Kurtit, sistemi ynë i drejtësisë duhet të angazhohet për drejtësi për viktimat dhe gjykim e dënim të kriminelëve të luftës dhe urdhërdhënësve të tyre.

“Krimet e Serbisë të kryera gjatë luftës në Kosovë nuk mund të falen e as harrohen. Proceset e rralla e të pakta gjyqësore në Serbi ishin tallje me viktimat dhe shpëlarje kriminelësh”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Rama: Të rinjtë tanë që na bëjnë krenarë në Lojërat Olimpike të Robotikës

Begaj në Kajro: Vlerësim për miqësinë shqiptaro-egjiptiane

SPERTK paralajmëron protestë

Gjendet pa shenja jete një 76-vjeçar në Prishtinë

Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm urologun Lutfi Dervishi Edina Avdiu /RTK

Kosova Times May 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA: Rusia qëndron prapa videos së rreme lidhur me grisjen e fletëvotimeve në Pensilvani

Kosova Times Kosova Times October 26, 2024
25-vjetori i Policisë, Tahiri i falenderon për shërbimin dhe sakrificën
Skafi përplaset me një varkë me vela të madhe – Vaughan mbeti e vrarë nga një helikë në sy të bashkëshortit dhe fëmijëve të saj (VIDEO)
Shkup, kërcënime ndaj deputetëve të BDI-së
Ledecky mahnit sërish, e fiton të artën në ‘Paris 2024’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?