By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kuçi thellësisht i zhgënjyer –distancohet nga konferenca që pikturoi Serbinë viktimë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Kuçi thellësisht i zhgënjyer –distancohet nga konferenca që pikturoi Serbinë viktimë
Uncategorized

Kuçi thellësisht i zhgënjyer –distancohet nga konferenca që pikturoi Serbinë viktimë

Kosova Times
Last updated: 2023/05/15 at 5:02 PM
Kosova Times Published May 15, 2023
Share
SHARE

Analisti politik, Gurakuç Kuçi, është shprehur i zhgënjyer dhe ka kritikuar ashpër deklarimet e disa pjesëmarrësve në konferencën e organizuar nga TV Mitrovica dhe sponsorizuar nga ambasada suedeze, e cila kishte për qëllim diskutimin e “Implementimi i planit Evropian (Franko-Gjerman) – roli i politikanëve, intelektualëve dhe gazetarëve për opinion publik të favorshëm në Kosovë”.  Si pjesëmarrës i kësaj konference ai tha se mbetet thellësisht i zhgënjyer.

“Me gjithë pritjet rreth fjalimit tim të planifikuar, mu mohua mundësia për të kontribuar nën pretekstin e kufizimeve kohore. Megjithatë, zhgënjimi im nuk vjen nga mos-dhënia e fjalës, por nga trajektorja alarmante e konferencës. U bë e qartë se ngjarja në fakt ishte rrëmbyer nga zërat serbë, duke e paraqitur Kosovën si autorin e vetëm të shkeljeve të të drejtave të njeriut”, tha ai.

Sipas tij, tronditëse ishte edhe deklarimi, Rada Trajkoviç, e cila krahasoi kryeministrin Kurti me famëkeqin Slobodan Millosheviç, ndërsa një politikan i ri serb, së bashku me Vloleta Oroshin, propagandoi nocionin se forcat e armatosura të Kosovës përbëjnë një “kërcënim” për komunitetin serbe. Edhe ata që pretendonin se ishin kritikë ndaj Vuçiqit dhanë deklarata mizore kundër Kosovës, duke lënë në hije çdo mundësi për kundërshtim apo dialog.

Ndërkohë, Serbia vazhdon të frikësojë Kosovën përmes kërcënimeve të përditshme të pushtimit ushtarak, arrestimeve të padrejta të shqiptarëve nga Kosova dhe Lugina e Preshevës dhe shkeljes së paturpshme të marrëveshjeve me Kosovën,  çuditërisht vlerëson Kuqi, konferenca e pikturoi Serbinë në mënyrë të pashpjegueshme si viktimën e vërtetë, duke përjetësuar një narrativë të shtrembëruar.

“Për fat të keq, e gjej veten në mosmarrëveshje të thellë me shumicën e folësve të konferencës, të cilat qartazi synonin t’i jepnin dominimit të perspektivës serbe. Duke shpreh respekt për organizatorët shpreh besimin tim se konferenca, përveç daljes jashtë temës, demonstroi njëanshmëri të dukshme kundër Kosovës dhe kjo nuk u ndalua nga organizatori”, tha ai.

Me këtë rast Kuqi tha se distancohet pa mëdyshje nga çdo qëndrim i shprehur në konferencë dhe nuk mbështes asnjë fjalim apo konkluzion të nxjerrë, përveç atyre të ambasadorëve të huaj që e mbrojtën me guxim Kosovën mes paragjykimeve mbizotëruese.

“Është zhgënjyese që një ngjarje që synon të nxisë dialogun dhe mirëkuptimin, në vend të kësaj përjetësoi narrativa të shtrembëruara, duke mbytur mundësinë për një diskutim të balancuar mbi zbatimin e planit evropian”, tha ai. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia konfiskon armë, automjet dhe bagëti të dëmtuara, nis hetimi penal

Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur

ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë

Horoskopi ditor për 29 dhjetor

Diplomati veteran amerikan përshkruan udhëzimet strategjike për Zelenskyn në bisedimet e paqes të mbështetura nga SHBA-ja

Kosova Times May 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tre pika që Aleanca do t’i ofrojë Ukrainës në samitin në Vilnius: mendimi i një eksperti për NATO-n

Kosova Times Kosova Times July 10, 2023
Politico: BE-ja po përgatitet të ndalojë lëshimin e vizave me shumë hyrje për rusët
E ardhmja e Çeçenisë pas raportimeve për sëmurje të Kadyrovit
Moti sot në Kosovë parashihet të jetë i vranët e me intervale me diell.
Prokurorët ftohen t’i japin përparësi ndërmjetësimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?