By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Komunitetet dhe diversiteti janë pasuri për Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Komunitetet dhe diversiteti janë pasuri për Kosovën
Lajme

Kurti: Komunitetet dhe diversiteti janë pasuri për Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2023/05/15 at 7:54 PM
Kosova Times Published May 15, 2023
Share
SHARE

Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot u organizua një pritje për të shënuar shpërblimin me çmim vjetor nga Bashkimi Evropian për integrimin e komuniteteve rome në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi të Zyrës për Qeverisje të Mirë, ku krahas Organizatës për Stabilitet Socio-Ekonomik që gjithashtu ishte shpërblyer nga BE-ja për punë me komunitet, të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministrja Emilija Redžepi, ambasadorë të akredituar, deputeti nga radhët e komunitetit jo shumicë Erxhan Galushi, udhëheqës të organizatave ndërkombëtare e drejtues të organizatave të shoqërisë civile.

“Komunitetet dhe diversiteti janë pasuri për Kosovën, por ne i dimë sfidat që ekzistojnë për bashkëqytetarët tonë romë, ashkali dhe egjiptianë. Jemi të përkushtuar që së bashku me shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë do t’i tejkalojmë këto sfida për realizimin e plotë të të drejtave të komuniteteve. Në veçanti, jam i lumtur për Strategjinë për avancimin e të drejtave të komuniteteve rom dhe ashkali, të cilën qeveria jonë e miratoi vitin e kaluar. Falë punës së përkushtuar të Zyrës për Qeverisje të Mirë, ka më shumë gjasa të realizohet kjo Strategji për shkak të ndarjes së buxhetit për të gjitha aktivitetet – gjë që nuk është bërë deri më tani”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri tha me këtë rast se në këtë iniciativë të Qeverisë, fokus të veçantë i kemi kushtuar gjuhës kundër urrejtjes dhe diskriminimit, dhe me hapjen e platformës www.raportodiskriminimin.org kemi dëshmuar përkushtimin e qeverisë për monitorimin e rasteve të diskriminimit dhe zgjidhjen e tyre.

Po ashtu, kryeministri tha se këtë vit kemi ndarë edhe bursa për nxënës nga komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian dhe 200 mijë euro për qendrat arsimore ku mësojnë fëmijët e këtyre komuniteteve.

Duke theksuar punësimin si një prej sfidave kryesore, për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian, kryeministri Kurti tha se për këtë kemi krijuar ekipin ndërinstitucional për promovimin e punësimit të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian dhe i jemi mirënjohës drejtorit Habit Hajredinit dhe ekipit të tij për funksionalizimin e këtij mekanizmi.

“Ne kemi shënuar suksese me numrin e romëve, ashkalive dhe egjiptianëve që kanë përfituar nga trajnimi në Qendrat e Trajnimit Profesional; vitin e kaluar 104 romë, ashkali dhe egjiptianë përfituan nga ky trajnim – një rritje nga vetëm 34 një vit më parë. Po ashtu jemi të lumtur krahas raundin paraprak të rekrutimit kur vetëm një pjesëtar i komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian është pranuar si polic, prej rekrutimit të fundit kemi progres, me 3 gra dhe 6 burra nga këto komunitete”, shtoi kryeministri Kurti.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini, në fund të muajit të kaluar u shpërblye me çmim nga Komisioni Evropian për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. Ky është çmimi i parë që i kushtohet një zyrtari të lartë si nëpunës civil në Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Hajredini koordinon punën e qeverisë për komunitetet romë, ashkali dhe egjiptianë. Disa prej angazhimeve më të shënuara të viteve të fundit përfshijnë kontributin e tij në hartimin e Strategjisë për Avancimin e të Drejtave të Romëve dhe Ashkalive, krijimin e platformës për raportimin e diskriminimit ndaj romëve, www.raportodiskriminim.org dhe hapjen e mini-bibliotekën në gjuhën rome që u inauguruar nga Kryeministri muajin e kaluar. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës

Apeli i Speciales rrëzon apelet në rastin e administrimit të drejtësisë

Ulutash diskuton me zyrtarin e DASH-it për situatën aktuale në Kosovë

Riciklimi dhe menaxhimi i mbeturinave shpëtojnë mjedisin

Aksident mes vetures dhe trenit në Prishtinë, një person i lënduar

Kosova Times May 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Sulmi i dyshuar izraelit me dron në Iran, pjesë e “strategjisë së frenimit”

Kosova Times Kosova Times February 1, 2023
Barnat në Kosovë blihen me çmime më të larta sesa çmimi real
Në Kosovë sot nis ceremonia e ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar “Defender Europe 2023”
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
Plazhet e pazakonta dhe niveli i ulët i krimit: Ky është vendi më i sigurt në botë për vitin 2023
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?