By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 27 janar 2026
January 27, 2026
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negociata
January 26, 2026
Shpallen qytetet më të shtrenjta dhe më të lira në botë. Ku eshte Prishtina?
January 26, 2026
Super të pasurie e Rusisë kritikohen për festën luksoze në Alpet Franceze
January 26, 2026
Skandali seksual trondit qeverinë malazeze: Publikohen regjistrime intime të një punonjësi të ministrisë së shtetit
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: I dërguari kinez viziton Kievin për bisedime lidhur me arritjen e një “zgjidhjeje politike”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > I dërguari kinez viziton Kievin për bisedime lidhur me arritjen e një “zgjidhjeje politike”
Rajon / Botë

I dërguari kinez viziton Kievin për bisedime lidhur me arritjen e një “zgjidhjeje politike”

Kosova Times
Last updated: 2023/05/17 at 3:30 PM
Kosova Times Published May 17, 2023
Share
SHARE

I dërguari i posaçëm i Kinës, Li Hui, ka arritur në Kiev për bisedime me zyrtarë të lartë ukrainas. Kjo është vizita e nivelit më të lartë e zhvilluar nga përfaqësuesit e Kinës në Ukrainë, që kur Rusia nisi pushtimin e këtij shteti shkurtin e vitit të kaluar.

Pekini, që nuk ka dënuar agresionin rus kundër Ukrainës, tha se vizita e Li më 17 maj ka në qendër diskutimet për një “zgjidhje politike” të krizës në Ukrainë.

Shtetet perëndimore më herët gjatë këtij viti kundërshtuan propozimin kinez prej 12 pikash që bën thirrje për shtensionimin e situatës dhe arritjen e një armëpushimi në Ukrainë. Ky plan u kundërshtua për shkak se përfshin kërkesat kryesore të Rusisë.

Li, ish-ambasador në Rusi, po ashtu do të vizitojë Poloninë, Francën dhe Gjermaninë, tha Ministria e Jashtme kineze, pa dhënë detaje se kur do të zhvillohen këto vizita.

Vizita e Li në Ukrainë vjen në kohën kur shtetet e Bashkimit Evropian po diskutojnë për paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, që po ashtu do të shënjestrojë firmat kineze dhe iraniane që mbështesin Moskën dhe që mundësojnë eksportet në shtetet e treta, duke shkelur kufizimet ekzistuese të vendosura në tregti.

Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, muajin e kaluar deklaroi për Reuters se Ukraina po gjen gjithnjë e më shumë komponentë nga Kina në armët që Rusia po përdor në Ukrainë.

Ende është e paqartë nëse Zelensky do të takohet me të dërguarin e Kinës.

Në fushëbetejë, Rusia ka vazhduar presionin në qytetin lindor të Bahmutit dhe sipas ushtrisë ukrainase, Moska ka sulmuar me artileri objektivët civilë edhe në jug të Ukrainës.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, në ditën e kaluar Rusia ka kryer 55 sulme ndaj pozicioneve ukrainase në Bahmut. Ushtria shtoi se luftime të ashpra po vazhdojnë të zhvillohen në Bahmut, qytet që është shndërruar në epiqendër të përpjekjeve të ushtrisë ruse në lindje të Ukrainës.

You Might Also Like

Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negociata

Super të pasurie e Rusisë kritikohen për festën luksoze në Alpet Franceze

Skandali seksual trondit qeverinë malazeze: Publikohen regjistrime intime të një punonjësi të ministrisë së shtetit

Rrufeja godet tubimin pro-Bolsonaro në Brazil, dhjetëra të plagosur

Ish-senatori francez i fut MDMA-në në shampanjën e kolegut të tij

Kosova Times May 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Montella favorit për stolin e Manchester United

Kosova Times Kosova Times October 17, 2024
Tryeza e BFG-së: Dokumenti është finalizuar, komunikimi ka ngecur
Basha për vdekjen e Petrovcit: Një humbje e madhe për kulturën shqiptare
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit, Ministria e Jashtme lajmërim të rëndësishëm: Ja ku mund të kontaktojnë shqiptarët që jetojnë atje
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?