By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një person humbi jetën në përplasjen e autobusit me trenin në Rusi
August 4, 2025
Sanader lirohet nga burgu
August 4, 2025
Ish-oficerët e inteligjencës izraelite i kërkojnë Trumpit të ndalojë luftën në Gaza
August 4, 2025
Rama: Rruga lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut, derë e re për fluksin turistik nga Jugu drejt Beratit
August 4, 2025
Turistët e huaj në Turqi shpenzojnë rekord prej 1 miliard dollarësh për suvenire
August 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kompleksi monumental i Valsanzibios
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Kompleksi monumental i Valsanzibios
Kulturë

Kompleksi monumental i Valsanzibios

Kosova Times
Last updated: 2023/05/17 at 7:58 AM
Kosova Times Published May 17, 2023
Share
SHARE
Reportazh  nga Ymer Hysa,
Kur Radmiri më dërgoi të vizitoja Kompleksin Monumental të Valsanzibios që ishte vetëm 15 km në jug të Abano Terme, nga mrekullia që pashë aty ja vlente kaq rrugë ta bëje dhe në këmbë. Çdo vizitor që do futej këtu, besoj se do të shprehej se parajsa ekziston.
Hyrja e kompleksit i ngjan një monumenti kulture kompozuar nga një mendje e ndritur artisti dhe e punuar me kujdes nga një dorë mjeshtërore.
Edhe pse ishte një ditë me mot të paqëndrueshëm, nuk e patëm problem aspak të futeshim në kompleksin gjigand ku mëndja dhe dora e njeriut kishin punuar si të ishin të Zotit.
Dy bileta ju lutem i drejtohemi sportelistes në hyrje dhe i lëshoj në sportel një kartmonedhë 20 euroshe, nëse keni mundësi edhe një fletpalosje.
Në çfarë gjuhe e doni? – pyeti sportelistja
Në anglisht i thashë unë ngaqë Radmiri e njeh mirë atë gjuhë.
Ju vini nga Anglia foli sportelistja në anglisht.
Radmiri buzëqeshi dhe i foli në anglisht duke i treguar për vitet dhe vendin ku kishte jetuar në Angli.
Sportelistja ktheu kartmonedhën 20 euroshe nga qejfi që komunikuam më gjuhën e saj.
E keni gratis, unë jam angleze dhe kam ardhur për ca ditë punë vullnetare.
E falenderuam dhe morëm rrugët brënda kompleksit duke zbatuar me rigorozitet udhëzimet nëpër tabela.
Drurë pyjor nga më të ndryshmit, bredha, pisha, rrapë, manjola pa fund, njëra më gjigande se tjetra. I fotografoja më të mëdhatë. Pak më tej akoma më të mëdha, bëja fotografi. Për të demostruar madhësinë hapja krahët, mbase për t’i rrethuar duheshin tre- kater vetë si unë.
Ecnim nëpër pyll mbi lëndina të bukura shoqeruar nga filarmonia e këngës së zogjve. Ketrat kërcenin nga pema në pemë apo nëpër tapetet livadhore plot lule dele.
Teksa ecnim ndeshëm një labirint të madh të gjelbër. Nuk guxojmë ta provojmë, “rrush i pa bërë” do të thoshte zonja dhelpër ndaj vazhdojmë më tej.
Një kodrinëz vogël e mbuluar me shkurre dhe me urth ku binte në sy një hyrje guve. Ajo ishte “Guva e Vetmitarit” edhe këtu s’guxojmë të futemi.
Ishulli i lepujve, një tabelë orientuese. Mbajmë drejtimin e saj. Vërtetë një ishull i bukur rrethuar nga një kanal me ujë. Lepuj të shumtë të madhësive e ngjyrave të ndryshme hynin e dilnin nga kolibet dhe nga zgavrat e hapura në tokë. Ngiheshin në bisht si pinguinë, fërkonin faqet dhe mustaqet me gjymtyret e tyre të para dhe largoheshin duke kërcyer.
Largohemi nga Ishulli i Lepujve dhe përpara na shfaqet një parajsë ujore më vehte. Burime ujore që buronin nga gojë skulpturash njerëzore dhe qe rridhnin ndër ujvara derdheshin nëpër pellgje që pasonin njëri-tjetrin që veç peshqve kishin edhe shpendë uji të zakonshëm e gjer në ato ekzotikë, si një mjellmë e zezē që unë e shihja për të parën herë në jetë.
Nuk ishin vetëm këta, por edhe dhjetra statuja pranë shatërvanëve të gdhendura mjeshtërisht në gurë të madhësive të ndryshme, duke krijuar një botë të veçantë.
Tepër interesante ishin shkallët. Ishin shtatë shkallë me nga dy rreshta shkruar me gdhëndje, të cilat në shtēpi do të mi përkthente vajza ime Klodiana. Përkthimi ishte tepër intersant.
-Udhëtar kureshtar që në këtë vendndodhje mbërrin dhe mendon të admirosh gjëra të rralla,
-Çfarëdo që është e bukur dhe e mirë, do e shohësh këtu. Çdo gjë është falë natyrës dhe jo art.
-Këtu rrezet e diellit janë edhe më të shndritëshme, këtu Venusi është dhe më e bukur.
-Këtu Hëna është dhe më shkëlyqese, tërbimi i Marsit është i pamatë.
-Këtu Saturni nuk i ha fëmijët e tij, këtu Jupiteri është i lumtur dhe i buzëqeshur.
-Këtu Mërkuri e humbet petkun e mashtrimit, këtu nuk qan por qesh.
-Problemet e Venecias prej këtu nuk dëgjohen, atje ka Ferr dhe këtu Parajsë.
Ja ky është “Kompleksi Monumental i Valsanzibios që me kopështin e tij ka marrë formën aktuale të mrekullueshme në gjysmën e dytë të shekullit të 17-të, falë fisnikut Giovani Francesco Berbarigo dhe dy djemve të tij Antoni dhe Gregorio.
Ky kopësht konsiston në mbi 60-të statuja të mëdha të gdhendura me gurë nga Istria, si dhe nga shumë statuja të tjera më të vogla që integrohen në një botë të veçantë arkitekturore, me ujëvara, shatërvane, pellgje të vegjël, përrenj, qindra lloje pemësh dhe bimësh që shtrihen në një hapësirë prej më tepër se 10 hektarë. Brenda kësaj hapësire gjenden gjithashtu një labirint, Shpella e Vetmitarit, Ishulli i Lepujve, dhe Monumenti i Kohës” Çfar mrekullie.
Largohemi nga kjo parajsë drejtë Kantinës Bernardi për të “kurorëzuar” kënaqësinë me një gotë verë.

You Might Also Like

Mediat ndërkombëtare shkruajnë për Sunny Hill Festival

Mbahen Lojërat Tradicionale të Rugovës

Shkrimtari izraelit David Grossman nuk dëshiron më të heshtë: “Refuzova të përdor fjalën gjenocid, por nuk mundem më

7 ide për takimin perfekt

Policia merr masa sigurie për festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë

Kosova Times May 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

‘Kohë të errëta për internetin rus’: Rusia do të gjobisë përdoruesit për kërkimin e përmbajtjes së ndaluar

Kosova Times Kosova Times July 17, 2025
Ministri hungarez: S’e mbështesim bërjen e NATO-s bllok anti-Kinë
Nga skuteri hedhin bombë dore në kopshtin e një shtëpie
Shtetet nordike kërkojnë që atletëve rusë t’u ndalohet pjesëmarrja në Lojërat Olimpike
Ja si duket një sanduiç 14 euro në stadiumin e West Ham
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?