By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova është pjesë e familjes evropiane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosova është pjesë e familjes evropiane
Lajme

Kosova është pjesë e familjes evropiane

Kosova Times
Last updated: 2023/05/17 at 9:27 PM
Kosova Times Published May 17, 2023
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman.

Në këtë takim, u ritheksua përkrahja ndaj Kosovës në procesin e Integrimit Evropian, duke përfshirë reformat nga ERA II dhe zbatimin e MSA-së.

U vlerësua progresi i vendit, ku u tha se Kosova ka dëshmuar të arritura në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Puna dhe përkushtimi ynë do të vijojë në zbatimin e MSA-së, përmes dhe fuqizimit të kapaciteteve për zbatim dhe koordinim të reformave.

Politikat qeveritare për punësim dhe drejtësi, janë në sinkron me pritjet e Komisionit Evropian dhe për këtë u konfirmua gatishmëria për të mbështetur Qeverinë, përfshirë me asistencë teknike dhe projekte konkrete. Pakoja energjetike dhe përkrahja e pakos vjetore nga IPA 2023 me 75 milionë euro, ishin gjithashtu në fokus të diskutimeve me theks në masat për kursimin dhe diversifikimin e energjisë.

Në këtë takim u diskutua dhe në lidhje me Reformën e Administratës Publike me theks në dy ligjet bazë dhe Racionalizimin e Agjencive si dhe për procesin e reformës gjyqësore, vetingun, përpjekjet për adresimin e dhunës në familje dhe reformat tjera në fushën e sundimit të ligjit.

U përgëzua Kosova për pakot dhe reformat socio-ekonomike, si dhe për performancën ekonomike të vendit, duke shënuar përmirësime në indikatorë të rëndësishëm, ku synimi është vazhdimi i trendit pozitiv dhe impaktit e fryteve edhe në të ardhmen të politikave publike të adoptuara.

Potenciali për investime dhe sektori i IT, potenciali i të rinjve dhe rritja e punësimit, ishin gjithashtu ndër temat e prekura përgjatë diskutimit.

Zëvendëskryeministri Bislimi shoqërohej në këtë takim nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, ndërsa z. Koopman shoqërohej nga Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën

KRM `Pastrimi` njofton qytetarët dhe bizneset për çmimoren e re

Pas Vlorës, Ivanka Trump në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Edi Rama

Kurti në `Shtëpinë e SHBA-së` në Davos diskuton mbi besimin dhe udhëheqjen

Pas lirimit nga burgu serb, Haziri apelon: Mos kaloni përmes Serbisë

Kosova Times May 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Votues, mos u ndikoni nga tubimet elektorale!

Kosova Times Kosova Times January 19, 2025
Civilët i ndihmojnë ushtrisë ukrainase në prapaskenë
Një anëtar i NATO-s raportoi për një inkursion të mundshëm rus në hapësirën ajrore, qytetarët u bënë thirrje të strehohen…
Çka pas votimit të dielën në veri?
Begaj: Dhuna e papranueshme, Kosova të koordinohet me aleatët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?