By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Assad në Arabinë Saudite për samitin e Ligës Arabe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Assad në Arabinë Saudite për samitin e Ligës Arabe
Rajon / Botë

Assad në Arabinë Saudite për samitin e Ligës Arabe

Kosova Times
Last updated: 2023/05/18 at 10:02 PM
Kosova Times Published May 18, 2023
Share
SHARE

Presidenti sirian, Bashar al-Assad, ka arritur në Arabinë Saudite të enjten, raportoi media shtetërore. Ai do të marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe, për herë të parë pas mbi një dekade luftë në shtetin e tij.

Kjo vizitë paraqet kthimin dramatik në Ligën Arabe të Assadit. Rikthimi i Assadit në këtë forum u iniciua nga Arabia Saudite dhe u përkrah nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pavarësisht rezervave që shprehën liderët e tjerë arabë.

Assad “arriti në Aeroportin Ndërkombëtar Mbreti Abdulaziz në Xhedah për të marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe” që mbahet të premten, raportoi televizioni shtetëror sirian.

Televizioni saudit Al-Ekhbariya më pas shfaqi pamje të Assadit duke zbritur nga avioni dhe duke u mirëpritur nga Princi Badr bin Sultan, që njëherësh është zëvendësguvernator i rajonit të Mekës, ku gjendet edhe Xhedah.

Liga Arabe pezulloi pjesëmarrjen e Damaskut në nëntor të vitit 2011, pas shtypjes vdekjeprurëse të protestave, që nxitën konfliktin që ka vrarë mbi 500.000 persona dhe ka detyruar miliona të tjerë që të zhvendosen.

Që atëherë, Arabia Saudite dhe shtetet e tjera arabe ose ndërprenë ose kufizuan raportet me Assadin dhe vetëm Riadi haptazi kërkoi rrëzimin e tij nga pushteti.

Por, më herët gjatë këtij muaji, ky trup pan-arab prej 22 anëtarësh mirëpriti kthimin e Damaskut dhe Arabia Saudite e ftoi Assadin që të marrë pjesë në samitin në Xhedah.

Gazeta pro-qeveritare siriane, al-Watan, tha se Assad pritet të takohet me “një numër liderësh me të cilët do të zhvillojë takime dypalëshe” në mbrëmjen e së enjtes dhe mëngjesin e së premtes.

Herën e fundit që Assad mori pjesë në një samit të Ligës Arabe ishte në vitin 2010 në Libi.

You Might Also Like

Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit

Trump zgjeron listën e zezë, banorët e gjashtë vendeve të tjera praktikisht humbasin mundësinë për të hyrë në SHBA

“Një goditje e rëndë për Vuçiçin”: Mediat rajonale mbi tërheqjen e kompanisë së Kushnerit

Axhenda ndërkombëtare

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Kosova Times May 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Njësitë e KFOR-it deminojnë një mjet shpërthyes

Kosova Times Kosova Times October 8, 2022
Njëzet e tetë vjet nga mesazhi i Vuçiqit nga podiumi parlamentar “Vritni një serb, do të vrasim njëqind muslimanë” (VIDEO)
Postimi i Dua Lipës pas njoftimit të Donatellës për largimin nga Versace
Franca filloi të diskutonte me shokët e BE-së për një ombrellë bërthamore për Evropën
Kurt në shënimin e ditës së pavarësisë së Sllovenisë: Ky vend ka qenë një model i demokracisë për Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?