By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Humbje e mandateve edhe burg… Çka nëse për 30 ditë nuk konstituohet Kuvendi?
July 5, 2025
Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?
July 4, 2025
Protesta në gjithë Serbinë
July 4, 2025
Pse Rusia e konsideron njohjen e talebanëve më shumë sesa diplomaci
July 4, 2025
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Assad mirëpritet në Samitin arab, pas disa vitesh izolimi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Assad mirëpritet në Samitin arab, pas disa vitesh izolimi
Rajon / Botë

Assad mirëpritet në Samitin arab, pas disa vitesh izolimi

Kosova Times
Last updated: 2023/05/19 at 6:53 PM
Kosova Times Published May 19, 2023
Share
SHARE

Presidenti sirian, Bashar al-Assad, ka marrë pjesë të premten në Samitin vjetor arab, për herë të parë, prej kur është përjashtuar nga grupi, më shumë se një dekadë më parë.

Në këtë samit është duke marrë pjesë edhe presidenti ukrainas, Volodomyr Zelensky.

Duke folur në një konferencë për media, në qytetin Xhedah të Arabisë Saudite, Zelensky ka thënë se njerëzit e tij nuk e kanë zgjedhur luftën me Rusinë, dhe i ka akuzuar disa vende në botën arabe për “mbyllje të syve”.

“Ne jemi duke larguar pushtuesit nga toka jonë… ne nuk do të dorëzohemi ndaj të huajve apo pushtuesve”, ka shtuar ai.

“Edhe nëse ka njerëz këtu, në këtë samit, që kanë qasje ndryshe për luftën në tokën tonë, duke e quajtur konflikt, jam i sigurt se ne të gjithë mund të bashkohemi për të ruajtur njerëzit nga kafazet e burgjeve ruse”, u ka thënë Zelensky liderëve arabë, disa prej të cilëve kanë aleancë me Rusinë.

Në hapje të samitit, princi saudit i kurorës, Mohammed bin Salman e ka përsëritur se shteti i tij mbështet uljen e tensioneve në Ukrainë, dhe është i gatshëm të ndërmjetësojë gjetjen e zgjidhjes për krizën.

Zelensky ka thënë se Arabia Saudite “luan rol të rëndësishëm dhe ne jemi të gatshëm të çojmë bashkëpunimin në nivel tjetër”.

Assad, në anën tjetër, ka thënë se shpreson që kjo ngjarje do të ndihmojë në krijimin e një faze të re të solidaritetit arab.

“Ne e kemi në dorë një mundësi historike të rikrijimit të lidhjeve tona, larg ndërhyrjeve të jashtme”, ka thënë ai.

Vetë princi Mohammed, është parë duke e pritur me ngrohtësi Assadin në konferencë.

Pjesëmarrja e tij vjen gati dy javë pasi Liga Arabe ka vendosur të rikthejë Sirinë si anëtare, pas suspendimit të saj 11 vjet më parë.

Për Assadin, i cili dikur është akuzuar për krime lufte dhe përdorim të armëve kimike, ftesa në Xhedah shënon sukses të madh.

Qindra njerëz kanë dalë nëpër rrugë, në veriperëndim të Sirisë – zonën e vetme të drejtuar nga rebelët në këtë shtet – për të protestuar rikthimin e Qeverisë siriane në Ligën Arabe, kanë thënë disa aktivistë lokalë.

Siria është përjashtuar nga blloku arab prej 22-anëtarësh, në nëntor të vitit 2011, në shenjë proteste ndaj përdorimit të forcës ushtarake nga ana e Qeverisë, për të shtypur protestat pro-demokracisë.

Si pasojë e shtypjes, Siria më pas është përfshirë në luftë civile.

Në Perëndim, mundësia e diskutimeve me udhëheqësin sirian, është ende jashtë tavolinës.

You Might Also Like

Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?

Protesta në gjithë Serbinë

Pse Rusia e konsideron njohjen e talebanëve më shumë sesa diplomaci

I zgjedhuri pro-Kievit merr komandën e forcave amerikane në Evropë

Eurodeputetët i bëjnë thirrje SHBA-së të vazhdojë armatosjen e Ukrainës

Kosova Times May 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kërkohej nga INTERPOL-i, arrestohet një shtetas i Maqedonisë së Veriut në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times July 10, 2024
Maqedonci: Letra për KFOR-in, sqarim dhe jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri
Cilat janë të drejtat e një mysafiri në një restorant?
21 orë inteligjente në Romë për të mbrojtur gratë viktima të dhunës
Alarmi për BOMBË tek “Plaza”, evakuohen klientët dhe stafi i hotelit në Tiranë!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?