By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 nëntor 2025
November 23, 2025
Konsultimet e Gjenevës dhe shqetësimet e evropianëve
November 22, 2025
Dokumentar video i grupit që vidhte rroba nga dyqanet në Atikë dhe i shiste në Shqipëri
November 22, 2025
Më shumë se 50,000 francezë protestuan kundër dhunës ndaj grave: Numri i rasteve të femicideve u rrit me 11 përqind
November 22, 2025
Grupi më i madh mediatik i krahut të djathtë në Britaninë e Madhe po krijohet: The Daily Mail blen The Telegraph
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “ËNDRRA AMERIKANE” DHE PËRVOJA SHQIPTARE
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > “ËNDRRA AMERIKANE” DHE PËRVOJA SHQIPTARE
Opinion

“ËNDRRA AMERIKANE” DHE PËRVOJA SHQIPTARE

Kosova Times
Last updated: 2023/05/19 at 12:39 AM
Kosova Times Published May 19, 2023
Share
SHARE

Shkruan Sociologu dr,Fadil Maloku

Amerikanët janë shumë praktik e shumë pragmatik në jetën e perditshme. Ata, duket për shkak te klaustrofobisë me ambientin nuk hezitojnë të qëndrojnë ulur në makina për orë të tëra, gjerësa europianë kanë shumë më shumë prirje për sheti, vrapim dhe ngarrisje sociale. Evropianët duket më shumë e preferojnë udhëtimin me mjete publike, ndërkaq, amerikanet kam hetuar se më shumë shfrytëzimin e makinave (natyrisht, kjo s’vlenë për New Yorkun, ku hetohet një tejngarkim), qoftë edhe për furnizime dhe shërbime me minimale.Një tjetër veti specifike që dosido i dallon këto kontinente konkurrente ka të bëjë edhe me kulturën e ushqimit. Ushqimi amerikan është me përplotë bollëk, i shumënduershëm dhe çka është me rëndësi(në krahasim me të ardhurat) shumë i lirë! Europianët, hanë (shumë më pak) ushqim më selektiv dhe janë shumë më të ngarkuar se amerikanët me pamjen e tyre të jashtme!

Nuk mendojë që shumëllojllojshmëria dhe çmimi i lirë i artikujve ushqimorë janë ai determinanti social që i bënë amerikanët të pangopur(!), sa do thoja fakti i një mentaliteti dhe sistemi tashmë të pranuar të sjelljes dhe faktit tjetër të lëvizjes “online”. Ku ushqimi (në ecje..!) fjetja (dukshëm e reduktuar!) dhe respektimi strikt i kohës, janë ajo alfa dhe omega e gjithë perfeksionizmit për “mirëmbajtjen” e sistemit tashmë të shndrruar në rutinë (mbi)jetese. Gara permanente në gjetjen e alternativave më (praktike dhe më të sofistikuara) më të mira qoftë edhe për çështje shumë të thjeshta dhe ngandonjëherë edhe banale në dukje të parë.., në shoqërinë amerikane perceptohet si “zbulim” që e ndihmon jetën sociale dhe ekonomike të komuniteteve cilado qofshin ato. Në Europë kam vrejtur se prirja për stimulim, pra ecje përpara dhe “zbulim” të kapaciteteve (sidomos)të vetëvetës është zhvendosur në planë të dytë…kurse, këtu kultivohet dhe stimulohet maksimalisht ne të gjitha sferat e jetës…Këtu në Amerikë gjatë kohës së punës s’ke shans të drekosh, apo te paktën të pijsh kafe me miq! Bile edhe telefonatat janë të reduktuara!

Çdo gjë e ka “kohën” dhe limitin e vetë! Gjerësa, psh ne shoqëritë shqiptare kohë kemi edhe për eksport! Do thoja një perfeksionizëm kulminant i sistemit… ku njerëzit në garën për “best of the best” i pranojnë të gjitha sygjerimet, rekomandimet dhe finesat e përsosmërisë së skajshme! Koha e lirë.. në Amerikë duket që është “artikulli” më i çmuar në jetën e qytetarit të rëndomët! Perfeksionizmi kulminant ata i ka shndrruar pothuajse në robota. Të mbushet mendja që asgjë s’i lihet rastit…edhe detajet më të imta studijohën nëpër “laboratoret” sociale. Vetëm e vetëm që të “mirëmbahet” mbikqyrja, menaxhimi (për të mos thënë edhe një farë kontrolli i vetëdijshëm!) dhe vijëmësia e sistemit të prodhuar nga kokat e neoliberalëve…

You Might Also Like

Sulmet ndaj figurave kyçe në politikën shqiptare dhe rasti Belinda Balluku

9 MUAJ TURP POLITIK: 120 deputetë hanë 2 milionë euro, populli hanë zhgënjim!

Asyet e mundura qe Ukraina do të detyrohet t’i “nënshtrohet” Rusisë

Kur masa e pezullimit sfidon parimin e propocionalitetit-rasti Balluku dhe pasojat për shtetin e së drejtës

Çipa: “Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë: një skenë politike e pasigurt”

Kosova Times May 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Zbulimi i naftës në Shpirag, përfitimet mund të shkojnë deri në 8 milionë euro në ditë

Kosova Times Kosova Times March 5, 2023
Disa nga rekrutët ukrainas në lindje refuzojnë të qëllojnë mbi rusët, pohon komandanti i tyre
Bajrami: LVV nuk mund ta përdorë më 2.1 milionëshin për të më sulmuar mua
Osmani: Kosova dhe Holanda të përkushtuara për bashkëpunim të thelluar
Qëllohet një person në parking te “Mavrovka”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?