By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki
May 18, 2025
Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune
May 18, 2025
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka
May 18, 2025
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë
May 18, 2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Harresa shoqërore dhe institucionale e dëshmorit Zejnullah Berisha!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Harresa shoqërore dhe institucionale e dëshmorit Zejnullah Berisha!
Opinion

Harresa shoqërore dhe institucionale e dëshmorit Zejnullah Berisha!

Kosova Times
Last updated: 2023/05/19 at 11:50 AM
Kosova Times Published May 19, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Sëmundja e harresës apo shlyerja e trurit, nga vende të ndryshme të botës është duke u trajtuar si sëmundje e shekullit, e emërtuar në gjuhën internacionale mjekësore “Alcaimer”.

Alcaimeri i shoqërisë kosovare, i ardhur si pasojë e egoizmit njerëzor, injorancës dhe urrejtjes ndaj njëri-tjetrit, shërimin duhet ta gjejë brenda vetvetes e jo diku tjetër.

Kush është Zejnullah Berisha?

Zejnullah (Nazmi) Berisha ka lindur më 13.09.1973 në Graboc të Poshtëm, i vrarë nga forcat serbe më 26 Mars të vitit 1999 tek rrethi në Fushë-Kosovë. Tradita atdhetare e Zejnullah Berishës është e lashtë, ai e kishte të burgosur gjyshin Haxhiun në kohen e Rankoviqit për vrasje të serbëve, axhën Fidaimin të rrahur në vitin 1991, po ashtu babin Nazmiun dhe axhën Hysniun të rrahur dhe torturuar gjatë luftës në tetorin e vitit 1998.

Gjaku i derdhur i dëshmorit Zejnullah Berisha nuk është vetëm gjak personal, por është gjak i derdhur ndër breza i familjes Berisha për lirinë e atdheut.

Përveqse e pafalshme, është edhe e pandershme të harrohet dhe injorohet familja atdhetare Berisha nga Graboci i Fushë Kosovës, e cila u sakrifikua gjeneratë pas gjenerate deri tek Zejnullahu në moshën 26 vjeçare, i vrarë në marsin e vitit 1999 nga forcat pushtuese serbe në Fushë Kosovë.

Sipas të dhënave të xhaxhait të Zejnullahut, diku rreth orës 10 të datës 26 mars 1999 të rrethrrotullimi i Fushës Kosovës, një grup paramilitarësh e kanë marrë Zejnullahun në prezencën e prindit të tij, e kanë futë në një xhip të blinduar dhe e kanë zbrit të shkolla “Mihail Grameno”. Aty fillimisht e kanë maltretuar dhe më pas e kanë masakruar bashkë me një grup të rinjsh shqiptarë. Më pas policia i ka marrë nga aty trupat e pajetë dhe i ka dërguar në Spitalin e Prishtinës. Pas mbajtjes disa ditore në Morg të Spitalit i kanë varros në një varrezë masive në lagjen Dragodan të Prishtinës.

Me të marr vesh prindërit për këtë, menjëherë kanë shkuar për t’i zhvarrosur, por OSB-ja nuk i ka lejuar pa verifikim përmes analizave të ADN-së. Kësisoj, pas një kohe relativisht të gjatë, i kanë ftuar prindërit për marrjen e trupave, të cilët më pas i kanë varrosur në Fushë Kosovë.

Kërkohet nderim më i madh kombëtar për dëshmorët

Kjo është e mundur të arrihet përmes respektimit të vlerave të njëri-tjetrit, përmes dashurisë, solidaritetit, humanizmit dhe respektimit të traditave tona fisnike kulturore dhe kombëtare.

Varri i dëshmorit Zejnullah (Nazmi) Berisha dhe të tjerëve kanë mbetur në harresën e të gjithëve. Përveç familjarëve, i paprekur dhe i pa vizituar nga askush tani e 24 vite më parë!

“Të vetmit jemi ne familjarët që kohë pas kohe i sjellim lule të freskëta dhe shuajmë mallin me Zejnullahun. Jemi të indinjuar thellë në institucionet komunale dhe ato shtetërore të cilët trajtimin e dëshmorëve të lirisë sonë po e bëjnë në mënyrë selektive; dikujt i ndërtohen lapidare dhe komplekse memoriale më paratë e taksa paguesve, ndërsa dikush tjetër po harrohet dhe anashkalohet nga kujtesa shoqërore siq është rasti i Zejnullah Berishës e shumë të tjerëve që ranë heroikisht në përballje më forcat serbe. Mbase Zejnullahu sot do të ishte i gjallë sikur të bënte atë që i kishin kërkuar paramilitarët serb, që ai fillimisht të këndonte në gjuhën serbe për “Serbinë e Madhe” apo të thoshte; “Rroftë Millosheviqi”, por në vend të kësaj ai me guxim të paparë ua kishte kthyer; “Coftë Milloshi”, gjë e cila i kushtoj me jetë”, përfundon rrëfimin xhaxhai i dëshmorit, Fidaim Berisha, ish veprimtar dhe mësimdhënës i shkollës fillore në Graboc të Poshtëm, paralele kjo e ndarë e shkollës fillore “Zejnel Salihu” e Bardhit të Madh.

Gjaku i harruar i dëshmorëve

Padyshim së harresa e dëshmorit të lavdisë sonë kombëtare në radhë të parë është shoqërore, por edhe politike. Së pari nuk ishte dashtë të harrohet nga shoqëria duke u nisur qytetarët e deri tek drejtuesit e komunës së Fushë Kosovës.

Mirëpo përgjegjësia më e madhe morale bie mbi institucionet komunale, pastaj dhe tek ato shtetërore, të cilat, dëshmorët dhe martirët e shtetit të Kosovës po i trajtojnë sipas përkatësisë partiake, rajonale dhe zonale.

Ky shkrim le të shërbejë si thirrje në ndërgjegjen e çdo qytetari të komunës së Fushë Kosovës dhe më gjerë, së heronjtë dhe dëshmorët nuk janë të asnjë partie politike, feje apo rajoni, janë të të gjithëve, janë të shtetit të Kosovës.

Andaj përkujdesja ndaj varrezave të dëshmorëve është shprehje e respektit ndaj veprës së tyre, dashurisë ndaj atdheut dhe shprehje e nivelit kulturor të shoqërisë sonë në përgjithësi.

Familjarët e Zejnullahut dhe të tjerëve kërkojnë nga institucionet komunale që të ngritët një Pllakë Përkujtimore me emrat e të gjithë dëshmorëve tek rrethi në Fushë Kosovë si dhe të përjetësohen në emra rrugësh gjithandej qytetit, në përkujtim të krimeve dhe masakrave serbe në këtë komunë.

You Might Also Like

A është demokracia në Kosovë iluzion që vetëm të privilegjuarit mund ta rezervojnë?

Edi Rama; si një “Ajatullah” i ri “enverian” i shqiptarëve!

Faleminderit Aurela!

Kosova është zemra e kombit shqiptar

Ja pse shoqëria kosovare nuk është e shkëputur nga mendësia mesjetare e kulteve të krye fisit

Kosova Times May 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

De Ligt: Gjyqtari më kërkoi falje, e pranoi gabimin gjatë golit tim

Kosova Times Kosova Times May 9, 2024
Një tregtar droge i falur nga Putin u bë nënkryetar i fondit pro-qeveritar
Stoltenberg: Nuk ka ndryshim të qëndrimit bërthamor të Rusisë
Spahiu: Skeqet me element dhune në shkolla-akt skandaloz
Thesari i dinarit është në Leposaviq
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?