By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kina shpalos planin ambicioz për zhvillimin e Azisë Qendrore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kina shpalos planin ambicioz për zhvillimin e Azisë Qendrore
Rajon / Botë

Kina shpalos planin ambicioz për zhvillimin e Azisë Qendrore

Kosova Times
Last updated: 2023/05/19 at 12:15 PM
Kosova Times Published May 19, 2023
Share
SHARE

Presidenti kinez Xi Jinping paraqiti të premten një plan ambicioz për zhvillimin e Azisë Qendrore. Ky plan përfshin ndërtimin e infrastrukturës dhe zgjerimin e tregtisë, duke shënuar daljen e Kinës si një lider i ri në një rajon që historikisht ka rënë brenda sferës së ndikimit të Rusisë.

Duke iu drejtuar Samitit Kinë-Azi Qendrore i organizuar në Kinën veriperëndimore, presidenti Xi shprehu gatishmërinë e Kinës për të lidhur strategjitë e zhvillimit me Kazakistanin, Kirgizinë, Taxhikistanin, Turkmenistanin dhe Uzbekistanin.

Ai theksoi promovimin e modernizimit për të gjitha këto vende.

“Ky samit i ka dhënë një shtysë të re zhvillimit dhe rivitalizimit të gjashtë qarqeve dhe ka instaluar energji të fortë pozitive në paqen dhe stabilitetin rajonal”, tha Xi në një konferencë shtypi me homologët e tij të Azisë Qendrore.

“Ne do të punojmë së bashku për të kultivuar një model të ri bashkëpunimi që është reciprokisht i dobishëm”, tha ai.

Duke u përfshirë në mënyrë aktive, Kina e ka pozicionuar veten si një kryesuese në garën për ndikim politik dhe akses në burimet e energjisë në rajonin e Azisë Qendrore. Për Kinën, një gjë e tillë është bërë më e lehtë për shkak se Rusia është e preokupuar me luftën në Ukrainë, si dhe për shkak të pranisë së reduktuar të ShBA-së në rajon, si rezultat i tërheqjes së forcave nga Afganistani.

Pesë republikat ish-sovjetike në Azinë Qendrore i ofrojnë Kinës rrugë alternative transporti për karburant, ushqim dhe mallra të tjera në rast të ndërprerjeve në rajone të tjera.

Angazhimet e mbështetjes dhe bashkëpunimit të bëra gjatë samitit dy-ditor shërbejnë si një kontrast i fortë me portretizimin “negativ” të Kinës gjatë samitit të fundit të liderëve të Grupit të Shtatë (G7) në Japoni

Mbështetja e Kinës për Azinë Qendrore duket se është gjithashtu një kundërpeshë ndaj akuzave të ShBA-së për diplomacinë e saj shtrënguese.

Xi tha se Kina dhe vendet e Azisë Qendrore duhet të thellojnë besimin dhe të ofrojnë “mbështetje të qartë dhe të fortë” për interesat thelbësore si sovraniteti, pavarësia, dinjiteti kombëtar dhe zhvillimit afatgjatë.

Ai nuk përmendi Ukrainën, e cila ashtu si vendet e Azisë Qendrore, ishte pjesë e Bashkimit Sovjetik.

“Kina është e gatshme të ndihmojë vendet e Azisë Qendrore të përmirësojnë zbatimin e ligjit, sigurinë dhe ndërtimin e aftësive të tyre mbrojtëse”, tha ai.

Tregti dhe investime

Xi deklaroi se Kina planifikon të përmirësojë marrëveshjet dypalëshe të investimeve dhe të rrisë vëllimin e eksporteve të mallrave me rajonin.

Ai tha se do të inkurajojë bizneset e financuara nga Kina në Azinë Qendrore për të krijuar më shumë vende pune, për të ndërtuar fabirka dhe për të nisur një linjë të veçantë të trenave që synon promovimin e turizmit.

“Për të forcuar bashkëpunimin tonë dhe zhvillimin e Azisë Qendrore, Kina do t’u sigurojë vendeve të Azisë Qendrore një total prej 26 miliardë juanë (3.5 miliardë euro) mbështetje financiare dhe grante”, tha Xi.

Xi theksoi nevojën për të përshpejtuar ndërtimin e Linjës D të tubacionit të gazit natyror Kinë-Azi Qendrore.

Ai bëri thirrje gjithashtu për rritjen e tregtisë së naftës dhe gazit midis Kinës dhe Azisë Qendrore, zhvillimin e bashkëpunimit energjetik në industri të ndryshme dhe nxitjen e bashkëpunimit në burimet e reja të energjisë dhe përdorimin paqësor të energjisë bërthamore.

Kina mbështet gjithashtu ndërtimin e një korridori transporti ndërkombëtar ndër Detin Kaspik dhe synon të forcojë zhvillimin e qendrave të transportit për shërbimet e trenave të mallrave Kinë-Evropë, tha Xi.

You Might Also Like

Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”

Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat

“Bota Serbe”, vëllai i “Botës Ruse”. Ëndrrat e Vulinit, një admirues i Kremlinit

Ukraina ka emëruar ushtarë të rinj të përfshirë në vrasjet e Bucha-s.

Kompani izraelite: Na kontaktoi një përfaqësues i hajdutit nga Luvri

Kosova Times May 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Ç’kah do të marrë demokracia më 2024? Trump mund ta ketë përgjigjen

Kosova Times Kosova Times December 23, 2023
Ish-zëvendëspresidenti Pence mund të dëshmojë në gjyq kundër Trumpit
BE: Çdo përjashtim i partive bie ndesh me parimet demokratike
ZKA: Platforma e-Kosova rrezikon integritetin dhe saktësinë e të dhënave
Tahiri: Rruga për Podujevë bërë si në Kandahar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?