By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 20 dhjetor 2025
December 20, 2025
Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati
December 19, 2025
Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit
December 19, 2025
Miliona përdorues të bankomateve do të marrin kompensim nga Visa dhe Mastercard
December 19, 2025
Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Libri “Tmerri ka emër”, kontribut i çmuar në dokumentimin e keqtrajtimit të të burgosurve në Serbi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Kurti: Libri “Tmerri ka emër”, kontribut i çmuar në dokumentimin e keqtrajtimit të të burgosurve në Serbi
Lajme

Kurti: Libri “Tmerri ka emër”, kontribut i çmuar në dokumentimin e keqtrajtimit të të burgosurve në Serbi

Kosova Times
Last updated: 2023/05/19 at 2:32 PM
Kosova Times Published May 19, 2023
Share
SHARE

Nën vazhdën e aktiviteteve gjatë ditës së sotme, në pamundësi për të qenë vetë i pranishëm në përurimin e librit “Tmerri ka Emër” (Kujtime lufte, burgu e qëndrese) të autorit Asllan Selimi, Kryeministri Kurti ka uruar autorin në fjalë i cili me librin e tij ka dëshmuar të vërtetën mbi vuajtjet dhe sakrificat e të gjithë të burgosurve që patën fatin të përjetojnë ankthet e tmerrit në burgjet serbe.

Para të pranishmëve, fjalën e kryeministrit e lexoi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Hydajet Hyseni, njëherësh anëtar i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës. Ky organizim u realizua në mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani në Prishtinë”.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti

I nderuar shok i burgut dhe i vuajtjeve, z. Asllan Selimi,

E nderuara familje Selimi,

Të nderuara familje të dëshmorëve, martirëve dhe të rënëve për liri, invalidë e veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

Të nderuar të pranishëm,

Zonja dhe zotërinj,

Në pamundësi që të marr pjesë në këtë promovim të librit, më lejoni të shpreh admirimin tim të pafund për punën dhe angazhimin e palodhshëm që Asllani ka bërë duke na sjellë librin e duhur në kohën e duhur. Sot më shumë se kurrë na duhet ky format librash për të dëshmuar të vërtetën mbi vuajtjet dhe sakrificat e një brezi të tërë idealistësh që fatin e tyre e lidhën përjetësisht me fatin e popullit.

Libri “Tmerri ka Emër” i autorit, ish- të burgosurit politik dhe të mbijetuarit të masakrës së Dubravës, z. Asllan Selimi, është dëshmi autentike e radhës e cila na rikthen memorien tonë kolektive të atyre viteve që nuk guxojnë të harrohen. Përmes këtij libri, shoku ynë i burgjeve Asllan Selimi sjell përjetimet jo vetëm të tijat, por të gjithë të burgosurve të shumtë që patën fatin të përjetojnë ankthet e tmerrit në burgjet serbe.

Libri dëshmi e ditar “Tmerri ka Emër” është edhe një kontribut i çmuar në dokumentimin (madje në hollësi) e ekzekutimeve masive e gjenocidale të të burgosurve shqiptar në burgun e Dubravës, torturat dhe keqtrajtimit ndaj të burgosurve shqiptar si dhe shpirtin liridashës të të burgosurve politikë që nuk thyhej e nuk dorëzohej para mizorive të shumta të ushtruara gjithandej në burgjet serbe.

Asllani me këtë libër po shlyen një obligim të cilin ia pati dhënë vetës qysh kur ishte prapa grilave. Ai po mbante ditar në formë letrash sepse ajo ishte mënyra e vetme dhe më e sigurt për finalizimin e projektit të cilin e kishte filluar qysh atëherë. Tani pas gjithë kësaj kohe, ky libër merr peshë edhe më të madh, mu për shkak të rrethanave nëpër të cilat po kalojmë.

Duke ju përshëndetur edhe njëherë, uroj që të kemi sa më shumë libra të tillë të cilët padyshim se janë historia më e re e shqiptarëve e fundshekullit XX.

Ju faleminderit! /Kosovatimes/

You Might Also Like

Filharmonia e Kosovës nesër me Gala Koncert për Vitin e Ri 2026

Trendet më të mëdha kulturore në vitin 2025: AI slop, estetika e pastër e vajzave dhe çrregullime

Hapet ekspozita me fotografi të Aleksandër Moisiut nga arkivat austriake

Ramë Lahaj emocionon me dy interpretime magjepsëse në Festivalin e Këngës

OEK thirrje partive të formojnë institucionet, pasi vendi rrezikon humbje

Kosova Times May 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Lajçi: 1 Tetori `97 simbol i aktivizmit studentor për lirinë e Kosovës

Kosova Times Kosova Times October 1, 2025
Thyhet objekti i Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Vojvodinës
Harris gëzon shëndet të plotë, thotë mjeku i saj
Brukseli “shkoi” në plazh
Policia jep detaje për armatimin e konfiskuar në Zubin Potok
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?