By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Senati amerikan propozon një projektligj të ri për Ballkanin Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Senati amerikan propozon një projektligj të ri për Ballkanin Perëndimor
Rajon / Botë

Senati amerikan propozon një projektligj të ri për Ballkanin Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2023/05/19 at 12:20 PM
Kosova Times Published May 19, 2023
Share
SHARE

Kryetarja e Nënkomisionit për Evropën në Komisionin për Marrëdhëniet me Politikën e Jashtme të Senatit Amerikan, senatorja Jeanne Shaheen, me mbështetjen e kolegëve të saj nga të dyja partitë politike, propozoi edhe një herë “Projektligjin për Demokracinë dhe Prosperitetin e Ballkanit Perëndimor” në mbledhjen e fundit të Senatit.

Me mbështetjen e senatorëve Roger Wicker, Ben Cardin, Dick Durbin dhe Chris Van Hollen, propozimi i senatores demokrate është promovimi i bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe bashkëpunimi i tyre me ShBA-të në fushën e sigurisë kibernetike dhe qëndrueshmërisë kibernetike, duke pasur parasysh “përpjekjet e dëmshme të Iranit dhe Rusisë për t’i bërë vendet e rajonit objektivin e tyre”.

Sipas një deklarate nga faqja e internetit e senatores Shaheen, ligji mbështet “stabilitetin demokratik dhe zhvillimin ekonomik të rajonit, përmes iniciativave në infrastrukturë, tregti dhe antikorrupsion, duke përfshirë formalizimin ligjor të sanksioneve, me qëllim që të pengohen aktorët që udhëheqin aktivitete destabilizuese”.

Ligji hyri sërish në procedurën e Senatit të enjten, pak para seancës dëgjimore të Komisionit për Marrëdhëniet me Politikën e Jashtme për Ballkanin Perëndimor.

Pothuajse i njëjti grup senatorësh e propozoi Ligjin në mbledhjen e fundit të Senatit, por nuk u miratua.

“Ruajtja e paqes dhe forcimi i demokracisë në Ballkan është me rëndësi kyçe për sigurinë dhe stabilitetin evropian, veçanërisht në kohën kur lufta e paprovokuar e Putinit në Ukrainë vazhdon”, tha Shaheen.

“Ligji im dypartiak do të forcojë tregtinë dhe investimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Ballkanit Perëndimor, do të zhdukë korrupsionin, do të kodifikojë sanksionet kundër aktorëve destabilizues dhe do të dërgojë një sinjal të fortë dypartiak se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara ndaj partnerëve tanë në rajon”, tha senatorja demokrate.

“Ballkani është shtëpia e një trashëgimie kulturore të larmishme dhe rëndësia e tij gjeopolitike vazhdon të rritet”, tha senatori republikan Roger Wicker.

Wicker shtoi se “pushtimi brutal rus i Ukrainës nënvizon rëndësinë e partneriteteve tona ballkanike”.

“Miratimi i këtij projektligji do të shërbente si një deklaratë e qartë, dypartiake e angazhimit të Shteteve të Bashkuara për të forcuar partneritetet tona diplomatike në rajon”, tha ai.

Ligji parashikon krijimin e një nisme rajonale për konkurrencën tregtare dhe ekonomike, kodifikimin e dy udhëzimeve ekzistuese ekzekutive për vendosjen e sanksioneve për korrupsionin dhe kërcënimet ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Gjithashtu, projektligji synon nisjen e një iniciative për luftimin e korrupsionit, e cila do ta drejtonte Sekretarin e Shtetit të ShBA-së për t’i ofruar asistencë teknike të gjitha vendeve në zhvillimin e strategjive kombëtare për të luftuar korrupsionin.

You Might Also Like

Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të

Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse

VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet

Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

Kosova Times May 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vuçiq: Serbia ka gjashtë miliardë euro në llogarinë e saj

Kosova Times Kosova Times September 26, 2024
Rreth 220 mijë ushtarë rusë vdiqën në Ukrainë
Kryeministri i Letonisë njofton dorëheqjen
Moti sot i vranët, me intervale me diell dhe reshje shiu
Gjelle qengji me vezë dhe limon
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?