By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ambasada e Ukrainës në Belgjikë po monitoron rastin e vrasjes së dy ukrainasve
June 7, 2025
Kompania italiane e naftës dhe gazit Eni mbyll zyrën e saj ne Rusi
June 7, 2025
`The Guardian`: Shqipëri-Serbi ngjall kujtimet e 2014-s
June 7, 2025
Osmani: Suksesi i ushtarakëve tanë në SHBA forcon rrugën drejt integrimit
June 7, 2025
Kurti takon kryetarin e VATRA-s: Zë i fuqishëm për çështjen shqiptare
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja thekson rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese për Shkupin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja thekson rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese për Shkupin
Rajon / Botë

ShBA-ja thekson rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese për Shkupin

Kosova Times
Last updated: 2023/05/19 at 8:50 PM
Kosova Times Published May 19, 2023
Share
SHARE

Ndryshimet kushtetuese ndoshta duken të vogla, por politikisht janë shumë të vështira, andaj për Maqedoninë e Veriut është e rëndësishme të dëgjojë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë pas këtij procesi. Kështu deklaroi më 18 maj Derek Chollet, këshilltar i Departamentit amerikan të Shtetit në seancën dëgjimore për Ballkanin Perëndimor në Komitetin për punë të jashtme të Senatit.

“Ajo që duhet ta dëgjojnë nga të gjithë ne, është mbështetja jonë që t’i bëjnë këto ndryshime, që do të dukeshin të vogla, por politikisht janë mjaft të vështira, e kjo do të ndihmojë që të zhbllokohet faza e ardhshme e procesit të tyre për aderim në Bashkimin Evropian”, tha Chollet kur u pyet se cilat do të jenë përfitimet që do t’i ketë Maqedonia e Veriut me hyrjen në Bashkimin Evropian.

Kurse, Gabriel Escobar, i dërguar i Posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, tha se ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në preambulë ndonëse paraqesin hap të vështirë, janë të domosdoshme.

Ai theksoi se opozitës nuk i kërkohet të mbështesë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, por rrugën euroatlantike të vendit.

“Kjo është marrëveshja më e mirë që kemi marrë. Është e arsyeshme, mendoj tani për tani, dhe ne duhet të ecim përpara sa më shpejt të jetë e mundur. Prandaj, shpresoj që të gjitha palët e spektrit politik t’i mbështesin ndryshimet e nevojshme në mënyrë që të mund të ecim përpara në avancimin e kandidaturës së Maqedonisë së Veriut”, u shpreh Escobar.

Ai nuk e fshehu shqetësimin e tij në rast të mosmiratimit të ndryshimeve kushtetuese, duke nënvizuar se kjo do të ishte një porosi për BE-në se Shkupi ka dilema për sa i përket së ardhmes si pjesë e BE-së.

Opozita thotë se nuk do t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese nën diktatin e Bullgarisë

Me gjithë thirrjet nga zyrtarët e lartë të ShBA-së dhe BE-së, partia maqedonase në opozitë, VMRO DPMNE, mbetet në qëndrimin se nuk do t’i votojë ndryshimet kushtetuese, siç u shprehën, nën diktatin e Bullgarisë.

“VMRO-DPMNE nuk planifikon të lëvizë asnjë milimetër sa i përket çështjes së ndryshimeve kushtetuese. Kërkesat janë aspektet për të mbrojtur identitetin tonë, e jo në këto kushte dhe këtë diktat bullgar”, tha nënkryetari i VMRO DPMNE-së, Timço Mutsunski.

Megjithëkëtë, kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski shpreson se opozita do t’i bashkohet bllokut pro-evropian.

Duke folur në kuadër të Komitetit qendror të partisë së tij më 18 maj, Kovaçevski tha se edhe nëse VMRO-ja nuk i bashkohet bllokut pro-evropian si tërësi, ai beson se ka individë nga kryesia e saj dhe deputetë, që dëshirojnë që vendi të vazhdojë rrugëtimin drejt BE-së.

Në Maqedoninë e Veriut është formuar grupi i ekspertëve për ndryshimet kushtetuese për hartimin e amendamenteve që kanë të bëjnë me preambulën për përfshirjen e pakicës bullgare në të, si popull shtetformues.

Përfshirja e bullgarëve në preambulë është pjesë e marrëveshjes që është arritur me Bullgarinë në qershor të vitit 2022, për zgjidhjen e kontesteve që kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe të kaluarën historike ndërmjet dy vendeve.

Por, në këtë grup punues VMRO DPMNE-ja vazhdon të refuzojë pjesëmarrjen.

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë ka theksuar se mospjesëmarrja përfaqësuesve të VMRO DPMNE-së në grupin punues për ndryshimet kushtetuese nuk e dëmton procesin.

Njohësit e çështjeve politike thonë se qëndrimi kundër ndryshimeve kushtetuese do t’i sjellë pikë negative kësaj partie kundrejt faktorit ndërkombëtar deri në izolimin e tërësishëm.

“VMRO DPMNE mund t’i prishë raportet me faktorin ndërkombëtar nga mungesa e kurajës për të bërë një lëvizje që është e dobishme për shoqërinë edhe për shtetin, pavarësisht se çfarë ndikimi do të këtë ky vendim tek elektorati i kësaj partie. Pra, pasojat do të jenë të këqija jo vetëm në relacion me faktorin ndërkombëtar, por edhe në relacion të bashkëpunimit me subjektet politike shqiptare këtu, pasi qëndrimi i shqiptarëve lidhur me këtë çështje është me qëndrimin e partnerëve tanë euroatlantikë, veçanërisht me ata të ShBA-së”, thotë për REL-in Albert Musliu nga Instituti për Zhvillimin e Demokracisë.

You Might Also Like

Ambasada e Ukrainës në Belgjikë po monitoron rastin e vrasjes së dy ukrainasve

Kompania italiane e naftës dhe gazit Eni mbyll zyrën e saj ne Rusi

Ukrainasit rrëzojnë Su-35 rus mbi Kursk, publikohet video

Demokratët e Senatit i bëjnë thirrje Trumpit të përballet me Putinin për luftën kundër Ukrainës

Në Spanjë, 48 persona u arrestuan, u sekuestruan pothuajse katër ton kokainë

Kosova Times May 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ushtria e Malit të Zi bëhet me dronë

Kosova Times Kosova Times July 8, 2024
Arrestohet një grup kriminal ndërkombëtar për qarkullim të parave të falsifikuara
Policia po i heton dyshimet për shpërthimin e një granate në veri
Rusia emëron komandant të përgjithshëm për luftën në Ukrainë
Ursula von der Leyen, sot vjen në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?