By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Humbje e mandateve edhe burg… Çka nëse për 30 ditë nuk konstituohet Kuvendi?
July 5, 2025
Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?
July 4, 2025
Protesta në gjithë Serbinë
July 4, 2025
Pse Rusia e konsideron njohjen e talebanëve më shumë sesa diplomaci
July 4, 2025
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kusari-Lila: Ligji për zgjedhjet unifikoi partitë, kontribuoni në FS
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kusari-Lila: Ligji për zgjedhjet unifikoi partitë, kontribuoni në FS
Lajme

Kusari-Lila: Ligji për zgjedhjet unifikoi partitë, kontribuoni në FS

Kosova Times
Last updated: 2023/05/20 at 1:40 PM
Kosova Times Published May 20, 2023
Share
SHARE

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, deklaroi se Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme që pritet të rregullojë edhe votimin e shtetasve kosovarë që jetojnë jashtë Kosovës ka unifikuar partitë politike dhe pritet të marrë mbështetjen e të gjitha partive në Kuvend.

Këtë deklarata, Kusari-Lila e bëri në konferencën “Diaspora flet” që u mbajt në Kuvendin e Kosovës e që morën pjesë shqiptarë që jetojnë nga 15 shtete të ndryshme. Gjithashtu, ajo kërkoi ndihmën e diasporës edhe për Fondin Sovran (FS).

Duke u ndalur tek Ligji i ri për zgjedhjet, ku diaspora pritet të votojë edhe fizikisht në ambasadat e konsullatat e Republikës së Kosovës në vende të ndryshme, Kusari-Lila u shpreh se të gjitha partitë kanë luajtur një rol konstruktiv.

“Ka qenë një prej premtimeve tona dhe një angazhim i grupit punues në reformën zgjedhore dhe për këtë në veçanti më duhet të them që rol konstruktiv kanë luajtur të gjitha partitë, është një proces në të cilën jemi shumë të kënaqur sepse nuk kemi pasur dallime, se pozitë dhe opozitë kemi punuar bashkë në secilin nen dhe dispozitë e cila është prezantuar me ndryshime nga ajo çfarë ishte apo çfarë është aktualisht ligji zgjedhor dhe ekziston një dakordim i përgjithshëm që të gjitha partitë do e mbështesin”, deklaroi Kusari-Lila.

Po ashtu, shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, kërkoi ndihmën edhe për Fondin Sovran, projektligji i të cilit është në fazën e diskutimeve.

Ajo tha se Fondi Sovran parasheh që vlerën dhe forcën ekonomike të Kosovë të çojë në një stad të ri.

“Tashmë na duhet që pesha e shtetit tonë të ketë edhe komponenten ekonomike dhe pasuritë e vendit qofshin ato natyrore dhe njerëzore ta arrijnë në një dimension tjetër dhe ju jeni pasuria jonë, pasuria kombëtare e cila në aspektin intelektual dhe profesional ka mundësi tepër të madhe të inkuadrimit, prej angazhimit në strukturën e Fondit Sovran të gjithë ata që kanë përvojë në fonde investime e deri tek angazhimi drejtpërdrejt me kapital në bonet të cilat do të transmetohen nga Fondi Sovran”, deklaroi Kusari-Lila.

Në konferencën e sotme (e shtunë) “Diaspora flet” me organizim të “Gremin” foli edhe kryeparlamnetari Glauk Konjufca.

You Might Also Like

Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën

Kurti pret deputetët britanikë, diskutohet bashkëpunimi ekonomik e siguria

Osmani takon Arifin, bisedon për konstituimin e Kuvendit

Edhe LDK i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për seancën e konstituive

Durmishi: Filloi betonimi i dy urave të reja në veri të Mitrovicës

Kosova Times May 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Presidenti i Hungarisë vjen për vizitë në Serbi

Kosova Times Kosova Times October 27, 2024
Rusia krijoi një kanal sekret tregtar me Indinë për të blerë pajisje për luftën në Ukrainë
Sipas nutricionistëve, një lloj peshku është më i shëndetshmi për zemrën, enët e gjakut dhe linjën e hollë
A është e mundur të njihet Krimeja si ruse? Çfarë thonë ligjet
Zvicra nxjerr jashtë Serbinë, gol Shaqiri, Xhaka kacafytet me serbët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?