By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mosmarrëveshja midis 4 anetareve te nje familje mbi perandorinë 8 miliardëshe të themeluar nga gjyshi i tyre grek
December 18, 2025
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Humbja e valëve të internetit të ‘Valës’, Telekomi tregon arsyen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Humbja e valëve të internetit të ‘Valës’, Telekomi tregon arsyen
Lajme

Humbja e valëve të internetit të ‘Valës’, Telekomi tregon arsyen

Kosova Times
Last updated: 2023/05/22 at 6:14 PM
Kosova Times Published May 22, 2023
Share
SHARE

Që nga e premtja qytetarët të cilët përdorin shërbimet e internetit të operatorit telefonik të Telekomit, “Vala” janë përballur me probleme në funksionim të tij.

Telekomi ka njoftuar se këto probleme janë për shkak të ndërrimit të platformave ekzistuese për zgjerim të kapacitetit.

Ata thonë se për shkak të kësaj janë afektuar shërbimet e internetit 2G dhe 3G, ndërsa janë duke punuar në tejkalimin e problemeve.

“Të premten, në kuadër të aktiviteteve për zgjerimin e kapaciteteve për rrjetin 4G, të cilat veçse janë rritur për rreth 25%, pati një afektim të pjesshëm në platformat e tjera të shërbimeve të internetit 2G dhe 3G. Sigurisht, kjo krijoi shqetësime të arsyeshme te konsumatorët tanë, shqetësime të cilat janë adresuar dhe është punuar e po punohet pa u ndalur për tejkalimin e plotë të tyre”, thuhet në njoftim.

Sipas Telekomit, “fushatat joparimore” dhe “dramatike të porositura” nuk do të zhvendosin fokusin për rimëkëmbje të Telekomit të Kosovës.

“Njëkohësisht, është e qartë se fushatat joparimore dhe të porositura për interesa të caktuara, çfarëdo qofshin ato, nuk do të arrijnë të zhvendosin fokusin tonë nga rimëkëmbja e Telekomit të Kosovës, përmes një projekti gjithëpërfshirës  të ristrukturimit dhe investimeve i cili tashmë është në fazën e implementimit. Efektet e këtij procesi do të vërehen qysh në muajt e ardhshëm”- deklaruan nga operatori telefonik, “Vala”.

Nga Telekomi kanë bërë të ditur se janë duke trajtuar me kujdes të gjitha ankesat e qytetarëve.

Njoftimi i plotë i Telekomit të Kosovës:

TELEKOMI ZGJERON PLATFORMËN PËR 4G, AFEKTOHEN PËRKOHËSISHT PLATFORMAT 2G dhe 3G

Nevojat e konsumatorëve tanë për shërbime të internetit janë në rritje të vazhdueshme. Për t’i përballuar këto kërkesa dhe të gjitha kërkesat tjera, aktualisht Telekomi ka hyrë në fazën e ndërrimit të platformave ekzistuese, të cilat si pasojë e mungesës së investimeve teknologjike prej mbi 8 vite, nuk kanë më kapacitet të mjaftueshëm për ta përballuar rritjen e kërkesave për shërbime të avancuara të internetit.

Falë investimeve shumëmilionëshe për modernizim të rrjetit dhe platformave tona teknologjike, në këtë fazë po bëhen përpjekje që të rriten kapacitetet, ashtu që konsumatorët tanë të mund të shfrytëzojnë sa më mirë shërbimet tona përmes ofertave shumë të favorshme.

Të premten, në kuadër të aktiviteteve për zgjerimin e kapaciteteve për rrjetin 4G, të cilat veçse janë rritur për rreth 25%, pati një afektim të pjesshëm në platformat e tjera të shërbimeve të internetit 2G dhe 3G. Sigurisht, kjo krijoi shqetësime të arsyeshme te konsumatorët tanë, shqetësime të cilat janë adresuar dhe është punuar e po punohet pa u ndalur për tejkalimin e plotë të tyre.

Ne jemi kompani e telekomunikacionit, pasuri e publikut dhe në shërbim të publikut. Edhe njëherë, jemi në fazë intensive të ndërrimit të platformave ekzistuese me ato të fjalës së fundit në teknologjinë telekomunikuese. Si edhe deri më tani edhe në këtë periudhë po i trajtojmë me kujdesin më të madh të gjitha ankesat e qytetarëve dhe shpresojmë në mirëkuptimin e tyre dhe adresimin e menjëhershëm te ne të çdo shqetësimi që ata e kanë lidhur me shërbimet tona.

Njëkohësisht, është e qartë se fushatat joparimore dhe të porositura për interesa të caktuara, çfarëdo qofshin ato, nuk do të arrijnë të zhvendosin fokusin tonë nga rimëkëmbja e Telekomit të Kosovës, përmes një projekti gjithëpërfshirës të ristrukturimit dhe investimeve i cili tashmë është në fazën e implementimit. Efektet e këtij procesi do të vërehen qysh në muajt e ardhshëm.

Për me tepër, me qytetarët/konsumatorët tanë, në shërbim të të cilëve jemi 24/7, edhe përkundër këtyre fushatave dramatike të cilat sheshit e favorizojnë konkurrencën, do të ruajmë marrëdhënien e besimit të ndërsjellë të cilën e krijuam përgjatë vështirësive të cilat i kaluam bashkë, e që erdhën si pasojë e një menaxhimi të keq, mos investimi të gjatë në teknologji dhe mirëmbajtje të platformave si dhe abuzimit me pronën publike në të kaluarën e afërt.

Duke i falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin, ne shprehim bindjen se vetëm falë tyre, besnikërisë dhe mirëkuptimit të tyre, Telekomi i Kosovës do të mund të rimëkëmbet dhe do t’u kthehet atyre përmes shërbimeve që ata i kërkojnë dhe meritojnë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Eurostat publikon çmimet e ushqimeve në Evropë. Ku janë më të shtrenjtat dhe ku më të lira?

Çmimet në prag të festave të fundvitit, qytetarët ankohen

OEK-u i kërkon BE-së të heqë masat ndaj Kosovës

Ndahen çmimet ‘Ide të ndritshme për një të ardhme të gjelbër’

Punëtorët e KEK-ut protestojnë për rritje pagash

Kosova Times May 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani: Përgjatë çdo etape të shtetndërtimit, mbështetja e Danimarkës për Kosovën ka qenë e palëkundur

Kosova Times Kosova Times May 15, 2024
Erdogan zotohet për “zhdukje” të rrjetit të Gulenit pas vdekjes së klerikut
Greqia prezanton mundësinë e një jave pune gjashtëditore. “Është barbare”
Kryeziu: Kosova s’ka pranuar e as s’është pajtuar për kurrfarë autonomie
Forbes: Deripaska punësoi ish-agjent të FBI-së për të hetuar Potanin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?