By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aktakuzë ndaj një personi për fajde dhe organizim të bixhozit të paligjshëm
August 8, 2025
SHBA paralajmëron Kosovën: Ngërçi politik po rrezikon investimet amerikane
August 8, 2025
LBK: Kriza po i kushton Kosovës mbi 1.2 milionë euro në ditë
August 8, 2025
Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 58 raste brenda javës
August 8, 2025
Kurti: Ofruam dy kompromise, s’ka pasur hapa nga pala tjetër
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Republika e Kosovës, shteti ynë që po ngritët, po forcohet dhe i cili nuk harron dhe nuk fal asnjë krim të luftës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Republika e Kosovës, shteti ynë që po ngritët, po forcohet dhe i cili nuk harron dhe nuk fal asnjë krim të luftës
Lajme

Kurti: Republika e Kosovës, shteti ynë që po ngritët, po forcohet dhe i cili nuk harron dhe nuk fal asnjë krim të luftës

Kosova Times
Last updated: 2023/05/22 at 2:12 PM
Kosova Times Published May 22, 2023
Share
SHARE

Në një ngjarje të rëndësishme historike si 24-vjetori i masakrës në Burgun e Dubravës, e pashmangshme ishte edhe vizita e kësaj Qendre Korrektuese nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Në fjalën e tij, kryeministri Albin Kurti, fillimisht ngriti lart figurat historike të Adem Demaçit, që vuajti 28 vite burgosje dhe Ukshin Hotit që kaloi nëpër burgje nga viti 1981 deri më 1999, kur dhe u zhduk po në burgun e Dubravës më 16 maj 1999, fare pak ditë para masakrës që sot po e përkujtojmë.

Para të pranishmëve, kryeministri shtoi se të burgosurit politikë shqiptarë në Jugosllavi, ishin një kategori më vete që nuk mund të injorohej dhe as të shmangej, gjë e cila u dëshmua në luftën e fundit, kur shteti i Serbisë i grumbulloi mbi 980 të burgosur politikë shqiptarë nga të gjitha burgjet, duke i grumbulluar në burgun e Dubravës, për t’i eliminuar.

“Ky plan dhe kjo “zgjidhje përfundimtare” e ideuar nga Serbia, e bëri burgun e Dubravës një lloj kampi përqendrimi politik, për të burgosurit politikë shqiptarë. Qëllimi ishte jo vetëm eliminimi i tyre politik, por edhe zhdukja e tyre fizike. Se çka ndodhi në burgun e Dubravës mes 19 majit dhe 24 majit të vitit 1999, më së miri e kanë rrëfyer dhe na e rrëfyen edhe sot dëshmitarët e atyre ngjarjeve, të burgosurit e mbijetuar të masakrës në burgun e Dubravës, që fatmirësisht janë shumë“, tha kryeministri.

Ndonëse të burgosurit e mbijetuar, sikurse Enver Dugolli, Nait Hasani, Ukë Thaçi, Asllan Selimi e të tjerë autorë, e kanë rrëfyer historinë e masakrës në burgun e Dubravës deri në detaje bashkë me emrat e atyre që kryen këtë krim lufte, kryeministri shtoi se ata ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë, përkundër dëshmive dhe dëshmitarëve.

Tutje, ai vlerësoi se kjo vizitë përveç për ta kujtuar masakrën e kryer nga Serbia mbi të burgosurit shqiptarë këtu, është edhe për ta denoncuar këtë krim lufte të kryer nga shteti serb, ngase Republika e Kosovës është shteti ynë që po ngritët e po forcohet dhe i cili nuk harron dhe nuk fal asnjë krim të bërë gjatë luftës.

“Lavdi për të gjithë të burgosurit të vrarë në masakrën në burgun e Dubravës dhe secilës jetë të dhënë në rrugën tonë për lirinë e Kosovës!”, tha në fund kryeministri Kurti.

Në vizitën në Dubravë, bashkë me kryeministrin Kurti ishin edhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu si dhe Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Aktakuzë ndaj një personi për fajde dhe organizim të bixhozit të paligjshëm

LBK: Kriza po i kushton Kosovës mbi 1.2 milionë euro në ditë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 58 raste brenda javës

Podujeva bëhet me shërbimin e hemodializës, investim mbi 340 mijë euro

Arrestohen dy persona për vjedhje të pyllit në Zveçan

Kosova Times May 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi në Krivoy Rog

Kosova Times Kosova Times July 31, 2023
Kurti merr pjesë në ceremoninë e 30-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës
Aktakuzë për pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale huliganizmi
Horoskopi ditor per diten e enjte
Inteligjenca britanike: Rusia humbi të paktën 100 avionë ushtarakë në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?