By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Doktor Hysni Aliu nga Finlanda me thirrje serioze për lidershipin kosovar për krijimin e institucioneve të reja
June 30, 2025
Serbia shtyn nënshkrimin e kontratës së gazit me Rusinë
June 30, 2025
Fuçia e barutit në Kaukazin e Jugut
June 30, 2025
Konflikti midis Azerbajxhanit dhe Rusisë
June 30, 2025
Ministria e Jashtme ruse njofton bllokimin e 15 mediave evropiane në përgjigje të sanksioneve
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca: Barazia gjinore mbetet sfidë evidente
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca: Barazia gjinore mbetet sfidë evidente
Lajme

Konjufca: Barazia gjinore mbetet sfidë evidente

Kosova Times
Last updated: 2023/05/23 at 2:32 PM
Kosova Times Published May 23, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në konferencën rajonale të organizuar nga Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kuvendin e Kosovës, në bashkëpunim me UNFPA-në, lidhur me perspektivën parlamentare për barazinë gjinore dhe qëndrueshmërinë demografike në Ballkanin Perëndimor.

Në fjalimin e tij hyrës, kryeparlamentari Konjufca duke e cilësuar këtë konferencë si shumë të rëndësishme dhe të dobishme për të kaluar sfidat e barazisë gjinore, përmendi faktin se krahasuar me të kaluarën, rolet sociale të burrave dhe grave në shoqëri kanë pësuar ndryshime.

Ai tha se në periudhën që po jetojmë, falë politikave përkrahëse ndaj grave, pjesëmarrja e tyre në tregun e punës është rritur dukshëm, por sfidat janë ende shumë evidente.

Për më tepër, Konjufca tha se Kosova në aspektin legjislativ e ka të rregulluar çështjen e barazisë gjinore, pasi që ky problem është jetik dhe se nuk ka progres të vendit pa u arritur caku ideal i barazisë.

“Kosova, në kuptimin e kornizës ligjore, e ka të mishëruar përkushtimin për barazi gjinore, luftimin e diskriminimit dhe paragjykimit në bazë gjinore, si dhe respektimin e plotë të konventave ndërkombëtare për të drejtat e grave. Natyrisht, gjithmonë ka hapësirë për përmirësim e avancim në këtë drejtim. Por ajo që e sfidon vazhdimisht këtë strukturë të mirë – ndërtuar ligjore, janë barrierat tradicionale e normat kulturore. Politikat e bashkërendimit të punës dhe jetës familjare në mënyrë të barabartë mes burrave dhe grave janë më shumë se kurrë të nevojshme për të luftuar diskriminimin gjinor dhe për të siguruar barazi të mirëfilltë mes burrave dhe grave”, ka shtuar kryetari Konjufca.

Konjufca fjalimin e tij e përmbylli me sugjerimin e intensifikimit të përpjekeve institucionale, duke kërkuar kështu të merrën të gjitha masat e nevojshme legjislative dhe masa të tjera të nevojshme që të adresohen mangësitë dhe sfidat që prekin politikat përkrahëse për familjet.​

You Might Also Like

Doktor Hysni Aliu nga Finlanda me thirrje serioze për lidershipin kosovar për krijimin e institucioneve të reja

Shoqëria civile kërkon zhbllokimin e Kuvendit

Fejza: LVV nuk po e zvarrit konstituimin e Kuvendit

MASHT publikon rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria 68.6%

Aktakuzë ndaj personit që ushtroi profesionin e mjekut pa diplomë

Kosova Times May 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina thotë se ushtria ruse ka shënuar sukses në Bahmut

Kosova Times Kosova Times March 30, 2023
Haxhiu: Skandal pas skandali, prokuroria të hetojë rastin e sotëm të vdekjes së pacientit
Dy gazetarë rusë ikin nga Moska
“I gjithë personeli janë gjyshër.” Pothuajse gjysma e ushtarëve të rinj me kontratë në ushtrinë ruse janë mbi 50 vjeç
Abdixhiku: Shërbyesit publikë meritojnë paga të dinjitetshme – do t’i sigurojmë në javën e parë të qeverisjes sonë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?