By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia parandalon kontrabandimin me mallra në Han të Elezit
October 26, 2025
Veshalli: Për herë të parë një rom propozohet për vendimmarrje në Qeveri
October 26, 2025
Haxhiu: Klubi i Stërvjetëruar Politik pamundësoi votimin e Kurtit
October 26, 2025
Ligji i ri për barnat, qytetarët ankohen për rritje çmimesh në barnatore
October 26, 2025
Me makinë shuan jetrat e tërë familjes(VIDEO)
October 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OKB bën thirrje për respektim të armëpushimit në Sudan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > OKB bën thirrje për respektim të armëpushimit në Sudan
Rajon / Botë

OKB bën thirrje për respektim të armëpushimit në Sudan

Kosova Times
Last updated: 2023/05/23 at 4:33 PM
Kosova Times Published May 23, 2023
Share
SHARE

I dërguari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Sudanin u bëri thirrje gjeneralëve të vendit të respektojnë një armëpushim shtatëditor që filloi të hënën mbrëma. Ai shprehu shqetësimin për përshkallëzimin e tensioneve etnike në konflikt, duke theksuar se kjo mund ta çojë Sudanin në një luftë të zgjatur dhe të përhapur.

Volker Perthes i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së se konflikti, i cili filloi më 15 prill, nuk ka treguar shenja të ngadalësimit pavarësisht gjashtë deklaratave të mëparshme të armëpushimit nga të dyja palët.

Të gjitha armëpushimet e mëparshme janë shkelur.

Armëpushimi i së hënës është i shtati që shpallet që nga shpërthimi i konfliktit mes ushtrisë sudaneze.

Duke folur disa orë përpara fillimit të armëpushimit, Perthes u bëri thirrje të dyja palëve t’i ndalojnë luftimet në mënyrë që ndihma humanitare e nevojshme të shkojë te personat në nevojë dhe civilët që kanë mbetur në mes të fushëbetejës, të largohen të sigurt.

Perthes e quajti marrëveshjen për armëpushim “një zhvillim i mirëpritur”, por paralajmëroi se “luftimet dhe lëvizjet e trupave kanë vazhduar edhe sot, pavarësisht angazhimit të të dyja palëve për të mos ndjekur avantazhin ushtarak përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi”.

Perthes akuzoi të dy palët ndërluftuese për shpërfillje të ligjeve të luftës duke sulmuar shtëpitë, dyqanet, tempujt e besimtarëve dhe infrastrukturën e ujit dhe energjisë elektrike.

“Objektet shëndetësore po shemben dhe më shumë se dy të tretat e spitaleve janë të mbyllura, shumë punonjës të kujdesit shëndetësor janë vrarë, furnizimet mjekësore po mbarojnë dhe objektet shëndetësore thuhet se përdoren si pozicione ushtarake”, tha ai.

Raportet e dhunës seksuale ndaj grave dhe vajzave, po ndiqen nga OKB-ja, tha ai.

“Raportet e plaçkitjeve të shfrenuara të shtëpive dhe bizneseve sudaneze, frikësimi, ngacmimi dhe zhdukja me forcë e banorëve janë thellësisht shqetësuese”, tha Perthes, duke shtuar se ambientet, rezidencat dhe magazinat e OKB-së gjithashtu janë plaçkitur.

Ai tha se aktiviteti kriminal është shtuar nga lirimi i mijëra të burgosurve dhe përhapja e armëve të lehta.

Intensiteti i dhunës ka qenë veçanërisht i rëndë si në kryeqytetin Kartum, ashtu edhe në rajonin perëndimor të Darfurit, ku Forcat e Mbështetjes së Shpejtë (RSF) kanë një prani të konsiderueshme të armatosur.

Është raportuar se mbi 700 persona, përfshirë 190 fëmijë, kanë humbur jetën tragjikisht dhe rreth 6.000 njerëz janë plagosur. Për më tepër, më shumë se 1 milion persona janë zhvendosur, me një numër të konsiderueshëm që raportohet se janë të zhdukur.

Dimensioni etnik i konfliktit, veçanërisht në rajonin e trazuar të Darfurit, ka ngritur shqetësim të madh.

Dhuna shpërtheu fillimisht në kryeqytet, Kartum, më 15 prill midis fraksioneve rivale ushtarake, që po luftojnë për kontrollin e Sudanit – shtetit të tretë më të madh në Afrikë.

Që nga grusht-shteti i vitit 2021, Sudani është udhëhequr nga këshilli i gjeneralëve në krye me dy ushtarakët që aktualisht po luftojnë: gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, që është kreu i forcave të armatosura dhe presidenti i shtetit, dhe zëvendësi i tij, gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, që udhëheq Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.

You Might Also Like

Me makinë shuan jetrat e tërë familjes(VIDEO)

Pse u zhduk shpejt lajmi për dëbimin e diplomatit rus në draft dokument?

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhjen në muzeun e Luvrit

Putin: Rusia testoi Burevestnik, një raketë kruz me fuqi bërthamore

WDR: Rusia ka ngritur një bazë spiunazhi në një traget që u fundos në Detin Baltik 30 vjet më parë

Kosova Times May 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Nuk mori ftesë në dasmën e Arbana Osmanit, ja çfarë thotë Zhaklin Lekatari

Kosova Times Kosova Times June 17, 2023
Kurti: Letra e ligjvënësve na përforcon përkushtimin për shtensionim në veri
Trump: Negociatat për t’i dhënë fund luftës fillojnë menjëherë. Reagimet nga Putin, Zelensky, BE…
Turqia i ka ndaluar eksportuesit e saj që të shesin produkte amerikane në Rusi
Amerika vendosi sanksione ndaj bashkëpunëtorit më të ngushtë të Orbanit. “Ai është i përfshirë në korrupsion”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?