By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Humbje e mandateve edhe burg… Çka nëse për 30 ditë nuk konstituohet Kuvendi?
July 5, 2025
Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?
July 4, 2025
Protesta në gjithë Serbinë
July 4, 2025
Pse Rusia e konsideron njohjen e talebanëve më shumë sesa diplomaci
July 4, 2025
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
July 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja vendos një rund të ri të sanksioneve ndaj Koresë së Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja vendos një rund të ri të sanksioneve ndaj Koresë së Veriut
Rajon / Botë

ShBA-ja vendos një rund të ri të sanksioneve ndaj Koresë së Veriut

Kosova Times
Last updated: 2023/05/23 at 8:08 PM
Kosova Times Published May 23, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara më 23 maj vendosën një rund të ri sanksionesh të lidhura me Korenë e Veriut.

Në listën e sanksioneve janë vendosur katër organizata dhe një individ për përfshirjen e tyre në fshehjen e fondeve dhe në aktivitete dashakeqe kibernetike, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

Një individ, i identifikuar si Kim Sang Man, dhe kompania për bashkëpunim të teknologjisë së informacionit, Chinyong – me seli në Korenë e Veriut – u sanksionuan nga ShBA-ja dhe Koreja e Jugut, për shkak të aktivitetit të tyre në fushën e teknologjisë informative, tha Thesari.

Koreja e Veriut mbikëqyrë mijëra punëtorë të teknologjisë informative në mbarë botën, por shumica e tyre janë të vendosur në Kinë dhe Rusi, tha Thesari. Këta punëtorë “gjenerojnë të ardhura që i kontribuojnë programeve të armëve të shkatërrimit në masë dhe programeve të raketave balistike”.

Këta punëtorë fshehin identitetin e tyre, vendndodhjen dhe prejardhjen e tyre dhe përdorin dokumente të rreme për të aplikuar për punë, thanë autoritetet amerikane.

Tri grupet e tjera të sanksionuara nga Uashingtoni – Qendra Kërkimore 110, Universiteti i Automatizmit në Penjian dhe Byroja e Zbulimit Teknik – paraprakisht ishin sanksionuar nga Koreja e Jugut për përfshirjen e tyre në operacionet kibernetike dhe gjenerimin e paligjshëm të të ardhurave, me të cilat mbështetej programi i armëve të shkatërrimit në masë i Koresë së Veriut, tha Thesari amerikan.

“Veprimet e sotme vazhdojnë të vënë në pah operacionet e gjera e të paligjshme kibernetike dhe të punonjësve të teknologjisë informative të Koresë së Veriut, që financojnë armët e paligjshme të shkatërrimit në masë të regjimit dhe programet e tij të raketave balistike”, u tha në njoftimin e Thesarit.

Thesari theksoi se Byroja e Zbulimit Teknik udhëheqë përpjekjet e sulmeve kibernetike të Koresë së Veriut dhe mbikëqyrë departamente që janë të lidhura me Grupin Lazarus.

Lazarus është akuzuar se ka kryer një prej vjedhjeve më të mëdha në histori të kriptovalutave në mars të vitit 2020. Ky grup pretendohet se ka vjedhur kriptovaluta në vlerë prej rreth 620 milionë dollarësh.

You Might Also Like

Pse nuk po funksionon plani i Kremlinit për të rritur shkallën e lindjeve?

Protesta në gjithë Serbinë

Pse Rusia e konsideron njohjen e talebanëve më shumë sesa diplomaci

I zgjedhuri pro-Kievit merr komandën e forcave amerikane në Evropë

Eurodeputetët i bëjnë thirrje SHBA-së të vazhdojë armatosjen e Ukrainës

Kosova Times May 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

E konfirmon Ambasada Amerikane: O’Brien dhe Eichhorst sot në Prishtinë

Kosova Times Kosova Times October 21, 2024
Barazohet rezultati në ‘Zahir Pajaziti’
Pse kuzhinierët mbajnë dorëza të zeza dhe tatuazhe?
Blinken: Një moment kritik për Ukrainën në luftën kundër Rusisë
BE-ja miraton agjendat e reformave të Kosovës dhe katër shteteve tjera për Planin e Rritjes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?