By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plazhi “që duhet parë patjetër” ka rregulla që jo të gjithëve do t’u pëlqejnë
June 7, 2025
Tarifa e hyrjes për Ada e Bunës 2025: Gjithçka që duhet të dini
June 7, 2025
Në bregdetin e Adriatikut: A është kjo pishina natyrore më e bukur në botë?
June 7, 2025
Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri
June 7, 2025
Zgjedhen top dhjetë plazhet më të bukura në Evropë
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Si po e ndihmon SHBA-ja Ukrainën që të sigurojë avionë luftarakë?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Si po e ndihmon SHBA-ja Ukrainën që të sigurojë avionë luftarakë?
Rajon / Botë

Si po e ndihmon SHBA-ja Ukrainën që të sigurojë avionë luftarakë?

Kosova Times
Last updated: 2023/05/23 at 9:00 AM
Kosova Times Published May 23, 2023
Share
SHARE

Uashingtoni edhe një herë i është nënshtruar presionit të aleatëve evropianë dhe liderëve të Ukrainës dhe është pajtuar që të ofrojë armë më të sofistikuara për të ndihmuar në përpjekjet e luftës të Kievit.

Këtë radhë bëhet fjalë për avionët luftarakë F-16.

Ukraina për një kohë të gjatë ka kërkuar që t’i ofrohen avionë të sofistikuar, teksa Rusia po vazhdon pushtimin e këtij shteti, pushtim që tashmë është në vitin e dytë. Dhe ky plan i ri hap derën që disa shtete të furnizojnë Ukrainën me avionët e gjeneratës së katërt dhe për SHBA-në që të ofrojë ndihmë për të trajnuar pilotët. Presidenti amerikan, Joe Biden, ua ka paraqitur këtë marrëveshje udhëheqësve botërorë gjatë samitit në Hiroshima të Japonisë.

Deri më tani, SHBA-ja nuk ka ofruar detaje dhe tha se vendime se kur, kush dhe sa avionë F-16 do t’i jepen Ukrainës, do të bëhen publike në muajt në vazhdim, ndërkaq trajnimet pritet të nisin së shpejti.

Detajet lidhur me trajnimet po ashtu janë të pakta. Zyrtarët amerikanë, që kanë folur në kushte anonimiteti, thanë se detajet e këtij plani ende nuk mund të bëhen publike.

Megjithatë, me këtë vendim, administrata Biden ka bërë një kthesë të madhe, pasi paraprakisht për më shumë se një vit kishte refuzuar që të miratonte çdo dërgesë të avionëve apo të ofronte trajnime, për shkak të shqetësimeve se diçka e tillë do të mund të përshkallëzonte tensionet me Rusinë. Zyrtarët amerikanë po ashtu kanë argumentuar kundër dërgimit të avionëve F-16, duke thënë se trajnimi i pilotëve se si të operojnë me këto fluturake të avancuara, por edhe mbështetja logjistike, do të ishin një proces i vështirë që do të merrte disa muaj kohë.

Më poshtë mund të mësoni më shumë për këta avionë dhe pse SHBA-ja fillimisht kishte nguruar që t’i dërgonte, por edhe çfarë dihet dhe çfarë jo për vendimin e ri.

Presidenti amerikan, Joe Biden.

LEXONI EDHE KËTË:

Biden përkrah planin për trajnim të pilotëve ukrainas për aeroplanët luftarakë F-16

Pse Ukraina dëshiron avionë luftarakë F-16?

Ukraina ka bërë presion që të marrë avionë perëndimorë që në fazën e parë të luftës, duke insistuar se avionët e sofistikuar do t’i jepnin avantazh në luftë dhe do t’i mundësonin që të godiste forcat ruse.

Pothuajse një vit më parë, dy pilotë fluturakë ukrainas, që kërkuan të identifikoheshin vetëm me nofkat e luftës “Moonfish” dhe “Juice”, u takuan me gazetarët në Uashington për t’i bindur se pse ishte e rëndësishme për Ukrainën që të merrte avionë F-16 – të prodhimit amerikanë -, duke theksuar se këta lloj avionësh kanë radarë të avancuar, sensorë dhe aftësi më të mëdha raketore.

Bombarduesi amerikan B-52 duke fluturuar së bashku me një avion ukrainas MiG-29. Ukrainë, gusht 2020.

LEXONI EDHE KËTË:

Pse Ukrainës i duhen avionët e huaj?

Në shkurt, ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksiy Reznikov, mbajti në duar fotografinë e një avioni kur ai u pyet në Bruksel se çfarë ndihme ushtarake ka nevojë shteti i tij. Më herët gjatë këtij muaji, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një vizite që zhvilloi në Gjermani, u bëri thirrje aleatëve që të formojnë një “koalicion për avionët luftarakë”, që do t’i mundësonte Ukrainës të kishte avionë luftues, të domosdoshme, sipas tij, për t’iu kundërvënë dominimit që Rusia ka në qiell.

Liderët ukrainas kanë argumentuar se avionët F-16 janë shumë më superiorë sesa flota e avionëve, të periudhës sovjetike, që Ukraina ka aktualisht në përdorim. Në përgjigje të këtyre kërkesave, SHBA-ja ka gjetur mënyra të tjera për të ndihmuar Ukrainën, duke i dhuruar aftësi të tjera të avancuara ushtarake, por jo avionë.

Për shembull, inxhinierët në forcat ajrore amerikane kanë gjetur mënyra për të modifikuar raketën tokë-ajër HARM, në mënyrë që kjo lloj arme të mund të bartet dhe të lëshohet nga avionët MiG që përdor Ukraina. Kjo raketë dhe sistemi i shënjestrës që ka, mundëson që avionët të identifikojnë radarët tokësorë të armiqve dhe t’i shkatërrojnë ata.

Pse ka nguruar SHBA-ja?

Për muaj të tërë, sa herë që janë pyetur publikisht zyrtarët amerikanë – duke filluar nga Biden dhe zyrtarët e tjerë më të ulët – vazhdimisht kishin refuzuar dërgimin e avionëve F-16 në Ukrainë. Po ashtu, SHBA-ja kishte refuzuar që të lejonte shtetet e tjera të eksportojnë avionët e tyre Falcons në Ukrainë.

Javën e kaluar, Zelensky sërish përsëriti dëshirën e tij për posedimin e avionëve F-16 dhe modeleve të tjera. Po ashtu, në fillim të javës së kaluar, edhe zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, u pyet nëse SHBA-ja kishte ndryshuar qëndrim sa i përket avionëve F-16, por ai u përgjigj “jo”.

Në muajt e fundit, Biden ishte pyetur disa herë për këtë çështje dhe ai po ashtu kishte refuzuar që të autorizonte dërgimin e avionëve F-16. Më herët gjatë këtij viti, kur u pyet pse refuzon dërgimin e tyre, Biden u përgjigj: “Sepse ne duhet t’i mbajmë këta avionë këtu”.

Zyrtarët amerikanë në Pentagon kishin insistuar se ndihma ushtarake që SHBA-ja po i jepte Ukrainës ishte e bazuar në atë se çfarë shteti kishte nevojë më shumë për të zhvilluar luftën. Prandaj, theksi ka qenë i vendosur në dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe në miliona raketa, por edhe municion – teksa Ukraina përgatitet për kundërofensivën e madhe pranverore.

Një tjetër arsye e rëndësishme për këtë refuzim është shqetësimi i vazhdueshëm se dërgimi i këtyre avionëve luftarakë në Ukrainë do të zemëronte rusët, do të provokonte presidentin rus, Vladimir Putin, dhe me gjasë do të përshkallëzonte luftën.

Pse ndryshoi qëndrimi amerikan?

Pavarësisht këtyre shqetësimeve, SHBA-ja ka dëshmuar vazhdimisht se gjatë luftës mund të ndryshojë mendjen.

Në fillim, SHBA-ja kishte nguruar të dërgonte në Ukrainë sistemet raketore Patriot, raketat me rreze të gjatë veprimi apo tanke. Në secilin rast, Uashingtoni ndryshoi qëndrim pas presionit të aleatëve dhe u pajtua që të dërgonte armë gjithnjë e më të avancuara.

Një prej shembujve të fundit ishte edhe dërgimi i tankeve M1A1 Abrams. Për muaj të tërë, SHBA-ja deklaroi se tanket Abrams ishin shumë të ndërlikuar dhe kërkonin shumë mbështetje logjistike që të përdoreshin nga trupat ukrainase. Por, pas rritjes së presionit nga shtetet evropiane që dëshironin t’i dërgonin Ukrainës tanket e tyre, SHBA-ja në fund u pajua që të dërgonte në Ukrainë 31 tanke Abrams. Trajnimi për përdorimin e këtyre tankeve pritet të nisë së shpejti.

Miratimi për F-16 ka qenë një proces i gjatë dhe i ngadalshëm. Pavarësisht presionit publik – për muaj të tërë – nuk kishte asnjë lëvizje sa i përket çështjes së avionëve F-16 dhe Pentagoni në mars solli dy pilotë të forcave ajrore të Ukrainës në bazën e Gardës Kombëtare në Tuskon të Arizonës, për t’i familjarizuar ata me avionët F-16 dhe për t’iu treguar se si trajnohen pilotët për këta avionë.

Zyrtarët amerikanë kishin refuzuar që ta diskutonin këtë ngjarje publikisht, por privatisht ata kishin deklaruar se dy pilotët ukrainas fluturuan me avionë simulues F-16 dhe kuptuan se si bëheshin trajnimet. Forcat ajrore amerikane ndërkaq morën informacione se sa kohë do t’i duheshin një piloti ukrainas me përvojë që të mësonte të fluturonte avionët F-16 dhe sisteme të tjera të avancuara. Zyrtarët erdhën në përfundim se një trajnim i tillë mund të bëhej për rreth katër muaj, nëse veçse pilotët ishin të trajnuar për të operuar me avionët e tyre të epokës sovjetike.

Çfarë nuk dihet ende?

Sipas zyrtarëve amerikanë, Biden u tha liderëve në Japoni se SHBA-ja do të marrë pjesë në trajnimet për F-16, dhe vendimi për të furnizuar Ukrainën me këta lloj avionësh do të merrej më vonë.

Zyrtarët ende thanë se nuk është e qartë nëse SHBA-ja thjesht do të lejojë shtetet e tjera të dërgojnë F-16 në Ukrainë, apo edhe vetë SHBA-ja do të dërgojë avionë të tillë. Ende nuk ka vlerësime se sa avionë do të ofrohen ose kur. Zyrtarët që kanë njohuri në këtë çështje thanë se nuk ka kohë që këta avionë të përfshihen në kundërofensivën ukrainase gjatë pranverës.

Përderisa zyrtarët thanë se trajnimet do të nisin së shpejti, ende nuk është e qartë se ku do të mbahen ato, sa pilotë do të trajnohen dhe sa do të zgjasë procesi.

Forcat ajrore amerikane kanë dy flota në Evropë: një në Itali dhe një në Gjermani. SHBA-ja në mënyrë të vazhdueshme dërgon në bazat në Evropë avionë F-16.

You Might Also Like

Demokratët e Senatit i bëjnë thirrje Trumpit të përballet me Putinin për luftën kundër Ukrainës

Në Spanjë, 48 persona u arrestuan, u sekuestruan pothuajse katër ton kokainë

Një shtetas amerikan u përpoq të bashkohej me shërbimin e inteligjencës gjermane, informoi BND-ja CIA-n

Rusia sulmoi Ukrainën me 215 dronë, qyteti Kharkov është në flakë

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times May 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Qeveria ruse nuk lejoi një kompani turke të blinte biznesin e prodhuesit të fundit të huaj të birrës në Rusi

Kosova Times Kosova Times August 6, 2024
Dodik pas vizitës së drejtorit të CIA-s në Bosnje: Shkëputja s’ka qenë kurrë politikë e RS-së
Japonia vendosi sanksione kundër 80 kompanive dhe 100 individëve nga Rusia
Shefi i ushtrisë ukrainase dhe ministri i Mbrojtjes e vizitojnë vijën e frontit
Ministria e Shëndetësisë bën thirrje për kujdes të shtuar ndaj vapës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?