By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Wallace në Kiev bisedon për dërgesat e armëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Wallace në Kiev bisedon për dërgesat e armëve
Rajon / Botë

Wallace në Kiev bisedon për dërgesat e armëve

Kosova Times
Last updated: 2023/05/24 at 6:32 PM
Kosova Times Published May 24, 2023
Share
SHARE

Ministri i Mbrojtjes i Britanisë, Ben Wallace, është takuar në Kiev me homologun e tij ukrainas, Oleksiy Reznikov, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës.

Vizita në Kiev e Wallace më 24 maj ishte e paparalajmëruar.

Kjo vizitë e zyrtarit të lartë britanik vjen një ditë para takimit virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, që përbëhet prej dhjetëra shtete që kanë mbështetur Kievin në luftën kundër pushtimit rus, që ka nisur në shkurt të vitit të kaluar.

“Biseduam për trajnimin që po vazhdon të ushtarëve tanë në territorin britanik, për prioritetet kryesore dhe për rëndësinë e këtyre trajnimeve. Patëm mundësinë që të takoheshim me pilotët që janë trajnuar në Britani dhe veçse janë treguar të suksesshëm në operimin me Storm Shadow”, tha Reznikov përmes një deklarate të publikuar në ueb-faqen e ministrisë.

Wallace theksoi se raketat me rreze të gjatë veprimi, Storm Shadow, që Britania i ka dhënë Ukrainës, ishin armët e para të këtij lloji që Kievi ka pranuar.

“Ne u kemi ofruar këto lloje armësh për shkak të përdorimit të vazhdueshëm të raketave me rreze të gjatë veprimi nga ana e Rusisë. Moska përdor këto armë për të shënjestruar civilët dhe infrastrukturën kritike civile”, citohet të ketë thënë Wallace.

Më 23 maj, Reznikov kishte zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, i cili i ofroi homologut të tij ukrainas informacionet e fundit lidhur me përpjekjet e Uashingtonit për ta ndihmuar Ukrainën.

Ndërkaq, në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës pritet të diskutohet për mënyrat se si të vazhdohet ndihma për Ukrainën dhe për të forcuar mbrojtjen ajrore, tha Pentagoni.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, shtetet perëndimore i kanë ofruar armë dhe municione Ukrainës që të përballet më mirë me forcat ruse. Së fundmi, Uashingtoni është pajtuar që pilotët ukrainas të trajnohen për përdorimin e avionëve luftarakë F-16, por ende nuk është bërë e ditur nëse ShBA-ja do të dërgojë avionë të tillë në Kiev.

Ukraina vazhdimisht ka kërkuar avionë modernë luftarakë për t’iu kundërvënë dominimit në qiell që ka Rusia.

You Might Also Like

Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç

Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj

Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Joseph: Nëse rusët do të interesoheshin për Serbinë, do t’ia shisnin NIS-in, topi është në fushën e Vuçiçit dhe kjo është pika e kthesës

Kosova Times May 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani e Kurti shprehin ngushëllime pas tragjedisë në Zagreb

Kosova Times Kosova Times December 20, 2024
80-vjetori i Lidhjes së Shkrimtarëve
Gjeloshaj: BE, NATO dhe Kosova, `vija të kuqe` të qëndrimit tim në Qeveri
Kaosi me mbeturina në kryeqytet, Rama liron nga detyra drejtorin e Shërbimeve Publike
Szunyog: BE-ja mbetet e palëkundur në forcimin e partneritetit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?