By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna
November 3, 2025
Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës
November 3, 2025
Arab News nis botimin në gjuhën shqipe- një hap i rëndësishëm për praninë ndërkombëtare të Kosovës
November 3, 2025
Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar në Durrës
November 3, 2025
Këshilltari regjional i FMN-së viziton ATK-në
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koreja e Jugut dhe ShBA zhvillojnë stërvitje pranë kufirit me Korenë e Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Koreja e Jugut dhe ShBA zhvillojnë stërvitje pranë kufirit me Korenë e Veriut
Rajon / Botë

Koreja e Jugut dhe ShBA zhvillojnë stërvitje pranë kufirit me Korenë e Veriut

Kosova Times
Last updated: 2023/05/25 at 3:56 PM
Kosova Times Published May 25, 2023
Share
SHARE

Ushtria e Koresë së Jugut dhe ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të fillojnë stërvitjet masive dhe manovrat ushtarake pranë kufirit me Korenë e Veriut të enjten, pavarësisht paralajmërimit të shtetit të izoluar komunist se nuk do të lejojë diçka të tillë, pasi e percepton si një ushtrim armiqësor në pragun e kufirit të saj.

Stërvitjet e planifikuara për të enjten, të cilat janë të parat nga pesë rundet e planifikuara nga aleatët deri në mes të qershorit, përkujtojnë 70-vjetorin e aleancës ushtarake midis Seulit dhe Uashingtonit.

Koreja e Veriut është përgjigjur tradicionalisht ndaj stërvitjeve të rëndësishme mes dy shteteve aleate, duke kryer teste që përfshijnë raketa dhe armë të tjera.

Që nga fillimi i vitit 2022, Koreja e Veriut ka kryer mbi 100 testime raketore. Shteti ka pohuar se testimi i saj intensiv ishte në përgjigje të rritjes së stërvitjeve ushtarake të kryera nga SHBA dhe Koreja e Jugut.

Megjithatë, ekspertët besojnë se objektivi i Koresë së Veriut është të rrisë aftësitë e saj të armëve dhe të fitojë kushte më të favorshme nga rivalët e saj në negociatat e mundshme të ardhshme diplomatike.

Manovrat ushtarake mes ShBA-së dhe Koresë së Jugore, të quajtura “stërvitjet e kombinuara të fuqisë së zjarrit të asgjësimit”, janë mbajtur 11 herë që nga fillimi i tyre në vitin 1977, sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut.

Zyrtarët e ministrisë thanë se stërvitjet e këtij viti do të përfshijnë avionë luftarakë të avancuar, helikopterë sulmues, tanke dhe sisteme të shumta lëshimi raketash. Nuk dihej menjëherë se sa trupa do të marrin pjesë, por stërvitjet e mëparshme që u mbajtën në vitin 2017 tërhoqën rreth 2,000 ushtarë dhe 250 mjete armësh nga të dy vendet.

Përmes një njoftimi të mëparshëm, Ministria e Mbrojtjes tha se stërvitjet kanë për qëllim të përmirësojnë aftësitë e kombinuara të performancës operacionale të aleatëve.

Në një samit muajin e kaluar, presidenti i ShBA-së Joe Biden dhe presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol njoftuan hapa për të përforcuar aftësitë e tyre parandaluese, siç janë ankorimi periodik i nëndetëseve amerikane të armatosura me armë bërthamore në Korenë e Jugut; forcimi i ushtrimeve të përbashkëta stërvitore; dhe ngritja e një grupi të ri për këshillim bërthamor.

Biden ka paralajmëruar në mënyrë të prerë se çdo sulm bërthamor i Koresë së Veriut ndaj ShBA-së ose aleatëve të saj do të “rezultojë në fundin e çfarëdo regjimi” të ndërmarrë një veprim të tillë.

You Might Also Like

VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’

Kallas: Koha për të përfunduar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnje

Kosova Times May 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nesër mblidhet Kuvendi, vazhdon procesi i konstituimit

Kosova Times Kosova Times April 16, 2025
Sa vjeç është truri juaj? Bëni testin dhe shikoni nëse plaket shumë shpejt
Horoskopi ditor për 8 Mars 2025!
Maloku: Jemi duke u angazhuar për realizimin e obligimeve tona që dalin në rrugën e integrimeve evropiane
Xhelili: Jam befasuar me ata që befasohen për qëndrimin e Kurtit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?