By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 dhjetor 2025
December 14, 2025
Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro
December 13, 2025
Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur
December 13, 2025
Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës
December 13, 2025
Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministri i BPZhR-së, Faton Peci nënshkruan UA për kafshët shoqëruese
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Ministri i BPZhR-së, Faton Peci nënshkruan UA për kafshët shoqëruese
Bujqësi

Ministri i BPZhR-së, Faton Peci nënshkruan UA për kafshët shoqëruese

Kosova Times
Last updated: 2023/05/25 at 1:25 PM
Kosova Times Published May 25, 2023
Share
SHARE

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në mëngjesin e sotëm nënshkroi Udhëzimin Administrativ për kushtet dhe kërkesat teknike që duhet plotësuar nga strehimoret e kafshëve shoqëruese, akt ky ligjor i cili ua përcakton komunave në mbarë territorin e Rep. së Kosovës, kushtet se si duhet t’i trajtojnë kafshët shoqëruese.

Ministri Peci me këtë rast tha se synimi ynë është krijimi i ambienteve të sigurta për fëmijët dhe qytetarët tanë në rrugë dhe njëkohësisht edhe përkujdes të duhur për mirëqenien e kafshëve endacake në përputhje më praktikat më të mira ndërkombëtare. “UA për kushtet dhe kërkesat teknike që duhet plotësuar nga strehimoret e kafshëve shoqëruese mes tjerash rregullon edhe këto fushëveprime: Krijimin e një programi për kontrollin e qenve endacak, organizimin e strehimores së kafshëve që do të mbështesë zbatimin e planeve lokale të kontrollit të popullatës së qenve dhe maceve, sigurimin e një lokacioni të sigurt për deponimin e trupave të kafshëve të ngordhura nga Komunat në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. Përmes këtij Udhëzimi Administrativ, përcaktohen në detaje veprimet dhe sjelljet ndaj qenve endacak që nga momenti i kapjes, izolimit, trajtimit, kastrimit, sterilizimit, fazës post-operative, socializimit, adoptimit dhe lëshimit”, theksoi Ministri Peci.

Gjithashtu, ky udhëzim përcakton qartazi kushtet në të cilat do të trajtohen qentë dhe macet; ambientet e ndara për çdo fazë, të përshtatshme me nivel të lartë të higjienës.

Këto strehimore, do të jenë të hapura për qytetarë të cilët do të kenë mundësi që t’i vizitojnë e njëherit edhe të adoptojnë qen apo mace. Po ashtu, në funksion të këtyre strehimoreve, udhëzimi parasheh edhe kujdestarinë, ku qytetarët mund të kenë qasje në çdo kohë e orë për të raportuar çdo eventualitet. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Faton Peci lë postin e ministrit falënderon Kurtin dhe fermerët

Rendimenti më i lartë nis nga fara cilësore

Studimi: Kimikate toksike të gjetura në drithëra dhe bukë në të gjithë Evropën

Kërkesa në rritje për fidane lulesh hibride, sfidë fuqia punëtore

Kurti u premton fermerëve në Konferencën e Mjedrës: Do të jem partner

Kosova Times May 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Fitore e rëndësishme për prizrenasit

Kosova Times Kosova Times December 29, 2024
VV: 14 shkurti 2021, data kur aktivizmi u zgjerua në mjetet e qëllimet e veta për të mirën e atdheut
Nxehtësia në dy pjesë të botës mund të kapërcejë rekordet e temperaturës
Azerbajxhani do të rrisë eksportet e gazit në Evropë për 30 për qind
Pasi grupi i njohur u TËRHOQ, kjo është këngëtarja që do të përfaqësojë Malin e Zi në “Eurovision”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?