By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kongresmeni amerikan: Miratimi i ligjit për Ballkanin Perëndimor është provë se rajoni është ende i rëndësishëm për SHBA-në
December 18, 2025
SHBA-të miratuan Ligjin për Demokracinë në Ballkanin Perëndimor: Kritika të ashpra ndaj politikës serbe nga Kongresi
December 18, 2025
Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë
December 18, 2025
Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë
December 18, 2025
KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime
December 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërvalla në takim me Osmanin: OSBE po bënë punë të admirueshme që e ndihmojnë Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gërvalla në takim me Osmanin: OSBE po bënë punë të admirueshme që e ndihmojnë Kosovën
Lajme

Gërvalla në takim me Osmanin: OSBE po bënë punë të admirueshme që e ndihmojnë Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2023/05/26 at 11:53 AM
Kosova Times Published May 26, 2023
Share
SHARE

Në konferencën e përbashkët të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, me homologun e saj nga Maqedonia Veriore, Bujar Osmani, Gërvalla deklaroi se biseduan për zhvillimet në Kosovë dhe zhvillimet në Evropë e në botë.

“Biseduam për rolin e OSBE-së që luan sot në zhvillimet ë përgjithshme të kontinentit tonë, dhe gjithashtu për rolin që OSBE-ja ka luajtur në Kosovë gjatë të kaluarës por edhe sot”, tha Gërvalla.

Ajo falënderoi ministrin Osmani për të gjithë kontributin që OSBE-ja ka dhënë në të kaluarën.

Gërvalla vuri në pah punën e admirueshme që OSBE-ja bën sot në adresimin e temave të ndryshme të cilat ndihmojnë për një Kosovë më demokratike.

Ministrja Gërvalla tha se Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë të jetë një rajon konflikti, por bashkëpunimi dhe i fqinjësisë së mirë.

Ajo sqaroi se ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në shumë fusha. “U  pajtuam që të thellohet ky bashkëpunim edhe më tej”, tha Gërvalla.

Ajo ka treguar se me Osmanin kanë diskutuar edhe për implementimin e marrëveshjeve që janë arritur në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Biseduam për implementimin e marrëveshjeve në kuadër të Procesit të Berlinit për shkak se Maqedonia e Veriut merret me mbikëqyrjen e implementimit”.

Ministrja Gërvalla deklaroi në këtë konferencë për media se bashkë me homologun nga Shkupi,  kanë konstatuar se Kosova bashkë me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, i kanë ratifikuar marrëveshjet dhe po merrem me implementimin e tyre.

Kurse ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë Veriore , Bujar Osmani, tha se Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme, dhe u dakorduan që duhet të vazhdojnë me dialogun pozitiv dhe bilateral.

Osmani shtoi se janë dakorduar për investime dhe fqinjësi të mirë.

Ministri  Osmani tha se është me rëndësi të ulen tensionet në veri të Kosovës dhe t’i jepet hapësirë dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Ne mbështesim fuqimisht dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha ministri Osmani.

“Siç e kam theksuar edhe në Beograd, është kruciale për ne që ta kalojmë faqen dhe ta shohim të ardhmen së bashku”.

Sipas tij, sa më shumë që  maksimizohet dialogu, aq më shumë  minimizohet konflikti dhe mosmarrëveshjet.

“Dialogu gjithmonë është dëshmuar të jetë i frytshëm dhe në Maqedoninë e Veriut na ka ofruar një mundësi të mirë për të ecur përpara”, duke shprehur kënaqësinë që shteti që përfaqëson, ishte nikoqire e dialogut të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë më 18 mars.

…

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme tè Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Në hyrje të MPJ-së ata kanë realizuar fotografi derisa pas takimit të dy homologët pritet të mbajnë konferencë për medie.

Ministri nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani në ora 10:25 pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani e më pas në ora 11:20 ai do të takohet edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

You Might Also Like

Prokuroria Speciale: Shtatë personat e arrestuar ndalohen për 48 orë

Operacion kundër korrupsionit, arrestohet një ish-ministër dhe disa zyrtarë të lartë në Kosovë

KFOR-i amerikan po vazhdon të kryejë patrullime

PDK në Fushë Kosovë premtoi anëtarësim në BE dhe NATO

Kurti premton 1 miliard euro për investime kapitale

Kosova Times May 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 26 tetor 2024!

Kosova Times Kosova Times October 26, 2024
Conan O’Brien do të udhëheq Oscars në 2026
Uron Konjufca: Do të ruajmë përqendrimin për të arritur më të mirën
Koleksionuesi i video-kasetave për krimet e luftës në Kosovë, kërcënohet nga Serbia
Ligjvënësit republikanë propozojnë 17.6 miliardë dollarë ndihma për Izraelin; lënë jashtë Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?