By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Daçiq kercenon hapur: “Forcat e Armatosura të Serbisë janë në gatishmëri, nuk do të lejojmë viktima serbe për shkak të papërgatitjes së komunitetit ndërkombëtar…”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Daçiq kercenon hapur: “Forcat e Armatosura të Serbisë janë në gatishmëri, nuk do të lejojmë viktima serbe për shkak të papërgatitjes së komunitetit ndërkombëtar…”
Rajon / Botë

Daçiq kercenon hapur: “Forcat e Armatosura të Serbisë janë në gatishmëri, nuk do të lejojmë viktima serbe për shkak të papërgatitjes së komunitetit ndërkombëtar…”

Kosova Times
Last updated: 2023/05/29 at 9:23 AM
Kosova Times Published May 29, 2023
Share
SHARE

“Kemi muaj që jemi në përshkallëzim për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të Albin Kurtit , e cila po shkakton situata konfliktuale, tha për RTS ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq .

Duke komentuar ardhjen e KFOR-it para ndërtesave komunale në veri të Kosovës, Daçiq ka thënë se detyra e KFOR-it ka qenë të parandalojë aktin e njëanshëm të Prishtinës dhe jo të pengojë hyrjen e punonjësve në ndërtesa.

“Tani po i ruajnë kryetarët me pretekstin e ruajtjes së paqes. Duket se po i ruajnë nga pronarët e objekteve, serbët, nga ata që punojnë atje, që janë të punësuar atje. Nuk mund të jenë kryetarë në komunat serbe, ku serbët nuk i kanë zgjedhur”, tha Daçiq për Radio-Televizionin e Serbisë.

Ai shtoi se forcat e armatosura të Serbisë janë në gjendje gatishmërie.

Autoritetet serbe kanë vendosur që forcat e tyre të armatosura të mbeten në nivelin më të lartë të gatishmërisë deri në një njoftim të radhës, për shkak të situatës në veri të Kosovës.

Më 29 maj, grupe të serbëve lokalë po protestojnë në veri, duke kundërshtuar kryetarët e rinj shqiptarë të Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Përveç pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në veri ka prezencë të shtuar të pjesëtarëve të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Për t’u informuar lidhur me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, përcillni blogun e Radios Evropa e Lirë
KFOR ka parandaluar serbët që t’i afrohen ndërtesave komunale në veri të Kosovës.
Policia e Kosovës bëri të ditur se protestat në veri po vazhdojnë.

Bashkësia ndërkombëtare ka fajësuar Qeverinë në Prishtinë për rritjen e tensioneve në veri.
Më 26 maj, në komunat veriore, serbët lokalë u përleshën me Policinë e Kosovës, teksa kjo e fundit asistoi kryetarët e rinj që të hynin në zyrat komunale.

Hyrja e tyre në ndërtesat komunale nga faktori ndërkombëtar u cilësua si “hyrje me forcë” dhe nga Qeveria e Kosovës u kërkua që të mos ndërmarrë “hapa të njëanshëm dhe destabilizues”.

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë, por “çdo opsion tjetër do të ishte mospërmbushje e obligimeve kushtetuese”.

Zgjedhjet lokale në veri u mbajtën më 23 prill, pasi nëntorin e kaluar, krerët e katër komunave veriore, nga Lista Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – dhanë dorëheqje.

Kjo parti i braktisi të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.

Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.

You Might Also Like

Vendet kryesore evropiane kanë lëshuar një deklaratë mbi të ardhmen e Groenlandës

Policia italiane ne kembe ne kerkim te kroatit, i cili therri per vdekje konduktorin e trenit

Anarki në rrugët e Karakasit, burra të maskuar patrullojnë rrugët

Shfaqja e forcës nga Trump në Venezuelë ishte një goditje e dhimbshme për Putinin: ‘Rusia humbi fytyrën’

Evropa i përgjigjet Trumpit për çështjen e Groenlandës

Kosova Times May 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pjesë të Spanjës nën ujë, gjenden trupa të pajetë

Kosova Times Kosova Times October 30, 2024
Refuzohen si të pabazuara kërkesat e të dënuarve në rastin `Thesari`
Një ish-diplomat amerikan pranon se ka punuar si agjent i Kubës
Moti sot i vranët dhe me intervale me d
Moti sot me diell, temperatura dei ne 33 gradë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?