By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
‘Jemi gati të nënshkruajmë’: Zelensky thotë se garancitë e sigurisë së SHBA-së janë finalizuar, ndërsa Donbasi mbetet çështja kryesore
January 23, 2026
A do ta ndajë botën “Bordi i Paqes” i Trumpit?
January 23, 2026
Kremlini i këshillon propagandistët e tij të shkruajnë sa më shumë të jetë e mundur për Groenlandën
January 23, 2026
Bloomberg: SHBA-të duan të heqin çdo kufizim mbi praninë e tyre ushtarake në Grenlandë
January 23, 2026
Shërbimet amerikane po “gërmojnë” në Serbi, paniku mbizotëroi në Beograd
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mitrovica e Veriut dhe Leposaviqi kërkojnë të paguajnë për rrymën e shpenzuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mitrovica e Veriut dhe Leposaviqi kërkojnë të paguajnë për rrymën e shpenzuar
Lajme

Mitrovica e Veriut dhe Leposaviqi kërkojnë të paguajnë për rrymën e shpenzuar

Kosova Times
Last updated: 2023/05/29 at 12:50 PM
Kosova Times Published May 29, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Mitrovicës, Erden Atiq, dhe ai i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, kanë kërkuar nga institucionet kosovare, që ndërtesat publike të këtyre komunave të kyçen në sistemin energjetik të Kosovës dhe të paguajnë për energjinë elektrike të komunave që udhëheqin.

Këtë kërkesë ata ia kanë drejtuar Operatorit të Sistemit të Transmisionit të Tregut (KOSTT) dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

“Gjithashtu kërkova që të na njoftojnë mbi borxhin që duhet paguar institucioneve të Republikës së Kosovës për rrymën e papaguar nga komuna që drejtoj”, shkroi Atiq në Facebook.

Edhe Hetemi tha se pret të njoftohet për faturën e papaguar të komunës që drejton.

Mitrovica e Veriut, së bashku me tri komunat e tjera në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, që nga përfundimi i luftës më 1999 nuk kanë paguar për rrymën e shpenzuar.

Faturat e energjisë së shpenzuar në veri, fillimisht janë paguar nga qytetarët e pjesëve të tjera të Kosovës dhe që nga viti 2017 nga Qeveria e Kosovës.

Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, më 2013 kanë arritur Marrëveshje për energjinë, që synon rregullimin e çështjes së furnizimit dhe faturimit të energjisë elektrike në katër komunat në veri, të banuar me shumicë serbe.

Por, kjo marrëveshje nuk është zbatuar dhe në qershor të vitit 2022, palët arritën pajtueshmëri për zbatimin e marrëveshjes ekzistuese për energjinë, përmes një udhërrëfyesi për energjinë.

Megjithatë, as ky udhërrëfyes nuk është zbatuar dhe gjatë vitit të kaluar, BE-ja ka pranuar se ka vonesa në zbatimin e tij, duke theksuar se përgjegjësinë përfundimtare për zbatimin e udhërrëfyesit e kanë Kosova dhe Serbia.

You Might Also Like

Pranohet në prova intervista e Kilajt në rastin `administrimi i drejtësisë`

Takimi në Bruksel, Sorensen:Një hap drejt sqarimit të fatit të të zhdukurve

Peci dhe kreu i KFOR-it flasin për ofrimin e sigurisë për gjithë qytetarët

Rama thotë se nuk kishte leje për ligjëratën rreth Gjykatës Speciale

Gërvalla: Marrëdhëniet me Turqinë forcojnë paqen dhe dialogun në rajon

Kosova Times May 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

DhTIK kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare

Kosova Times Kosova Times April 10, 2023
Ministri Vitia vizitoi Klinikën e Oftalmologjisë, 2 milionë euro u kursyen nga buxheti falë shërbimeve të reja
Kolumbianët thyen rekordin botëror: Kapën 225 tonë kokainë, “nëndetëset e drogës” luajtën një rol kyç
Osmani në Halifax: Kosova një ndër sukseset më të mëdha në histori
“Putini i bëri një ofertë historike Vuçiqit, nëse ai refuzon skandali është i pashmangshëm”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?