By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 21 dhjetor 2025
December 21, 2025
Ramush Haradinaj mobilizon strukturat e Aleancës në Istog
December 20, 2025
Kurti në Ferizaj premton mbështetje për familjet e për bizneset
December 20, 2025
Hamza në Klinë premton ulje të TVSH-së për energjinë
December 20, 2025
Limaj nga Llapushniku: Të bashkuar për ndryshimin e Kosovës
December 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja dhe BE-ja, të shqetësuara nga ligji për “ndikimin rus” i Polonisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja dhe BE-ja, të shqetësuara nga ligji për “ndikimin rus” i Polonisë
Rajon / Botë

ShBA-ja dhe BE-ja, të shqetësuara nga ligji për “ndikimin rus” i Polonisë

Kosova Times
Last updated: 2023/05/30 at 12:26 PM
Kosova Times Published May 30, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë shprehur të shqetësuara për një ligj të ri në Poloni, përmes të cilit krijohet një komision për hetimin e “ndikimit rus”. Kritikët thonë se Varshava do ta përdorë këtë organ për ta shtypur opozitën.

BE-ja është shprehur “veçanërisht e shqetësuar” nga lajmet për këtë ligj të ri, sipas të cilit komisioni i krijuar do të kishte kompetenca për t’ua ndaluar qytetarëve marrjen e posteve publike, tha më 30 maj komisionari i drejtësisë i bllokut evropian.

Brukseli shqetësohet se komisioni i ri mund të përdoret kundër gjyqtarëve të pavarur në Poloni dhe komisionari Didier Reynders shtoi se Komisioni Evropian “nuk do të hezitojë të marrë masa nëse është e nevojshme”.

Në një deklaratë të publikuar më 29 maj, Departamenti i Shtetit i SHBA-së tha se ishte “i shqetësuar nga miratimi i legjislacionit të ri nga qeveria polake, që mund të keqpërdoret për të ndërhyrë në zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Poloni”.

Departamenti amerikan i Shtetit tutje vuri në dukje “shqetësimet e shprehura nga shumë vëzhgues se ky ligj për të krijuar një komision për ta hetuar ndikimin rus mund të përdoret për ta bllokuar kandidaturën e politikanëve të opozitës pa një proces të rregullt”.

Më 29 maj, presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, nënshkroi ligjin e kontestuar, duke mundësuar krijimin e komisionit që opozita e cilësoi si “antikushtetues” dhe “stalinist”.

Nëntë anëtarët e komisionit, të emëruar nga parlamenti, do të vendosin nëse individët që hetohen i janë nënshtruar ndikimit rus midis viteve 2007 dhe 2022 dhe do të vendosin dënimet për ta.

Qeveria nuk ka parashikuar asnjë proces ankimi për personat që shpallen fajtorë, të cilëve mund t’u ndalohet për dhjetë vjet marrja e posteve publike që kanë të bëjnë me financa publike dhe informacion të klasifikuar.

You Might Also Like

Një rrëzim i tretë i një droni është raportuar në Turqi

VIDEO: “Baba Yaga” bëhet një makth për rusët

Britania e Madhe shkurton në mënyrë drastike buxhetin për të luftuar ndikimin rus në Ballkan

Kjo është një politikane e fuqishme në Republikën Srpska, e quajnë ‘studente turbo’. Diplomoi ne drejtësi vetëm në katër muaj!?

Këto janë tetënjakët e parë në botë që i mbijetojnë lindjes: ‘As nuk e dinim saktësisht sa ishin!’

Kosova Times May 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani: Kosova mund të përfitojë nga përvoja e Bullgarisë

Kosova Times Kosova Times November 30, 2022
Leverkuseni i Xhakës dy ndeshje larg rekordit 59 vjeçar të Benficës
Minuto-Rico: NATO nuk është armiqësore ndaj Serbisë
Tuberkulozi, ende i pranishëm në Maqedoninë e Veriut
Presidenca, Kuvendi e Qeveria ndriçohen me simbolin e Srebrenicës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?