By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nëse e doni tortën Red Kadife, këto kube lëngshme djathi krem ​​do të jenë të preferuarat tuaja të reja
January 22, 2026
Kjo është receta më e lehtë e tortës me djathë, pa pjekje, ka pushtuar rrjetet sociale dhe është bërë vetëm me 2 përbërës
January 22, 2026
Këto makarona të pjekura me 4 djathëra mposhtin dimrin dhe depresionin sezonal
January 22, 2026
Receta me fasule
January 22, 2026
Një mrekulli natyrore në Hungari: Një liqen tepër i bukur që ndryshon ngjyrat
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vazhdojnë luftimet në Sudan, pavarësisht armëpushimit të ri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vazhdojnë luftimet në Sudan, pavarësisht armëpushimit të ri
Rajon / Botë

Vazhdojnë luftimet në Sudan, pavarësisht armëpushimit të ri

Kosova Times
Last updated: 2023/05/30 at 1:44 PM
Kosova Times Published May 30, 2023
Share
SHARE

Luftimet në Sudan vazhduan edhe më 30 maj, pavarësisht se një ditë më parë u arrit një marrëveshje mes dy gjeneralëve ndërluftues për zgjatjen e armëpushimit, që synon ta mundësojë ardhjen e ndihmave për civilët e rrethuar.

Si ushtria e rregullt, ashtu edhe Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) ranë dakord zyrtarisht më 29 maj për ta zgjatur për pesë ditë armëpushimin humanitar të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Arabia Saudite, i cili u shkel disa herë gjatë javës së kaluar.

Por, edhe pasi u njoftua zgjatja e armëpushimit, raportimet nga banorët për luftime të ashpra vazhduan, përfshirë për “përleshje me lloje të ndryshme armësh në Khartoum-in jugor” dhe luftime në Nyala në shtetin e Darfurit të Jugut.

Udhëheqësi i ushtrisë, Abdel Fattah al-Burhan, dhe ish zëvendësi i tij, komandanti i RSF-së, Mohamed Hamdan Daglo, e akuzuan përsëri njëri-tjetrin për shkelje të armëpushimit dhe pretenduan se po i përgjigjeshin vetëm agresionit të armikut.

Lufta ka vrarë të paktën 1.800 njerëz, ndërsa më shumë se një milion janë zhvendosur dhe gati 350.000 kanë ikur në vende të tjera, sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Sipas OKB-së, banorët po fshihen nga luftimet nëpër rrugë dhe nga plaçkitësit në kryeqytetin prej më shumë se pesë milionë banorësh. Gati 700.000 njerëz janë larguar nga kryeqyteti, sipas OKB-së.

Kombet e Bashkuara paralajmëruan të hënën se Sudani është bërë një nga zonat më në rrezik për pasiguri ushqimore dhe kërkoi veprim “urgjent” nga komuniteti ndërkombëtar.

Që nga shpërthimi i luftimeve më 15 prill, të dy gjeneralët janë pajtuar disa herë për zgjatjen e armëpushimit. Por, të dyja palët ndërluftuese janë akuzuar vazhdimisht për mosrespektim të armëpushimit.

Ato janë akuzuar edhe për shpërfillje të ligjeve të luftës duke sulmuar shtëpitë, dyqanet, tempujt e besimtarëve dhe infrastrukturën e ujit e energjisë elektrike.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Ja si hidhet ish-presidentja e Kroacisë në detin e akullt në Antarktidë

Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën

Moti i keq përfshiu Greqine

Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në Mal të Zi

Kosova Times May 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Edicioni dramatik i elitës së basketbollit tonë

Kosova Times Kosova Times May 27, 2024
Haradinaj kujton heroin Ismet Jashari: Ishte ndër luftëtarët më të shquar
Haradinaj: Qeveria sa më parë të plotësojë kërkesat minimale të sindikatave
Konjufca priti në takim ambasadorin e ri të Shqipërisë, Petrit Malaj
Kundërshtohet objekti i ri në Shtime, kërkohet integrim i pacientëve mendor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?