Policia e Kosovës nga rajoni i Ferizajt, në një pikë kontrolli kishte ndaluar një qytetarë që dëshmoi se ishte në kërkim nga gjykata për vjedhje. Ai menjëherë është dërguar për mbajtje të dënimit, njofton policia.
“Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 23:30, derisa policët e stacionit në Ferizaj ishin në pikë kontrolli, në rrugën ‘’Ahmet Kaçiku” në Ferizaj kanë ndaluar personin A.M të moshës 27 vjeç, i cili ishte në kërkim policor . Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Vjedhje’’ më dënim burgimi prej shtatëmbëdhjetë ( 17) ditëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pas kompletimit të dokumentacionit, sipas njoftimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës. Policia kërkon bashkëpunim me qytetarët, që nëse kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’”, thuhet në njoftimin ditor të policisë në Ferizaj.