By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjermania hakmerret, vendos t’i mbyllë katër nga pesë konsullatat ruse
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjermania hakmerret, vendos t’i mbyllë katër nga pesë konsullatat ruse
Rajon / Botë

Gjermania hakmerret, vendos t’i mbyllë katër nga pesë konsullatat ruse

Kosova Times
Last updated: 2023/05/31 at 3:48 PM
Kosova Times Published May 31, 2023
Share
SHARE

Qeveria gjermane bëri të ditur më 31 maj se do t’i mbyllë katër nga pesë konsullatat ruse në Gjermani, duke ua hequr licencat. Ky veprim vjen në shenjë hakmarrjeje, pas vendimit të Moskës për ta kufizuar numrin e zyrtarëve gjermanë në Rusi në 350.

Qeveria ruse do të lejohet ende të operojë përmes ambasadës së saj në Berlin dhe përmes një konsullate të përgjithshme, por Gjermania planifikon që konsullatave të tjera t’u ndalet funksionimi deri në fund të vitit, tha Ministria e Jashtme e Gjermanisë.

Në të njëjtën kohë, Gjermania do t’i mbyllë konsullatat e veta në Kaliningrad, Yekaterinburg dhe Novosibirsk, duke lënë në funksion vetëm ambasadën gjermane në Moskë dhe konsullatën në Shën Petersburg.

Ky veprim i Berlinit zyrtar simbolizon një vazhdim të prishjeve të marrëdhënieve dypalëshe pas nisjes së pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, në shkurt të vitit të kaluar.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë e akuzoi Moskën për përshkallëzim të tensioneve me vendimin për ta kufizuar numrin e zyrtarëve gjermanë që lejohen të punojnë në Rusi.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Rusia do të përgjigjej ndaj këtij veprimi të Gjermanisë përmes një deklarate, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe Gjermanisë, e cila dikur ishte blerësi më i madh i naftës dhe gazit rus, janë prishur që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Perëndimi i është përgjigjur Rusisë me sanksione dhe furnizime me armë për Ukrainën.

You Might Also Like

Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’

Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre

Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona

Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë

U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025

Kosova Times May 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Irani njoftoi ndalimin e fluturimeve mbi Teheran

Kosova Times Kosova Times August 8, 2024
Rriten çmimet e banesave, per shkak te mungeses se punëtorëve
Numri i të vdekurve në fatkeqësinë e Republikës Domenikane kalon 230, u ngritën padi
Ka ardhur reagimi amerikan ndaj raketës ruse “Orešnik”: “Kjo na shqetëson, kjo ishte një lloj i ri aftësie”
Çfarë ajri thithim?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?