By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja jep 300 milionë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja jep 300 milionë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën
Rajon / Botë

ShBA-ja jep 300 milionë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2023/05/31 at 8:58 PM
Kosova Times Published May 31, 2023
Share
SHARE

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar më 31 maj se do ta furnizojë Ukrainën me një pako të ndihmave ushtarake në vlerë prej 300 milionë dollarësh. Në këtë pako përfshihen sisteme të mbrojtjes ajrore, municione dhe pajisje të tjera mbrojtëse.

Pentagoni bëri gjithashtu të ditur se kjo është hera e 39-të që dërgohen pajisje nga inventarët e Departamentit amerikan të Mbrojtjes. Në mesin e pajisjeve do të jenë edhe bateri për sistemin e mbrojtjes ajrore Patriot, sistemet e mbrojtjes ajrore Stinger e municione tankesh.

Gjithsej, ShBA-ja ka dhënë më shumë se 38.3 miliardë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i qeverisjes së administratës të presidentit të ShBA-së, Joe Biden, përfshirë më shumë se 37.6 miliardë dollarë që nga nisja e pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit të kaluar.

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët dhe partnerët e tyre për t’ia mundësuar Ukrainës përmbushjen e nevojave të saj të menjëhershme në fushën e betejës dhe kërkesat për asistencë afatgjatë të sigurisë”, thuhet në deklaratën e Pentagonit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë udhëhequr iniciativën me ndihma të paprecedent të NATO-s dhe vendeve të tjera aleate për ta furnizuar Ukrainën me armatim dhe ndihma të tjera ushtarake.

Ndihmat e fundit ushtarake vijnë përderisa Ukraina po përgatit një kundër-ofensivë që synon t’i largojë forcat ruse nga pjesët e pushtuara në lindje dhe jug të Ukrainës.

Pentagoni tha se pakoja prej 300 milionë dollarësh përfshin raketa të mbrojtjes ajrore AIM-7, sistemet e mbrojtjes ajrore Avenger, municion për sistemet raketore HIMARS, fishekë artilerie, municion tankesh dhe raketa avionësh.

Pentagoni bëri të ditur se në këtë pako përfshihen edhe më shumë se 30 milionë fishekë të armëve të vogla.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Kosova Times May 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Korenica gjen golin në Ligën e Konferencës, fiton Cluj

Kosova Times Kosova Times August 22, 2024
Policia e Kosovës me aksion në veri në lidhje me barrikadat
Fqinjët e Nigerit synojnë uljen e tensioneve përmes diplomacisë urgjente
Investime në vlerë të 1 milion e 770 mijë euro në Klinikën e Neurokirurgjisë, aparaturë e re që mundëson shërbime të reja në QKUK
Bundestagu pritet t’ia vazhdojë ushtarëve të saj misionin në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?