By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit
August 9, 2025
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Subjekti Guxo dënon sulmin ndaj KFOR dhe policisë së Kosovës- Sovraniteti i Republikës së Kosovës është i panegociueshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Subjekti Guxo dënon sulmin ndaj KFOR dhe policisë së Kosovës- Sovraniteti i Republikës së Kosovës është i panegociueshëm
Lajme

Subjekti Guxo dënon sulmin ndaj KFOR dhe policisë së Kosovës- Sovraniteti i Republikës së Kosovës është i panegociueshëm

Kosova Times
Last updated: 2023/05/31 at 9:53 PM
Kosova Times Published May 31, 2023
Share
SHARE

Partia Guxo dënon sulmet ndaj KFOR-it dhe u dëshiron shërim të shpejtë ushtarëve të plagosur dhe po ashtu dënon ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe mbështet fuqishëm punën e Policisë së Kosovës në kryerjen e detyrave kushtetuese. Kështu thuhet në një deklaratë të këtij subjekti i cili ka shprehur mbështetjen e fuqishme qëndrimin e institucioneve se kryetarët e komunave duhet të punojnë nga objektet zyrtare komunale. Ky subjekt thekson se pas zgjedhjeve të fundit lokale në komunat e veriut të vendit dhe betimit të kryetarëve të zgjedhur, vendosja e kryetarëve në objektet komunale për t’i kryer detyrat e tyre zyrtare, është obligim ligjor.

“Grupet e dirigjuara ekstremiste kriminale plasuan kërcënime publike dhe më 26 maj 2023 bllokuan hyrjen në objektet komunale. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kërkoi asistencë dhe Policia e Kosovës, në kuadër të kompetencave të saj ligjore, u detyrua të ndërmarrë masat e nevojshme për shpërndarje të turmës, pasi paraprakisht kishin kërkuar nga protestuesit të lirojnë hyrjet në objekte. Turma e ekstremistëve ka reaguar me dhunë në të tri komunat (Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok), por më së shumti në Zveçan, dhe nga sulmet me mjete të ndryshme, janë lënduar 5 zyrtarë policorë si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Kryetarët e Komunave janë vendosur në zyrat e tyre sipas kërkesës së MAPL-së”, thekson subjekti “Guxo”.

Sipas tyre i njëjti skenar i grupeve të organizuara kriminale ka filluar të zbatohet edhe në mëngjesin e datës 29 maj 2023 dhe përplasjet mes protestuesve të dhunshëm, të maskuar e të armatosur, janë zgjeruar edhe me KFOR-in dhe, për pasojë, mbi 30 ushtarë të KFOR-it janë lënduar, 3 nga ta me armë zjarri. Partia Guxo dënon sulmet ndaj KFOR-it dhe u dëshiron shërim të shpejtë ushtarëve të plagosur duke falënderuar njëkohësisht KFOR-in për ndihmën e dhënë organeve të sigurisë për mirëmbajtjen e rendit dhe ambientit të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit.

Partia Guxo mbështet plotësisht institucionet e Republikës së Kosovës në përpjekjet demokratike për qeverisje lokale, për rend, rregull dhe ligj. Partia Guxo mbështet fuqishëm qëndrimin e institucioneve se kryetarët e komunave duhet të punojnë nga objektet zyrtare komunale dhe, natyrisht, në çdo ndërtesë zyrtare e qeveritare duhet të valojë flamuri i shtetit të Kosovës.

Ndwrsa dënon ashpër sulmet ndaj Policisë së Kosovës dhe mbështet fuqishëm punën e Policisë së Kosovës në kryerjen e detyrave kushtetuese, duke shprehur vlerësimin më të lartë për performancën profesionale të pjesëtarëve të saj në zbatimin e ligjeve të Republikës së Kosovës dhe në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Po ashtu, Partia Guxo mbështet komunikimin e sinqertë e të vazhdueshëm, bashkërendimin e bashkëpunimin e ngushtë të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës me misionet e me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin partneritet e bashkëpunim vëllazëror, Republika e Kosovës ka trasuar e ndërtuar rrugën e vet drejt lirisë, pavarësisë, demokracisë e zhvillimit të saj si shtet i pavarur, sovran e unik.

“Dënojmë sulmet e protestuesve të dhunshëm ndaj gazetarëve që po e kryejnë detyrën me dinjitet e profesionalizëm, gjë për të cilën meritojnë mirënjohjen tonë më të thellë. Falënderojmë të gjithë qytetarët e Kosovës për maturinë e qetësinë, për mbështetjen e institucioneve tona si dhe për respektimin e rendit dhe ligjeve të Republikës së Kosovës”.

Partia Guxo si subjekt politik, por edhe me anën e përfaqësuesve të vet në Qeveri, do të angazhohet për tejkalimin e kësaj situate në veri të vendit, mbi bazën e ligjit dhe në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë strategjikë, SHBA-të dhe vendet e demokracive perëndimore.

“Sovraniteti i Republikës së Kosovës është i panegociueshëm. Forcimi i institucioneve demokratike të vendit, shtrirja e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës i shërben të gjithë qytetarëve të saj pa asnjë dallim”, thekson ky subjekt. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Edhe 5 ditë afat për aplikim online të subjekteve politike për zgjedhje

Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për bllokimin e TV News 24

Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 500 gjoba në trafik

Osmani: Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA

Kosova Times May 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Simpatitë tradicionale” dhe korrupsioni. Bullgaria nën kërcënimin e “botës ruse”

Kosova Times Kosova Times February 6, 2024
Policia shqiptoi 1.689 gjoba trafiku për 24 orë
Abdixhiku në takim me Hasanin: Shqipëria ka ndihmuar Kosovën në proceset integruese në strukturat euroatlantike
Haradinaj:Loxha heroike ka shënuar kapitull të lavdishëm të luftës për liri
Arrestohet nje person, pasi ngacmoi se*sualisht një 9-vjeçare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?