By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës
June 8, 2025
Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren
June 8, 2025
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
June 8, 2025
Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm
June 8, 2025
Gjokoviqi `lavdëron` Shqipërinë
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: UNDP lanson Vulën e Barazisë Gjinore për Agjencinë Kosovare të Punësimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > UNDP lanson Vulën e Barazisë Gjinore për Agjencinë Kosovare të Punësimit
Uncategorized

UNDP lanson Vulën e Barazisë Gjinore për Agjencinë Kosovare të Punësimit

Kosova Times
Last updated: 2023/05/31 at 3:42 PM
Kosova Times Published May 31, 2023
Share
SHARE

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, së bashku me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Agjencinë Kosovare të Punësimit dhe Agjencinë për Barazi Gjinore lansuan sot Vulën e Barazisë Gjinore për Agjencinë Kosovare të Punësimit e cila mbështet dhe vlerëson institucionet publike që angazhohen dhe tregojnë rezultate në avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin e grave.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Enis Spahiu, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Jehona Rexha, Zëvendës Drejtoreshë e Agjencisë Kosovare të Punësimit (AKP), Edi Gusia, Drejtoreshë Ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore (ABGJ), përfaqësues të Zyrave Rajonale dhe Komunale të Punësimit, të reja dhe të rinj që së shpejti do të hyjnë në tregun e punës dhe zyrtarë nga institucionet qendrore dhe lokale.

Agjencia Kosovare e Punësimit është institucioni i parë publik në Kosovë që do të nis këtë program me qëllim të promovimit të politikave që janë më të përgjegjshme ndaj gjinisë, efektive, efikase dhe të synuara për nevojat e të gjithë njerëzve, veçanërisht të grave në situata të cenueshme. Në veçanti, programi u mundëson institucioneve publike të ngrisin kapacitetet e tyre dhe të avancojnë barazinë gjinore në një mënyrë më efektive dhe më të dukshme.

Në fjalën e saj hyrëse, znj. Suokko theksoi: “Shumë stereotipe gjinore ende mbizotërojnë në Kosovë sa i përket punësimit dhe vendeve të punës. Ne në UNDP jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për të ndryshuar mentalitetin, duke pranuar pabarazitë ekzistuese në tregun e punës. Këto lidhen me sfida më të gjera sistematike dhe një pjesë të madhe të informalitetit në tregun e punës. Programi Vula për Barazi Gjinore në Institucionet Publike është një hap i jashtëzakonshëm në drejtim të duhur dhe dua të shfrytëzoj rastin të falënderoj Agjencinë për Barazi Gjinore për partneritetin me ne në këtë rrugëtim dhe Agjencinë Kosovare të Punësimit dhe Ministrinë për angazhimin e tyre për t’u graduar me Vulën e Barazisë Gjinore”.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka mbështetur vazhdimisht iniciativat që kanë të bëjnë me promovimin e barazisë gjinore. Ne mirëpresim fillimin programit dhe zotohemi ta mbështesim zgjerimin e mëtutjeshëm pas fazës pilot. Vula e Barazisë Gjinore për Institucionet Publike si barometër për institucionet publike do të ndihmojë institucionet tona të tjera të arrijnë një progres të matshëm kundrejt standardeve të njohura ndërkombëtarisht për të adresuar dhe përfshirë, në të gjitha aspektet e punës së tyre, të gjithë elementët e barazisë gjinore”, theksoi z. Spahiu, Sekretar I Përgjithshëm i MFPT.

Znj. Rexha theksoi rëndësinë e Vulës për Barazi Gjinore për agjencinë të cilës i takon: “Jam e nderuar që institucioni i parë në Programin e Vula për Barazi Gjinore për Institucionet Publike do të jetë Agjencia e Punësimit. Procesi i zbatimit të këtij programi do të na ndihmojë të integrojmë çështjet gjinore në politikat dhe aktivitetet tona me synimin për të përmirësuar qasjet dhe ndikimin e tyre

“Është shumë e rëndësishme që Vula e Barazisë Gjinore të mos konsiderohet si një iniciativë vetmitare e momentit, por si një praktike e qëndrueshme e cila fillon me zbatim që nga momenti kur fillojmë hartimin e legjislacionit të ri përmes koncept dokumentit,  ose një draft politikë publike, duke e zbatuar në përpikëri instrumentin e Vlerësimit të Ndikimit Gjinor nga analiza e situatës, draftimi i planeve të veprimit, planifikimi, alokimi, e deri tek ekzekutimi i buxhetit në mënyrë që gratë dhe burrat të përfitojnë në mënyrë adekuate nga fondet publike, mundësitë për zhvillim dhe ngritje në karrierë si parakushte për zhvillim të qëndrueshëm”, tha Znj. Gusia me këtë rast.

Përmes këtij programi, UNDP me partnerë do të mbështesin së bashku institucionet drejt zbatimit të Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ) 5 (Barazia Gjinore / Arritja e barazisë gjinore dhe fuqizimi i të gjitha grave dhe vajzave) dhe OZhQ 16 (Paqe, Drejtësi dhe Institucione të Forta / Promovimi i paqes dhe shoqërive gjithëpërfshirëse për zhvillim të qëndrueshëm, ofrimi i qasjes në drejtësi për të gjithë dhe ndërtimi i institucione efektive, të përgjegjshme dhe gjithëpërfshirëse në të gjitha nivelet). /Kosovatimes/

You Might Also Like

OVL e UÇK-së reagojnë pas ndalimit të flamurit të UÇK-së

Mot i nxehtë, temperatura deri në 34 gradë

Një letër nga e kaluara që nuk mundi të gjendej: Një sekret egjiptian i fshehur për 3,500 vjet

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima të Agresionit

Letonia dhe Kosova ndahen baras

Kosova Times May 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gazetari slloven për rastin Berishaj: Mund të çojë në rënien e qeverisë në Slloveni

Kosova Times Kosova Times January 22, 2023
Ndahen çmimet vjetore për vitin 2023
`Vatra` në Cyrih shënon 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
Putin shkarkon shefin e Roscosmos
Grupi i parlamentarëve evropianë bën thirrje për sanksione kundër Dodikut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?