By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’
January 22, 2026
‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë
January 22, 2026
Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz
January 22, 2026
“Kjo është Spanja e vërtetë”: Një udhëtim në një nga fshatrat më të bukura që jeton siç jetonte 50 vjet më parë
January 22, 2026
Osmani: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri Kurti përkujton fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës 1998-99
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeministri Kurti përkujton fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës 1998-99
Lajme

Kryeministri Kurti përkujton fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës 1998-99

Kosova Times
Last updated: 2023/06/01 at 3:42 PM
Kosova Times Published June 1, 2023
Share
SHARE

Nderimi dhe lartësimi i kujtimit për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës, ishte në qendër të takimit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti me Rektorin e Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, stafin dhe studentët e angazhuar në projektin për memorialin dedikuar atyre.

Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, u përkujtuan fëmijët e vrarë, të zhdukur apo që e kanë humbur jetën nga kushtet e luftës, si dhe u bisedua për procesin e filluar të konsultimeve me familjarët për mënyrën më të mirë të përkujtimit të memorializimit.

Krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidi, nuk janë të kaluara dhe plagët nga to ende janë të njoma, tha Kryeministri Kurti. Ai theksoi se veçanërisht vrasjet e fëmijëve dhe shtatzënave gjatë luftës janë gjenocid i kryer nga Serbia, krim ndaj brezave të ardhshëm, që nuk mund të harrohet e as të falet.

Në takimin me studiues e student u bisedua për fillimin e fazës së konsultimit dhe hartimit të dokumentit narrativ mbi memoralin për fëmijët e vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. U theksua se pas hartimit të dokumentit, do të bëhet shpallja e konkursit ndërkombëtar për projektin e memorialit të fëmijëve. Për prindërit, familjarët dhe dëshmitarët, Qeveria e Republikës së Kosovës ka hapur linjën telefonike: 046 222 006, si dhe e-mail adresën memoriali@rks-gov.net,  ku mund të kontaktohet ekipet për të shkuar te familjet dhe për t’u inkuadruar në procesin e konsultimeve.

Në këtë takim Kryeministri Kurti u shoqërua nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ku morën pjesë edhe Prorektorja e Universitetit të Prishtinës, Njomëza Llullaku, Dekani i Fakultetit Filozofik, Dashamir Bërxulli, profesorët Durim Abdullahu dhe Erëblir Kadriu, si dhe studentët e angazhuar për procesin e konsultimeve me familjarët e fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës 1998-99 në Kosovë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Osmani: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë

Rama: Anulova Davosin për kete arsye

Paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasjeje ndaj ish-bashkëshortes

Diplomohen 21 zjarrfikës të rinj, Sveçla:Po forcojmë kapacitetet e sigurisë

Osmani: Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt

Kosova Times June 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ministrja Gërvalla viziton misionin e përhershëm të Shqipërisë në NATO

Kosova Times Kosova Times March 13, 2024
Abdixhiku: Kosova shtet, republikë, është arritja më e madhe e jona
Kremlini vendosi detyrën e rizgjedhjes së Putinit në vitin 2024 me një numër rekord votash
Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, viziton kufirin jugor të SHBA-së
Tentuan të trafikonin një të mitur në Kosovë, arrestohen dy të dyshuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?