By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 gusht
August 8, 2025
Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën
August 7, 2025
Arrestohen për falsifikim të parave dy shtetas të Shqipërisë në Vërmicë
August 7, 2025
Rama: Kuvendi i Kosovës të reagojë ndaj padrejtësive të Hagës
August 7, 2025
Krerët e partive politike: Kosova po kërkon drejtësi për çlirimtarët
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndëshkimi i papritur për Kosovën!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Ndëshkimi i papritur për Kosovën!
Opinion

Ndëshkimi i papritur për Kosovën!

Kosova Times
Last updated: 2023/06/01 at 1:47 PM
Kosova Times Published June 1, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Përqasje rreth realitetit politik

Me të (pa) drejtë të gjitha shigjetat janë drejtuar kah kryeministri Albin Kurti, jo pse nuk ka të drejt në shtrirjen e sovranitetit të shtetit edhe në veri të vendit, por për faktin se ky i hipi nga bishti e jo nga koka e “Kalit të Trojës” në Veri.

Njëanshmëri e (pa) pritur e amerikanëve

Të vetmit që i kemi llogaritë miq të vërtetë i kishim amerikanët, por edhe këta kanë nisë me na leshu prej dore, e ne nuk kemi kah ja mbajmë tjetër kah, veç me u lidhë me besa-besë për mëmë dhenë e me e shpëtua atë që është e mundur të shpëtohet në këto momente.

Atë çka e ka hëngër ujku nuk kthehet më, kurse ne kemi mbet si çyça n’rremë pa asnjë strategji dalëse nga ky labirint i rrezikshëm politik!

Pa përkrahje ndërkombëtare nuk bëhet, por edhe vartës të ndërkombëtarëve nuk bën të mbetemi përgjithmonë! “Ra ky mort e u pamë” (popullore), ranë trazirat e serbe në veri dhe u zhveshën edhe amerikanët, për evropianët e kemi ditur gjithmonë se nuk i kemi miq!

Pra, për Evropën e kemi ditur se ishte dhe është në mbështetje të Serbisë, por asnjëherë nuk e kemi pritur këtë njëanshmëri të amerikanëve në mbështetje të serbëve protestues në veri!

Pse është Amerika partner kaq i fuqishëm i Serbisë nuk?!

Përgjigjja në këtë pyetje është e gjatë dhe thellë, por po i bie shkurt. Përderisa ne shqiptarët e Kosovës për 24 vjet nga çlirimi kemi vrapuar vetëm pas interesave personale, serbët kanë punuar vetëm për shtetin e tyre!

Përjashtimi i Ushtrisë së Kosovës nga stërvitjet ushtarake “Defender Evrope 23”

Situatën e kemi më të keqe se asnjëherë më parë që nga përfundimi i luftës e deri më sot. BE-ja po na mbanë të izoluar dhe në “Geto” që 15 vite nga shpallja e pavarësisë, së fundmi as Amerika nuk po na “do” siç na deshi në të kaluarën!

Kemi mbetur shtet në udhëkryq të madh historik dhe pa alternativë të qartë për të ardhmen!

Është i vështirë dhe sfidues për ne konfrontimi me perëndimin, por nuk kemi qare pa i sfidua nga pak edhe miqtë tonë, për t’u siguruar se a i kemi aleatë të vërtetë apo jo!

Për shkak se në politikë, për të mos thënë fare, ka pak miqësi e më shumë interes!

Fati ynë për t’u çliruar më shpejtë dhe më lehtë nga Serbia ishin interesat e superfuqisë botërore, ShBA-së, përkatësisht NATO-s, aleancës më të fuqishme ushtarake dhe politike në botë të cilat ishin të ndërlidhura me fatin tonë, ndryshe, jo vetëm se lufta nuk do të përfundonte lehtë dhe shpejtë, veç Zoti e di në çfarë rrethanave do të ishim sot si komb, ngase nocioni shtet për Kosovën nuk do të ekzistonte në hartën gjeopolitike të Evropës.

Ne, për ndihmën e pakursyer të miqve e kemi treguar dhe dëshmuar në vepër falënderimin dhe mirënjohjen tonë deri në përulje për SHBA-të, NATO-n dhe shtetet e BE-së.

Ne kemi bërë e vepruar gjithçka që na kanë sugjeruar miqtë tonë, duke pranuar kompromise të dhimbshme në dëmin tonë, gjë e cila na u kthye dhe po na kthehet bumerang ndaj të ardhmes së shtetit tonë.

Ne në vijimësi i kemi respektua dhe plotësua të gjitha kërkesat e miqve gjithnjë duke besuar në vlerat sublime të demokracisë dhe civilizimit evro-perëndimorë.

Përjashtimi i FSK-së nga stërvitja e NATO-s për qëllime politike, është goditja më e madhe për Kosovën si vend nikoqir i këtij evenimenti të madh ushtarak! Përjashtimi i Ushtrisë së Kosovës nga stërvitjet ushtarake “Defender Evrope 23”, përveçse lajm i keq, është edhe alarm i kuq për Kosovën.

Mirëpo edhe përkundër këtij veprimi, e vetmja forcë mbrojtëse e sovranitetit dhe integritetit territorial për Kosovën mbetet NATO (ShBA) dhe e vetmja garanci për Kosovën është anëtarësimi në NATO!

Pse ndëshkim i papritur për Kosovën

Askush përveç pesimistëve më të mëdhenj dhe armiqve tonë shekullorë nuk e ka pritur që të ndëshkohet Kosova në vend të Serbisë nga bashkësia ndërkombëtare! Në vend që të ndëshkohet dhe të gjykohet Serbia për krimet e luftës në Kosovë, po ndodhë e kundërta në Gjykatën Speciale të Hagës!

Në vend që të ndëshkohet Serbia për obstruksionet e vazhdueshme në implementimin e marrëveshjeve edhe ashtu të dëmshme për Kosovën, po ndodhë e kundërta e saj, por po ndëshkohemi ne që e ulëm qafën para çdo presioni ndërkombëtar!

Deri kur kështu?!

Deri atëherë kur ne të vetëdijesohemi si popull në radhë të parë, derisa të piqemi politikisht dhe derisa të forcohemi ekonomikisht.

Deri atëherë duhet të bëhemi unik kur është në pyetje interesi i shtetit dhe i kombit. Nuk ka vlerë asnjë parti politike, asnjë pikëpamje ideologjike, ka vlerë ndjenja e jonë shpirtërore, gjegjësisht ndërgjegjësimi ynë i përgjithshëm kombëtar.

Vetëm atëherë kur ne jemi të unifikuar dhe të flasim me një zë para bashkësisë ndërkombëtare, atëherë do të ndërroj qasja e tyre ndaj nesh.

Ata që e duan veten i do edhe Zoti!

Zot bekoje bekoje popullin tim me mend dhe atdhedashuri!

You Might Also Like

Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën

Eshtë koha për zë, jo për heshtje! Eshtë koha për qëndrim!..

Kujt po i shkon përshtati kjo gjendje kaotike – kriza në shtet dhe lufta për pushtet ?

Ndërhyrja e Presidentes Osmani në Kushtetuese për interes të shtetit apo ruajtjes së pushtetit

Çipa:Kryeministri Mickoski gabon pas reagimit

Kosova Times June 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Bujqësi

Sot zbatohet ekzekutimi i pagesave për subvencione

Kosova Times Kosova Times July 3, 2024
Prishtina vishet kuq e zi
BE planifikon të shtrëngojë rregullat për lëshimin e vizave Shengen për rusët
Maqedonci: Vëllezërit Bytyqi të pavdekshëm nga pesha e lirisë
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm e shpalli Fondacionin Andrei Sakharov si një organizatë të padëshirueshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?