By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova i dërgoi kërkesë Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kosova i dërgoi kërkesë Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur
Lajme

Kosova i dërgoi kërkesë Serbisë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur

Kosova Times
Last updated: 2023/06/02 at 5:21 PM
Kosova Times Published June 2, 2023
Share
SHARE

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur në Kosovë, Andin Hoti, ka njoftuar, më 2 qershor, se i ka dërguar kërkesë presidentit të Serbisë, Alleksandar Vuçiq, për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Në llogarinë tij në Facebook, Hoti ka publikuar letrën, të cilën i ka dërguar presidentit Vuçiq, më 1 qershor, duke thënë se kjo “është vetëm shkresa e parë drejtuar Serbisë, për të kërkuar arkivat që do të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me force gjatë luftës”.

Hoti ka theksuar se letra e dërguar Vuçiqit është në respektim të zbatimit të Deklaratës për persona të zhdukur, e miratuar më 2 maj, në Bruksel, nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Alleksadar Vuçiq.

“Në përputhje me përkushtimet e Serbisë nën këtë deklaratë, unë po ua dërgoj kërkesën e parë zyrtare për qasje në informacionet relevante. Po shkruaj për të kërkuar qasje të plotë në materialet arkivore, përfshirë, por jo [qasje] të limituar, në dokumentet e klasifikuara, të dala nga Komanda e Shpërbërë e Brigadës së 37-të të Motorizuar të Ushtrisë së Jugosllavisë”, thuhet në letrën që Hoti thekson se ia ka dërguar presidentit serb, Vuçiq.

Hoti në postimin e tij ka theksuar se kjo brigadë, “përveç tjerash, ka kryer krime në regjion të Drenicës” dhe se “nga masakrat e kryera në fshatrat e Drenicës nga kjo njësi, ka ende civilë shqiptarë të zhdukur”.

Deklarata për të Zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë, parasheh angazhimet për palët, të cilat mund të qojnë në zbardhjen e fatit të mbi 1.600 personave që vazhdojnë të mbeten të zhdukur nga lufta e viteve 1998/99.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian, pas miratimit të Deklaratën për të Zhdukurit nga pala e Kosovës dhe ajo e Serbisë, theksuan e presin që “palët të bëjnë përparim të prekshëm në mbylljen e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur”.

You Might Also Like

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

QKMK: Normalizohet qarkullimi i kamionëve Valmira Saraçi|RTKlive

Rinumërimi, deri tani, ia mori mandatin vetëm një deputeti

Nga Strasburgu vjen sinjali për trajtimin e një sërë ankesash në Speciale

Mbeturinat tash e një kohë kanë kapluar liqenin artificial të Badocit

Kosova Times June 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj: Që të jemi pjesë e samitit të NATO-s, duhet ta ndërrojmë qeverinë

Kosova Times Kosova Times August 26, 2024
Dhuna mes të rinjve: “Përtej kërkesave materiale, prindërit duhet të fokusohen në vlera”
Stojkoviç: Asnjë normalizim i marrëdhënieve në Ballkan nuk bëhet me Vuçiqin
Pamjet e marrjes në pyetje të Daria Trepova, e dyshuar për vrasjen e “korrespondentit ushtarak” Vladlen Tatarsky
“Project”: Konfiskohet ne Holande prona e ish-partnerit të vajzës së Putinit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?