By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Italia pret 66 milionë turistë dhe 267 milionë vizitorë
May 13, 2025
Mjekja ushtarake shkatërron grupin rus të sulmit, vlerësohet për heroizëm
May 13, 2025
“Putini nuk është gati për negociata.” Intervistë me Kurt Volker
May 13, 2025
I dërguari i Trump foli për ultimatumin e presidentit ndaj Moskës dhe Kievit
May 13, 2025
A është vizita e Vuçiçit në Moskë një akt heroik?
May 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeministri jep emrat e sulmuesve të KFOR-it, lidhjet mbërrijnë te Vuçiqi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeministri jep emrat e sulmuesve të KFOR-it, lidhjet mbërrijnë te Vuçiqi
Lajme

Kryeministri jep emrat e sulmuesve të KFOR-it, lidhjet mbërrijnë te Vuçiqi

Kosova Times
Last updated: 2023/06/02 at 1:23 PM
Kosova Times Published June 2, 2023
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti tha se është shumë e rëndësishme që të bëhet e qartë se Kosova dëshiron demokratizim të Serbisë, por nuk mund të paguajë çmim si shtet e territor për këtë. Ai tha në seancë se rolin kryesor në organizimin e proteuseve në teren janë duke e kryer pjesëtarët e së ashtuquajturës “Mbrojtja Civile” dhe ish pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Kurti tha se në këto protesta me gjithë dashakeqësinë e tyre, i kanë shërbyer Kosovës të bëjnë identifikime të vlefshme.

“Milorad Jevtiq është njëri nga drejtuesit e këtij formacioni ilegal, shtëpia  e të cilit në Zveçan, është  shndërruar në bazë të qëndrimit të drejtuesve të kësaj strukture ilegale”, tha kryeministri kurti.

Ai tha se gjithashtu ka prezencë të madhe të përfaqësuesve politikë të Listës Serbe në atë shtëpi.

“Ata janë duke punuar në mobilizimin e strukturave atje, për prezencë sa më të madhe para objekteve komunale dhe duke orkestruar sulmet e ardhshme”, tha kreu i Qeverisë së Kosovës.

“Miçko Jevtiq, pjesëtar i formacionit ilegal të ashtuquajtur ‘Mbrojtja Civile’ në Zveçan. E bashkë me të, Rajko Jevtiq, ish këshilltar i Listës Serbe në Zveçan dhe ish drejtor në komunën e Zveçanit, babai i Miçko Jevtiq”, tha kryeministri Kurti në seancë.

“Danilo Josifoviq, i njohur me nofkën ‘Përki’, gjithashtu pjesëtar i formacionit ilegal të ashtuquajtur ‘Mbrojtja Civile’. Liljana Aksintijeviq, zëvendësuese e kryetarit të së ashtuquajtur Organ i Përkohshëm në Zveçan, ka urdhëruar të gjithë punëtorët e komunës ilegale të Zveçanit që në orën 6:30 të dalin para komunës”, paraqiti kryeministri Kurti të dhëna mbi organizatorët dhe urdhërdhënësit e protestës në veri.

Ai tha se personat që po shihen të maskuar në protestë, në video dhe fotografi, janë të udhëhequr nga ish kapiteni i Policisë së Kosovës, Aleksandar Filipoviq.

“Ky shtirej se është integruar në shtetin tonë”, tha ai, duke shtuar se “ky është personi kryesor që po i drejton ata”.

Kryeministri tha se ky person, me 29 maj të këtij viti, ka rrahur një qytetar serb në Leposaviq. “Pasi ai ishte duke xhiruar me telefon”.

Më tej kryeministri Kurti publikoi emrat e personave të maskuar në protestat në veri.

“Ata janë; Nikolla Axhiq, ka hedhur koktej molotovi në Zvecan dhe është pjesëtar i organizatës kriminale serbe, “severna brigada”, tha kryeministër, për të vazhduar me emrat e tjerë.

“Millan Zivkoviq, gjithashtu pjesëtar i së njëjtës organizatë. Danilo Krivokapiq, Jovica Llazoviq, Nikolla Radomiroviq, vëllezërit Stefan dhe Dejan Nedelkoviq”, tha kryeministri Kurti në seancën e Kuvendit.

Ai tha se kjo organizatë kriminale, në rrjetet sociale, ka postuar lajm që pjesëtarët e grupit mercenar rus, Wagner, kanë arritur në Kosovë.  Ai tha se i njohur për lidhjet e tij me këtë grup paramilitar rus është  edhe Damjan Knezeviq. “Ky e drejton organizatën djathtiste ‘ Narodna Patrole’”, tha kryeministri.

Ai tha se edhe ky person ka paralajmëruar ardhjen e një grupi prej 50 personash nga Serbia në Kosovë. “Damjan Knezeviq dhe organizata e tij, organizuan protestën e 18 dhjetorit të vitit të kaluar në afërsi të pikës kufitare në Jarinjë, me ç’rast u patën identifikuar një numër i konsiderueshëm personash me simbole ekstremiste ruso-serbe.

Kryeministri më tej publikoi emrat e personave të tjerë të përfshirë në sulmin e tyre ndaj KFOR-it e ku u lënduan 30 pjesëtarë të këtyre trupave.

Ai tha se është mirë që edhe vendorët edhe ndërkombëtarë ta dinë se ushtarët e NATO-s nuk janë sulmuar nga qytetarët serbë, por siç tha ai “nga milicia fashiste.

“Ata janë: Vladimir Radivojeviq, i cili ka njohje të drejtpërdrejtë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Danijel Djukiq, bashkë me një grup personash kanë hedhur shok bomba. Këta janë pjesë e grupit të Milan Radojçiqit të njohur për ndikim dhe veprimtari kriminale. Milos Djukiq, vëllai i Danijelit, dhe këta dy vëllezër kanë raporte shoqërore me djalin e presidentit të Serbisë, Vuçiq”, tha kryeministri Kurti.

Ai më tej vazhdoi: “Milan Jugoslav Tomiq, i lindur në Obiliq e me banim në komunën veriore të Mitrovicës, ka marrë pjesë në shpimin e gomave të automjeteve të Policisë së Kosovës”, tha kryeministri Kurti.

“Milan Joviq, pjesëtar i formacionit ilegal të ashtuquajtur ‘Mbrojtja Civile’ me 31 mars, bashkë me një grup ka shkuar për trajnim në Rashkë të Serbisë, për përdorimin e  armës. Të tjerët janë  Petar Miloseviq, Dejan Jevtiq,  Nikola Baldini, Milan Zivkoviq, Vuk Brankoviq, Luka Vlaskoviq, Bozidar Todoroviq dhe Radisa Denoviq”.

Ai tha se fotografia që mori vëmendjen e rrjeteve sociale ishte ajo e Danijel Simiq.

“Ky ka qenë edhe mbase tani është vozitës dhe truproje i nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiq. Danijel Smiq ka ushtruar sulmin mbi ushtarët e KFOR-it”.

Ai tha se përveç pjesëtarëve të grupit ekstremist “Severna Brigada’, prezent ka qenë edhe grupi i tifozëve “Delije” i klubit të futbollit “Crvena Zvezda”.

“Këta kanë qenë të përgatitur për sulm ndaj KFOR-it”. Kryeministri tha se ka dëshmi dhe evidencë të panumërt materiale për këtë gjë.

Ai  tha se pas eskalimit të situatës dhe lëndimit të dhjetëra ushtarëve të KFOR-it janë arrestuar Nebojsha Elezoviq. “Ky e ka shoqëruar Goran Rakiqin në Beograd me datën 23 mars 2022, për të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Serbisë”.

Kurti tha se i arrestuar tjetër është Rados Mitroviq dhe Zivojko Milentijeviq. Ai tha se me 31 maj në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas serbë. “Ivan Sekuliq dhe Sinisa Jevtiq. Ata kanë poseduar materiale të dyshimta përfshirë maska kamuflazhi, emblema me simbole nacionaliste, kartela të veteranëve të luftës, kartelë të Akademisë për Siguri të Serbisë, shufër metalike, disa thika, substanca narkotike, sprej të ndryshëm sfera metalike dhe një çekan”.

Kryeministri Kurti tha se në këtë rast kemi të bëjmë me milici fashiste. “E për këtë përballje, Policisë së Kosovë si duhet Qeveria e Kosovës të cilën e ka. E Qeverisë së Kosovës i duhet Kuvendi i Republikës, ju tregoni a e ka”, tha Kurti në seancën e Kuvendit.

“Policisë së Kosovës i nevojitet populli i Kosovës, të cilin e ka. Pra është në dorën tonë kjo fitore e radhës për sundim të ligjit dhe kushtetutshmërisë”.

You Might Also Like

Policia në Ferizaj arreston të dyshuarën që kërkohej për vjedhje të rëndë

Takimi i Osmanit, Kusari-Lila: Besoj se LVV do të ketë përgjigje pozitive

Limaj: Kuvendi është çështje politike

Peci: Presidentja duhet ta ftojë edhe partinë Guxo për konsultime

Bajrami: As LVV dhe koalicioni i tyre, as opozita e djeshme s’i ka numrat

Kosova Times June 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Gjithçka që duhet të dini për zgjedhjet kyç në Gjeorgji

Kosova Times Kosova Times October 24, 2024
Basketboll, sot zhvillohen dy super ndeshje
Kurti: Po lansohet programi që synon barazinë dhe nxitjen e punësimit
Zbardhet lista e Dardanëve për ndeshjet shkurtit
62-vjeçari qe vrau nënën një ditë më parë para hetuesve: Kam vrarë 2 mijë veta, por s’më beson njeri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?