By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky urdhëroi rishikimin e strehimoreve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zelensky urdhëroi rishikimin e strehimoreve
Rajon / Botë

Zelensky urdhëroi rishikimin e strehimoreve

Kosova Times
Last updated: 2023/06/02 at 7:58 PM
Kosova Times Published June 2, 2023
Share
SHARE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, urdhëroi që të rishikohen të gjitha strehimoret ndaj sulmeve ajrore, pas vdekjes së tre personave që mbetën të bllokuar në rrugë, gjatë një sulmi rus.

Një vajzë nëntë vjeçe, nëna e saj dhe një grua tjetër, vdiqën në Kiev, pasi gjatë sulmit u përpoqën të hynin në një strehimore, e cila ishte e mbyllur.

Ky rast shkaktoi reagim të opinionit dhe Zelenski premtoi një përgjigje të ashpër, e cila, siç raporton Reuters, ishte e orientuar drejt kryetarit të bashkisë, Vitaly Klitschko.

Zelensky tha se ka urdhëruar ministrin e Industrisë Strategjike dhe ministrin e Brendshëm të Ukrainës, që të bëjnë “rishikimin e plotë të strehimoreve”.

Një ditë më parë, ai tha se strehimoret “duhet të jenë të qasshme” dhe se kjo është përgjegjësi e autoriteteve lokale.

Në mbledhjen e këshillit lokal, Klitschko pranoi se mban një pjesë të përgjegjësisë, por tha se fajin e kanë të tjerët, veçanërisht aleatët e presidentit.

Ai tha se shpenzimet për strehimoret në disa nga lagjet e Kievit, shumica e të cilave drejtohen nga anëtarë të partisë Shërbëtori i Popullit, ishin “jashtëzakonisht të pakënaqshme”. Ai, gjithashtu theksoi se administrata ushtarake e qytetit drejtohet nga personi i emëruar nga presidenti.

Kryetari i bashkisë së Kievit bëri thirrje për “përgjegjësi të përbashkët dhe të drejtë” dhe tha se ai mund të lobojë për largimin e shefit të qarkut, pas rishikimit të shpenzimeve për mirëmbajtjen e strehimoreve.

Në sulmin e së enjtes në Kiev, tre persona u vranë dhe 11 u plagosën. Ky ishte sulmi i shtatëmbëdhjetë ajror rus në kryeqytetin e Ukrainës, në muajin maj.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times June 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tahiri thotë se programi legjislativ i kësaj qeverie më i dështuari

Kosova Times Kosova Times June 30, 2024
Daçiq: Serbia dhe Kroacia ‘të garojnë në ndërtimin e paqes’
Qytetarët serbë në Leposaviq thonë se po i përdorin euro dhe dinar
Mizore dhe e pazakontë: Një ushtar rus i tha nënës së tij se ishte torturuar nga policia ushtarake – Një muaj më vonë ai u gjet i varur.
Mali i Zi sekuestron drogë dhe arreston një shtetas shqiptar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?