By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 21 korrik
July 21, 2025
Ish-kryeministri britanik thotë se është i trishtuar që britanikët po humbasin interesin për Ukrainën
July 20, 2025
Koka të prera dhe të hedhura nga ballkoni: Masakra në Sirinë Jugore
July 20, 2025
Aksident mes tre automjeteve në Gllarevë, nëntë të lënduar
July 20, 2025
VLEN: Korridori Shkup–Bllacë në fazën përfundimtare, BDI ankohet për vonesa
July 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: NYT: Protestat më të mëdha në rrugë në Serbi që nga përmbysja e Millosheviqit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > NYT: Protestat më të mëdha në rrugë në Serbi që nga përmbysja e Millosheviqit
Rajon / Botë

NYT: Protestat më të mëdha në rrugë në Serbi që nga përmbysja e Millosheviqit

Kosova Times
Last updated: 2023/06/04 at 10:16 AM
Kosova Times Published June 4, 2023
Share
SHARE

Protestat në Serbi për të shtënat masive të muajit të kaluar u kthyen në demonstratat më të mëdha në rrugë në Beograd të shtunën që kur demonstruesit rrëzuan Slobodan Millosheviçin nga posti i presidentit serb në vitin 2000, raporton New York Times.

Protestat “Serbia kundër dhunës”, të cilat zhvillohen një herë në javë, kanë marrë vrull që nga fillimi i majit, kur 18 persona u vranë në dy masakra – njëra në një shkollë në Beograd dhe tjetra në fshatrat përreth. Këto vrasje shkaktuan një valë rebelimi civil, të cilin kritikët e liderit të vendit, Aleksandar Vuçiq, e quajtën protestë kundër “kulturës së dhunës” të promovuar nga qeveria dhe mediat besnike, sipas gazetës, përcjell N1 .

Protesta e së shtunës, e pesta dhe më e madhja deri më tani, rriti presionin ndaj Vuçiqit për të përmbushur të paktën disa nga kërkesat e protestuesve, thekson New York Times.

“Këto kërkesa përfshijnë shkarkimin e zyrtarëve të lartë dhe heqjen e licencave të transmetimit nga stacionet televizive pro-qeveritare që janë me reputacion të keq për transmetimin e reality show të dhunshëm dhe injorimin e politikanëve të opozitës”, tha gazeta në një analizë.

“Mjaft është mjaft”, u tha protestuesve Zoran Kesiç, satirist dhe prezantues televiziv. “Ka mjaft dhunë, mjaft urrejtje dhe frikësim, mjaft poshtërim,” tha ai.

Protestat u shndërruan në një revoltë paqësore më të gjerë, ndonëse deri më tani, kundër sundimit gjithnjë e më autoritar të Vuçiqit, i cili, shpjegon New York Times, fillimisht ishte kryeministër dhe më pas president, dhe ka qenë në pushtet për gati një dekadë.

Vuçiq e filloi karrierën e tij politike si një nacionalist radikal gjatë luftërave ballkanike të viteve 1990, por në vitet e fundit është përpjekur të paraqitet si një udhëheqës pro-evropian që dëshiron që Serbia të ringjallë përpjekjet e saj të ngecura për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian. “Ai kundërshtoi vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë për shkak të luftës së saj në Ukrainë, por Serbia votoi në Kombet e Bashkuara për të dënuar Moskën”, kujton gazeta.

Vuçiç, i cili fitoi zgjedhjet e vitit të kaluar, është i vendosur të qëndrojë aty ku është, duke i cilësuar protestat si një “marifet politik” nga kundërshtarët e tij.

Vuçiq tashmë është përballur dhe i ka mbijetuar protestave të mëdha në rrugë në të kaluarën, por jo aq të mëdha sa ajo e së shtunës, shkruan New York Times.

Protestat e mëparshme, të udhëhequra nga partitë opozitare dhe të ndërprera nga dhuna e provokuar nga mbështetësit e qeverisë, kanë dështuar të gjitha, sipas gazetës amerikane.

You Might Also Like

Ish-kryeministri britanik thotë se është i trishtuar që britanikët po humbasin interesin për Ukrainën

Koka të prera dhe të hedhura nga ballkoni: Masakra në Sirinë Jugore

Si po e zëvendëson gradualisht Rusia popullsinë ukrainase në territoret e pushtuara

Zelensky vendosi sanksione personale kundër Yulia Latynina

Ushtria izraelite hyn në Rripin e Gazës për herë të parë, ku u strehuan 350,000 palestinezë

Kosova Times June 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nagavci: Kontratat kolektive nuk mund të diskutohen në kohë fushate

Kosova Times Kosova Times December 4, 2024
4 sallatat më të mira
Kurti dhe ambasadori Hargreaves diskutojnë bashkëpunimin dhe mbështetjen Britanike për Kosovën
Zgjerohet bashkëpunimi i FSK-së me SHBA-në
Politologu kroat: Dodiku po ecë në ritmin e shefit të tij Putin, duke tentuar të hap konflikte në Ballkan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?