By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Supë kremoze me kungull me një shije të parezistueshme
November 2, 2025
Një modele në një edicion të pazakontë, “akullorja shkrihet” mbi të: Dallimi yt është forca juaj
November 2, 2025
Ish-kreu i një burse kriptomonedhash gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Turqi
November 2, 2025
Sulm në Angli, nëntë persona luftojnë për jetën. “Të plagosurit po iknin përmes trenit”
November 2, 2025
1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Pa ne, veriu i Kosovës do ishte vatër lufte”, komandanti i KFOR i ashpër me Kurtin: Nuk dëgjoi ndërkombëtarët dhe nuk u konsultua me ne
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > “Pa ne, veriu i Kosovës do ishte vatër lufte”, komandanti i KFOR i ashpër me Kurtin: Nuk dëgjoi ndërkombëtarët dhe nuk u konsultua me ne
Lajme

“Pa ne, veriu i Kosovës do ishte vatër lufte”, komandanti i KFOR i ashpër me Kurtin: Nuk dëgjoi ndërkombëtarët dhe nuk u konsultua me ne

Kosova Times
Last updated: 2023/06/04 at 3:08 PM
Kosova Times Published June 4, 2023
Share
SHARE

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka folur sërish për situatën në veri të Kosovës, ku tha se kryeministri Albin Kurti ka vepruar në mënyrë të njëanshme me vendosjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në tri komunat në veri.

Në një intervistë për median italiane “Corriere Della Sera”, ai u shpreh se vendimi i Kurtit nuk ishte në përputhje me këshillat e ndërkombëtarëve, ndërsa shtoi se autoritetet e Kosovës përdorën forcën pa u konsultuan me KFOR, çka bëri të nevojshme një ndërhyrje nga trupat e misionit të NATO-s, për të shmangur një tragjedi të mundshme.

“Vendimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për të vendosur kryetarë komunash me përkatësi etnike shqiptare të panjohur nga shumica serbe, pa marrë parasysh këshillat e komunitetit ndërkombëtar. Veprimi i dytë i njëanshëm i qeverisë ishte përdorimi i forcës pa u konsultuar me ne, duke bërë kështu të nevojshme ndërhyrjen tonë për të shmangur një tragjedi”, tha ai.

Ristuccia më tej shtoi se veriu i Kosovës pa praninë e misionitë të NATO-s, do të ishte “një tjetër vatër lufte”.

 

“Situata me të cilën po përballemi është rezultat i një sërë krizash të grumbulluara me kalimin e kohës. Le ta quajmë një destabilitet të kontrolluar, i cili megjithatë po bëhet gjithnjë e më i paqëndrueshëm në terren, për shkak të brishtësisë së marrëdhënieve mes dy grupeve etnike dhe kushdo që i përfaqëson ato”, u shpreh ai.

 

Komandanti i KFOR-it duke folur për gazetën italiane, theksoi se për situatën e krijuar të dyja palët janë përgjegjëse.

“Të dyja palët nuk janë në gjendje të përfitojnë nga objektivat e arritura ndër vite, me përpjekje të mëdha nga diplomacia ndërkombëtare. Ky mjedis është i ngopur me retorikë absolutisht joproduktive dhe të rrezikshme, krejtësisht jofunksionale ndaj objektivave të paqes që bashkësia ndërkombëtare dëshiron të arrijë në Kosovë “, u shpreh ai.

Mbi mundësinë e një përshkallëzimi të mundhsëm të situatës, komandanti i KFOR u shpreh se ndërhyrja e trupave të NATO-s krijoi një efekt afatshkurtër.

“Përmes veprimeve diplomatike, Serbia dhe Kosova kanë filluar sërish të bisedojnë me njëra-tjetrën. Shpresojmë që kjo periudhë kohore të përdoret për të nisur negociatat reale”, tha ai

You Might Also Like

Arrestohet polici i Serbisë, i konfiskohet municion dhe afër 10 mijë euro

Basha e Kurti vlerësojnë lartë sakrificën e heronjve Zhitia dhe Fazliu

Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë gjoba në trafik

Mot sot me diell sot

Moti në Shqipëri i kthjellët temperatura deri 25° Celsius

Kosova Times June 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bajrami: Nuk ka luftë kundër korrupsionit

Kosova Times Kosova Times January 30, 2024
Putin tha se ai e njihte Prigozhin që nga fillimi i viteve 1990. Sipas një versioni, ata u takuan përmes linjës së kazinosë
Ali Ahmeti me thirrje për Qeverinë e Kosovës: Të mos heshtë për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Prishtina ka një njoftim për të gjitha ata që kanë blerë biletat
Sulme brutale në të gjithë Ukrainën, të paktën 13 të vdekur, dhjetëra të plagosur. Moska nën sulm
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?