By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 qershor
June 28, 2025
Ukraina dhe Aleatët Nisin Prodhimin e Përbashkët të Armëve sipas Formatit Ramstein
June 27, 2025
Ukrainasit rrëzuam katër bombardues rusë Su-34
June 27, 2025
Orbán mund të humbasë të drejtën e votës në BE – Ohryzko
June 27, 2025
Dy vende afrikane bien dakord për paqe me ndërmjetësimin e SHBA-së
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Azemi: Auditori gjen një mal shkeljesh nga komuna e Ferizajt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Azemi: Auditori gjen një mal shkeljesh nga komuna e Ferizajt
Lajme

Azemi: Auditori gjen një mal shkeljesh nga komuna e Ferizajt

Kosova Times
Last updated: 2023/06/05 at 1:04 PM
Kosova Times Published June 5, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Degës së LDK-së në Ferizaj, përmes një konference për media, ka bërë të ditura shkeljet e evidentuara nga Raporti i Auditimit për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Ferizajt për vitin 2022, i publikuar gjatë muajit maj. 

Edhe këtë vit numri i shkeljeve është shqetësues dhe për më keq, një numër i madh i këtyre shkeljeve janë të përsëritura, çfarë dokumentojnë paaftësi të qeverisjes lokale, e madje edhe tendencë të qartë që të ndërmerren veprime të kundërligjshme në shërbim të interesave klanore.

Nga një mal shkeljesh të përmbledhura në raportin e sivjetshëm të Auditorit, kryetari Azemi nënvizoi prezantimin jo të saktë të llogarive të arkëtueshme në Pasqyrat Vjetore Financiare (PVF), klasifikimin joadekuat të shpenzimeve, mosregjistrimin e pasurive në PVF, pagesa për punë të papërfunduara dhe kontraktim të operatorëve ekonomikë pa përmbushur kriteret.

Veç tyre, Komuna e Ferizajt po ashtu cilësohet si e dobët në procesin e vlerësimit dhe përzgjedhjes së përfituesve të subvencioneve, duke ngritur dyshime lidhur me shpërndarjen e tyre. Ndërkohë që po në këtë raport jepen vërejtje për zyrtarë të evidentuar që s’janë në listën e pagave dhe kontrata të prokurimit që tejkalojnë limitin ligjor. Po ashtu, Thesari sipas vendimeve gjyqësore/përmbarimore del të ketë ekzekutuar nga buxheti i komunës mbi 5 milion euro, ku afër 600,000 euro kanë shkuar për procedura përmbarimore dhe interes.

“Këto janë vetëm disa nga gjetjet e Auditorit që pasqyrojnë menaxhim të dobët të Komunës nga pushteti aktual. Përveç kësaj, këto veprime i hapin mundësi keqpërdorimeve të ndryshme në dobi të interesave klienteliste, por që gjithsesi në dëm të qytetarit të Ferizajt”, u shpreh Visar Azemi gatë kësaj konference.

Tutje ai rikujtoi edhe rekomandimet që Auditori ka dhënë pas auditimit të Pasqyrave Financiare Vjetore të vitit 2021, nga ku rezulton se prej 23 rekomandimeve, janë zbatuar vetëm 8, pra as gjysma. 15 rekomandime nuk janë zbatuar fare.

Me këtë rast, Kryetari Azemi iu ka bërë thirrje kryetarit të Ferizajt dhe gjithë qeverisjes lokale që të sqarohen për shkeljet e gjetura nga Auditori, e në veçanti për ato që përsëriten nga viti në vit. Njëkohësisht pushteti aktual u ftua që të jetë i përgjegjshëm në rekomandimet e bëra sivjet dhe të mos vazhdohet me veprime që keqpërdorin buxhetin e qytetarit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ambasada gjermane vlerëson qëndrimin parimor të Kosovës ndaj Ukrainës

Të shtëna me armë në `Bregun e Diellit` në Prishtinë

Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt luftës

Zvicra, përkrahëse e Kosovës dhe partnere në zhvillimin ekonomik

Zyrtarë policorë shpëtojnë jetën e një personi

Kosova Times June 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia jep detaje për gruan nga Vitia që u arrestua dje

Kosova Times Kosova Times June 1, 2024
Flaka Loxha e bronztë në Zagreb
Osmani e falënderon Fondacioni Pan-Evropian për çmimin e dhënë
Bashkimi Evropian dhe Qeveria e avancojnë Kosovën në rrugën e integrimit në BE përmes arsimit
Greta Koçi publikon këngën e re “Ça m’bone”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?